By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studentët protestuan për bojkotimin e produkteve serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Studentët protestuan për bojkotimin e produkteve serbe
Ballina 1Lajme

Studentët protestuan për bojkotimin e produkteve serbe

Kosova Times
Last updated: 2022/12/29 at 6:25 PM
Kosova Times Published December 29, 2022
Share
SHARE

Dhjetëra studentë të Fakultetit të Edukimit u mblodhën sot pranë objektit të këtij fakulteti dh përmes një marshi paqësor apeluan për bojkotimin e produkteve serbe.

Këto thirrje ata i përçonin edhe përmes pankartave të ndryshme.

Yllëza Murtezi, studente e Fakultetit të Edukimit tha se qëllimi i këtij marshi është vetëdijesimi i popullit për bojkotimin e produkteve serbe duke pasur parasysh atë që ka kaluar Kosova.

“Qëllimi ynë është që të ngrisim vetëdijen e popullit tonë që të bojkotojmë produktet e Serbisë që vrau e masakroi 1432 fëmijë shqiptarë. Blerja e produkteve serbe çon në fuqizimin e një shteti që përpos që kërcënon me luftë  po mundohet që edhe simbolet te trashëgimitë tona të na i marrë e t’i përvetësojë për vete”, tha ajo.

Një thirrje të ngjashme pati edhe studentja Laurita Terpeza e cila tha se : “Ne deri tani kemi ushqyer armikun tonë me duart tona. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve anembanë botës që të bojkotojnë produktet serbe”.

Këtij marshi kishte vendosur t’i bashkëngjitej edhe Sylejman Neziri, pronar i qendrën tregtare “Plus Center” që nuk mban produkte serbe.

“Vetëm popullata nëse bën bojkot atëherë ne do të ecim përpara shumë”, u shpreh Neziri.

Ky marsh vazhdoi edhe përgjatë sheshit ku më pas protestuesit u ndalën edhe para Teatrit Kombëtar.

“Mundin e djersës tënde lëre në Kosovë, ndihmoje Kosovën të bëhet ashtu siç i ka hije. Lufto në mënyrën tënde! Bojkoto produktet serbe, mos ua financo ushtrinë!”, apeloi studentja Alketa Rrahimi.

Përpos studentëve, pjesë e këtij marshi ishte edhe profesori universitar Nusret Pllana i cili tha se është solidarizuar me këtë aktivitet të organizuar nga këta studentë.

“Jam solidarizuar me kërkesën e këtyre studenteve dhe do të solidarizohem çdo herë kur të shoh që kërkesat e tyre janë thellësisht paqësore dhe të drejta. Ky manifestim e ka një porosi tyre vetme, mos harresa e kujtesës historike”, përfundoi Pllana. /kallxo/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times December 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Miliarderët rusë po përpiqen masivisht të heqin qafe avionët e biznesit për shkak të kërcënimit të konfiskimit në BE

Kosova Times Kosova Times December 21, 2022
Lajçak njofton për bisedime në ShBA lidhur me situatën në Kosovë
SHBA mund të tërheqë plotësisht trupat nga Siria
“S’na ka mbetur gjë në Rusi”: Familja ruse kërcënohet me dëbim nga Serbia
Krasniqi për Thaçin: Të presim së shpejti në liri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?