Në shumicën e rajoneve të Ukrainës, një alarm për sulm ajror u shpall të shtunën. Ushtria ruse filloi një tjetër sulm masiv me raketa në vend – raketat u gjuajtën nga anijet dhe bombarduesit. Ky është sulmi i dytë masiv me raketa në tre ditët e fundit.Në Kiev raportohet se ka pasur rreth 10 shpërthime. Sipas kryebashkiakut të qytetit, Vitali Klitschko, objekte në tre lagje të qytetit janë goditur. Në lagjen Solomensky, fragmente të një rakete goditën një ndërtesë banimi. Një person ka vdekur .