Benoit Badiashile do të jetë lojtari më i ri i Chelseat.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili është shprehur se tashmë është arritur marrëveshje, ku Monaco do të përfitojë rreth 38 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
Mbrojtësi francez do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të hënën, teksa do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029.
Ai pritet të jetë transferimi i tretë i Chelseat, për afatin kalimtar të dimrit.