By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE
May 16, 2025
Arrestohen dy persona, konfiskohen armë
May 16, 2025
Abdixhiku: Evropa sot në Tiranë, Kosova pa ndjenjën e urgjencës për kohën
May 16, 2025
Von der Leyen: Do të rrisim trysninë ndaj Rusisë, pako sanksionesh
May 16, 2025
Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier thotë se ShBA-ja pret që Kosova të themelojë Asociacionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier thotë se ShBA-ja pret që Kosova të themelojë Asociacionin
Ballina 1Lajme

Hovenier thotë se ShBA-ja pret që Kosova të themelojë Asociacionin

Kosova Times
Last updated: 2022/12/30 at 6:55 PM
Kosova Times Published December 30, 2022
Share
SHARE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një takim me gazetar në prag të Vitit të Ri ka biseduar për zhvillimet politike që e kanë përcjellë Kosovën përgjatë këtij viti dhe për pritjet e Washingtonit për vitin 2023.

Hovenier e ka thënë shumë prerë se ShBA-ja pret që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, jo në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës por në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Gjithashtu ka theksuar se ShBA-ja nuk përkrah një Asociacion që do të defunksionalizonte shtetin e Kosovës. Hovenier gjithashtu ka folur edhe për veriun e Republikës së Kosovës duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Kosovën në vitin 2008 me kufijtë ekzistues dhe për Shtëpinë e Bardhë veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe se Amerika e trajton ashtu.

Pyetja: Vuçiq tha dje se ai ka marrë garanci nga BE dhe ShBA. A mund të na thoni se çfarë janë këto garanci?

Hovenier: Zotimi apo garancion i vetëm që ne e kemi bërë janë publikisht të njohura. Po supozoj se Presidenti Vuçiq i është referuar direkt deklaratës së ShBA-së dhe BE-së të 28 dhjetorit, e cila fliste për eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe për perspektivën tonë për situatën. Një thirrje që ne e bëmë për të gjithë që të përmbahen maksimalisht dhe të de-eskalohet situata, e cila përsërit disa nga mirëkuptimet që kemi pasur me lidershipin e Kosovës për çështje të komunitetit serb në Kosovë dhe gjithashtu edhe thirrjen tonë për Kosovën dhe Serbinë që të  rikthehen në sigurimin e ambientit drejt pajtimit dhe bashkëpunimit e stabilitetit rajonal. Edhe ju jeni po aq të njohur sa unë me çfarëdo zotimi që ne e kemi bërë për cilëndo palë.

Pyetje: A besoni se kjo do të përshpejtojë procesin e bisedimeve pas vitit të ri?

Hovenier: Unë sinqerisht besoj në këtë dhe ky është qëllimi ynë dhe i BE-së. Askush nga ne nuk ka shpresuar të shoh një numër të çështjeve emergjente që kanë ndodhur, që sipas perspektivës tonë e kanë penguar pak rrugën për gjëra me rëndësi. Ne jemi të përkushtuar të punojmë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim marrëdhëniesh që ka në qendër njohjen e ndërsjellë. Ne besojmë që mënyra më e mirë përpara është që me urgjencë të diskutohet për propozimin e BE-së, që përkrahet nga Franca dhe Gjermania, që ShBA e përkrahë plotësisht. Ky kontribuon drejt në arritjen e një marrëveshje në disa çështje me rëndësi ndërmjet dy shteteve. Por, ato për çka Miroslav Lajçak së fundmi ka folur në një intervistë është se janë disa kriza së fundmi që e kanë bërë të vështirë që të fokusohemi në këtë qëllim më të gjerë strategjik por ne shpresojmë shumë se në vitin e ri do të ketë vazhdim të këtyre bisedimeve dhe do të punojmë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Pyetje: Kemi dëgjuar së fundmi shumë zhgënjim nga ShBA-ja drejtuar institucioneve të Kosovës, kryesisht mënyra si është menaxhuar situata në veri. A ka dëmtuar në ndonjë formë kjo raportet Kosovë – ShBA dhe si ishte të negocionit me Kurtin që të tërhiqet nga vendimi për targat? Në këtë aspekt, mund të jeni në dijeni se ai ka thënë që keni pasur ju më shumë informacione se ai prandaj ka vendosur kështu, a pajtoheni me ketë?

Hovenier: Kishte deklarata specifike nga zyrtarë amerikanë jo në javët e fundit por më herët që shprehnin shqetësim për pozicionet e Qeverisë së Kosovës. Ne ndajmë objektivat e njëjta strategjike, ne duam ta shohim Kosovën në Bashkimin Evropian dhe organizatat euro-atlantike, duam të shohim progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Në disa raste, nuk jemi pajtuar, jo në objektivat strategjike por në taktikat që të mbërrijmë atje dhe mendoj se çështja e targave ishte një shembull i qartë i kësaj. Ne e kemi pranuar të drejtën e Kosovës që njerëzit që jetojnë në Kosovë, do të kenë tabela të Kosovës. Por, nuk u pajtuam në mënyrën dhe kohën për ta zbatuar këtë dhe kjo rezultoi në shprehjen e një zhgënjimi sepse e gjetëm veten në një situatë, ku gjërat sipas perspektivës të Qeverisë amerikane dhe partnerëve tanë, që nuk do të duhej të bëheshin pika ndezëse u bën potencialisht të tilla. A i ka dëmtuar kjo raportet tona? Nuk besoj kështu, as institucionalisht e as privatisht. Unë kam raporte bashkëpunuese dhe besoj të respektit të ndërsjellë si me kryeministrin Albin Kurti ashtu edhe me Presidenten Osmani. ShBA-ja është përkrahëse e objektiva të afatgjate të Kosovës siç ka qenë gjithmonë. Ne me siguri ende do të kemi disa dallime në mënyrat taktike se si t’i arrijmë rezultatet e njëjta. Më duhet të nënvizoj se prioriteti ynë dhe besoj edhe i Qeverisë së Kosovës është që të punojmë në një ambient ku nuk kemi kriza ose pika ndezëse që krijojnë një situatë ku ajo bëhet agjenda në vend të agjendës me rëndësi dhe strategjike për normalizim të raporteve me Serbinë dhe ne do të punojmë fuqishëm që të shtyjmë këtë përpara herët në vitin e ri.

You Might Also Like

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE

Arrestohen dy persona, konfiskohen armë

Abdixhiku: Evropa sot në Tiranë, Kosova pa ndjenjën e urgjencës për kohën

Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar

Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin

Kosova Times December 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përmbyllen aktivitetet e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Kosova Times Kosova Times October 28, 2022
KQZ anëtarësohet në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone (RECEF)
Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në trafikim të narkotikëve
FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit
Ambasadorja e SHBA në RMV: Në listën e zezë amerikane, më shumë se një shtetas maqedonas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?