By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zero njohje të reja të shtetit të Kosovës gjatë vitit 2022
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zero njohje të reja të shtetit të Kosovës gjatë vitit 2022
Lajme

Zero njohje të reja të shtetit të Kosovës gjatë vitit 2022

Kosova Times
Last updated: 2023/01/02 at 9:17 AM
Kosova Times Published January 2, 2023
Share
SHARE

Që nga 4 shtatori i vitit 2020, kur në Shtëpinë e Bardhë u sigurua njohja nga Izraeli, vazhdon të mbetet 117 numri i shteteve që pranojnë Kosovën shtet. Nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë folur për mungesën e njohjeve. E, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë vlerësojnë se për njohje të reja duhet më shumë punë dhe një strategji  e mirëfilltë.

Zero njohje të reja të pavarësisë së Kosovës është rezultati i punës që mund të ketë bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera shtetërore, gjatë vitit 2022. Radio Kosova ka pyetur  MPJ-në se cilat janë arsyet e mungesë së njohjeve dhe nëse kanë ndonjë strategji për sigurimin e njohjeve të reja, gjatë vitit 2023. Përkundër insistimit dhe pritjes më shumë se një javore, përgjigjet nga kjo ministri kanë munguar.

Duke komentuar faktin e mungesës së njohjeve të reja, profesori i diplomacisë dhe negocimit ndërkombëtar, Valon Murtezaj, thotë se institucionet duhet të punojnë më shumë e të kenë strategji të mirëfillta.

“Nuk kemi vërejtur që diplomacia aktuale e Kosovës ka pasur ndonjë strategji të qartë për të rritur numrin e njohjeve. Për Kosovën është shumë e rëndësishme njohja nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, thotë Murtezaj për Radio Kosovën. “Për këtë duhet një strategji e veçantë dhe një komunikimi i përditshëm dhe i mençur me të gjitha këto shtete dhe vende të tjera, që te këto mund të kenë ndikim që të njëjtat ta njohin pavarësinë e shteti tonë”, thotë Murtezaj.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, po ashtu thotë se sigurimi i njohjeve është mjaft sfidues. Një përqindje e mos-suksesit në procesin e njohjeve i përket qeverisë, thotë tuje ai, tek sa jep arsyet kryesore të mungesës së njohjeve.

“Në shërbimin e jashtëm kemi mungesë të kapaciteteve dhe mungesë të veprimeve, e si rezultat kemi këtë ngecje. Edhe pse unë dua të besoj se problematika më e madhe sa i përket njohjeve, ndërlidhet me çështjen e mungesës së progresit në dialogun Kosovë-Serbi”, thotë Hoti për Radio Kosovën.

Kjo ka bërë që shtet të caktuara të çimentojnë pozicionet e tyre dhe të presin epilogun e bisedimeve, në mënyrë që më pastaj të marrin vendimet përkatëse”, thotë ai.

Profesorët Hoti e Murtezaj vlerësojnë se çështja e njohjeve duhet të jetë prioriteti numër një i MPJD-së.

Izraeli është shteti i fundit që ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet ishte siguruar nga ish kryeministri Avdullah Hoti dhe ish presidenti i ShBA-së Donald Trampi, në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020, në prani edhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Tri shtetet e tjera që para Izraelit kishin pranuar mëvetësinë e Kosovës janë: Madagaskari, Barbadosi dhe Bangladeshi.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times January 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rreth 20 mijë maturantë në Kosovë do testohen më 21 qershor

Kosova Times Kosova Times May 24, 2025
Eurodeputetët: “BE-ja të veprojë menjëherë, të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve serbë…!
Në samitin e BRICS, Putini drejtohet me nje vido mesazh – me një zë të ndryshuar!
Katër persona të arrestuar në Moskë gjatë një përkujtimi për Ukrainën
Bahri Gjinovci rizgjidhet kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?