By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
December 12, 2025
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenca çeke e BE-së përmbyllet me përparim në procesin e zgjerimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Presidenca çeke e BE-së përmbyllet me përparim në procesin e zgjerimit
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenca çeke e BE-së përmbyllet me përparim në procesin e zgjerimit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/31 at 6:09 PM
Kosova Times Published December 31, 2022
Share
SHARE

Me përfundimin e vitit 2022 përfundon formalisht edhe kryesimi i radhës i Bashkimit Evropian nga Republika Çeke.

Ky shtet, për gjashtë muaj, kryesoi bllokun 27-anëtarësh për herë të dytë prej se u bë vend anëtar i tij më 1 maj të vitit 2004.

Për Çekinë, si prioritete u imponuan temat që kishin të bënin me agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e këtij pushtimi.

Çekia, me sukses, koordinoi punën në miratimin e disa pakove të sanksioneve kundër Rusisë, por edhe në miratimin e vendimeve të përbashkëta të BE-së për kufizimin e çmimeve të naftës dhe të gazit. Çmimet e këtyre produkteve u rritën ndjeshëm, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Ato që u cilësuan si suksese në kryesimin gjashtëmujor të Çekisë, ishin edhe disa vendime që shënuan kthesë në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe në raportet e BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Pak ditë para se Çekia ta merrte kryesimin e bllokut nga Franca, në fund të qershorit, ndodhi një kthesë e madhe, kur dy vende të fqinjësisë lindore evropiane, Ukraina dhe Moldavia, me një procedurë të përshpejtuar, morën statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa Gjeorgjisë iu premtua dhënia e të njëjtit status pasi t’i përmbushte disa kushte.

Presidenca çeke, nga fillimi, e bëri prioritet procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe raportin e saj me Ballkanin Perëndimor.

Si synime të saj veçoi nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ndarjen e statusit të vendit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën.

Në të gjitha këto çështje, Çekia mbeti këmbëngulëse deri në fund dhe arriti suksese.

Pikërisht, gjatë kryesimit të saj, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat e anëtarësimit në BE.

Arritja e konsensusit në BE për këto negociata nuk ishte e lehtë, pasi Bullgaria mbante të bllokuar dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut, për shkak të disa mosmarrëveshjeve dypalëshe në lidhje me gjuhën dhe historinë. Për pasojë, e bllokuar mbetej edhe Shqipëria, pasi të dyja vendet shkonin në paketë.

Çekia arriti sukses edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën – një çështje që në Këshillin e BE-së nuk ishte hapur as formalisht për më shumë se katër vjet, edhe pse dy institucionet tjera të BE-së – Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian – kishin shprehur mbështetje të parezervë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, ishin disa vende anëtare, si Franca, që ishin më hezituese.

Përpjekjet e Presidencës çeke u kurorëzuan së pari me pajtimin e vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky pajtim u shndërrua në një kompromis, sipas të cilit, liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi së bashku me funksionalizimin e sistemit evropian të udhëtimit, ETIAS.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi – që kërkon nga qytetarët e huaj që udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre – është shtyrë disa herë. Pritjet tani janë që të funksionalizohet në nëntor të vitit 2023, por edhe nëse shtyhet më, liberalizimi i vizave për Kosovën, sipas vendimit të BE-së, nuk do të shtyhet përtej datës 1 janar të vitit 2024.

Pasi për këtë ranë dakord të gjitha vendet anëtare në Këshill, nisën negociatat me Parlamentin Evropian, për të formalizuar vendimin, në përputhje me procedurat e BE-së. Tash, ka mbetur që në fillim të vitit të kryhen edhe disa hapa formalë që vendimi të jetë i përmbyllur.

Më 15 dhjetor, dy javë para se Çekia të përfundonte kryesimin e bllokut, edhe Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE. Ky hap u konkretizua falë gatishmërisë së Qeverisë së Çekisë që të pranojë aplikimin formal të Kosovës në një ceremoni në Pragë.

Në të njëjtën ditë, kur Kosova dorëzoi kërkesën për anëtarësim në BE, Bosnje e Hercegovina mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Çekia u angazhua shumë për të krijuar konsensusin në BE për t’ia dhënë Bosnjës këtë status. Ndonëse një gjë të tillë, me disa kushte, e kishte rekomanduar më herët Komisioni Evropian, mbështetja e nevojshme e të gjitha vendeve anëtare mungonte. Çekia e konsideron edhe këtë si sukses të vetin.

Gjatë kryesimit të Çekisë me BE-në, në muajin dhjetor në Tiranë u zhvillua edhe samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas disa diplomatëve, falë angazhimit të Çekisë, viti 2022 u përmbyll si njëri ndër vitet më të suksesshme sa u përket vendimeve konkrete të BE-së në procesin e zgjerimit dhe raporteve të saj me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryesimin gjashtëmujor të BE-së nga 1 janari e merr Suedia.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

Kosova Times December 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Drita kampione e Kosovës, Ferizaj fundos Suharekën

Kosova Times Kosova Times May 4, 2025
Osmani në kuadër të samitit në Tiranë do të zhvillojë takime bilaterale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos lejojë Nadezhdin të marrë pjesë në zgjedhje
Pjaniç për Dybala-n: Një nga lojtarët më të fortë me të cilin kam luajtur
Kurti niset për në Slloveni për Forumin Strategjik të Bledit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?