By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 qershor
June 25, 2025
Mesazhi i qartë i Trump për Netanyahun: Mos prisni lëvizje të reja ushtarake amerikane
June 24, 2025
Trump mbërrin në samitin e NATO-s
June 24, 2025
Pekini shfaq dronin me madhësinë e një mushkonje, i aftë për zbulim dhe operacione beteje
June 24, 2025
Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 13-vjeçari, kampion bote në vallëzimin modern
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > 13-vjeçari, kampion bote në vallëzimin modern
Ballina 2Rajon / Botë

13-vjeçari, kampion bote në vallëzimin modern

Kosova Times
Last updated: 2023/01/03 at 4:39 PM
Kosova Times Published January 3, 2023
Share
SHARE

“Kur vallëzoj ndihem i lirë, jam vetvetja”, kështu e nis rrëfimin për Radion Evropa e Lirë, kampioni i botës në vallëzimin modern, 13-vjeçari Andi Ismaili nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut.

Andi Ismaili duke vallëzuar gjatë pritjes së organizuar nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Andi Ismaili duke vallëzuar gjatë pritjes së organizuar nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Titullin e më të mirit në vallëzimin modern, Andi e fitoi në kampionatin botëror në Podçetrtek të Sllovenisë, që u mbajt në nëntor-dhjetor të vitit 2022, me pjesëmarrjen e garuesve nga 32 shtete të botës.

Ky nuk është titulli i parë për Andin. Ai u shpall kampion bote edhe në vitin 2021, në kampionatin që u mbajt në Poloni, ndërsa me vendin e parë u kurorëzua edhe në garat evropiane.

“Ky ishte çmimi im i katërt. Në vitin 2019 mora vendin e parë [në Poloni) sikur edhe në vitin 2021. Në vitin 2022 u shpalla kampion në dy kategoritë, [në vallëzimin xhaz dhe modern] ”, thotë Andi.

Andi Ismaili gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesve të Konkursit Botëror të vallëzimit në Podcetertek, Slloveni.
Andi Ismaili gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesve të Konkursit Botëror të vallëzimit në Podcetertek, Slloveni.
Ky nuk është titulli i parë për Andin. Ai u shpall kampion bote edhe në vitin 2021, në kampionatin që u mbajt në Poloni, ndërsa me vendin e parë u kurorëzua edhe në garat evropiane.

“Ky ishte çmimi im i katërt. Në vitin 2019 mora vendin e parë [në Poloni) sikur edhe në vitin 2021. Në vitin 2022 u shpalla kampion në dy kategoritë, [në vallëzimin xhaz dhe modern]”, thotë Andi.

Andi është nxënës në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar, ndërsa me vallëzim filloi të merret nga mosha 8-vjeçare, i inspiruar nga valltarë të tjerë, të cilët siç thotë, i ndiqte me ëndje nëpër rrjetet sociale dhe kanalin YouTube, ndërsa më pas filloi të vizitonte edhe një shkollë baleti në qytetin e tij të lindjes.

“Unë fillimisht kam parë disa valltarë në YouTube, të cilët më inspiruan shumë në rrugën e mëtejmë. Gruaja e dajës tim i dërgonte vajzat e saj në një studio baleti këtu ku jetoj dhe unë shkoja herë pas here t’i vizitoja. Një ditë mësuesja e baletit më ftoi të vallëzoja dhe u impresionua shumë nga talenti im dhe kështu unë vazhdova i bindur se do t’ia arrija”, thotë Andi.

Suksesin për të arriturat Andi ia dedikon familjes së tij, e cila i ka dhënë mbështetje të madhe ndërsa babai i tij, Fatoni, e shoqëron në të gjitha garat ndërkombëtare. Një ndihmë të madhe thotë se merr edhe nga disa biznese, pa ndihmën e të cilave do ta kishte të vështirë të realizonte “ëndrrën e tij”.

Andi Ismaili me prindërit e tij pasi u shpall kampion bote në kërcim në Podcetrtek të Sllovenisë.
Andi Ismaili me prindërit e tij pasi u shpall kampion bote në kërcim në Podcetrtek të Sllovenisë.

Andi thotë se sukseset që arrin e bëjnë atë krenar dhe e motivojnë që të vazhdojë me përkushtim për të arritur majat e vallëzimit botëror.

“Në garat ku marr pjesë, kemi pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe kam arritur të formoj shoqëri të ndryshme. Ajo që më pëlqen në këto gara më shumë është shoqëria sesa çmimet. Të gjithë më motivojnë për të ecur më tej dhe kjo është ajo pjesa që më së shumti më pëlqen në gara”, shprehet Andi Ismaili.

Andi Ismaili pas marrjes së titullit kampion i botës në kërcim modern.
Andi Ismaili pas marrjes së titullit kampion i botës në kërcim modern.

Andi është i kënaqur edhe nga mbështetja që merr nga shokët në qytetin e lindjes, edhe pse ka pasur momente kur ka marrë edhe komente që nuk i kanë pëlqyer.

“Ndonjëherë kam marrë disa komente negative, si p.sh. ky është një sport vajzash, ky është kështu apo ashtu, por në përgjithësi jam falënderues dhe si gjithmonë më presin mirë”, thotë ai.

Andi u prit edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një manifestim të organizuar për festat e funditit. Ai thotë se nga kreu i shtetit ka marrë premtime për mbështetjen e talentit të tij.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, organizoi një pritje për Andi Ismailin në vilën presidenciale në Vodno të Shkupit.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, organizoi një pritje për Andi Ismailin në vilën presidenciale në Vodno të Shkupit.

Sikur çdo fëmijë tjetër, edhe Andi ka ëndrrat e tij.

“Ndoshta të jetoj në Amerikë, sepse atje mendoj se kemi më shumë mundësi që të gjithë valltarët t’i realizojmë ëndrrat tona”, thotë ai.

Ai për fund ka edhe një thirrje për të gjithë bashkëmoshatarët tij.

“T’i ndiqni ëndrrat. Ne të gjithë kemi ëndrra, por është zgjеdhja jonë se a do të zgjohemi që t’i realizojmë ato apo do të vazhdojmë të flemë dhe të ëndërrojmë”, thotë 13-vjeçari kampion bote në vallëzimin modern.

You Might Also Like

Mesazhi i qartë i Trump për Netanyahun: Mos prisni lëvizje të reja ushtarake amerikane

Trump mbërrin në samitin e NATO-s

Pekini shfaq dronin me madhësinë e një mushkonje, i aftë për zbulim dhe operacione beteje

“Vuçiç po justifikohet para rusëve”: Si shkruajnë mediat rajonale për vendimin e presidentit që Serbia të ndalojë të gjitha eksportet e armëve?

Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez po planifikojnë ‘dasmën e shekullit’ në Venecia. Vendasit reagojne

Kosova Times January 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Gjeopolitikë

Lufta e Rusisë nuk lë hapësirë për diskutime tjera në samitin e G20-ës

Kosova Times Kosova Times March 2, 2023
Zelensky ofron shkëmbim të ushtarëve të Koresë së Veriut
Kurti: Respekti ynë për sakrificën e vëllezërve Bytyqi nuk do të vdes kurrë
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar funksionimin e avionit Boeing 737 MAX 9
Këngëtarja shqiptaro-nigeriane-gjermane Donna Dafi publikon klipin e ri “Çka po don?”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?