By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KDI: Kuvendi miratoi 69% të projektligjeve, sfidë mungesa e deputetëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KDI: Kuvendi miratoi 69% të projektligjeve, sfidë mungesa e deputetëve
Ballina 1Lajme

KDI: Kuvendi miratoi 69% të projektligjeve, sfidë mungesa e deputetëve

Kosova Times
Last updated: 2023/01/03 at 11:40 AM
Kosova Times Published January 3, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës nga 151 projektligje sa kishte planifikuar për vitin 2022, ka miratuar 111 të tilla. Ndërsa në vazhdimësi ka pasur mungesa të deputetëve, duke shkaktuar edhe mungesë të kuorumit. Kështu tregojnë të gjeturat e monitoruesve të punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ndonëse e kemi dëgjuar shumë shpesh në seancat e Kuvendit këtë fjali të krye parlamentarit Glauk Konjufca, megjithatë, Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2022 ka pas performansë të mirë. Kështu vlerësojnë edhe monitorues të punës së Legjislativit. Monitoruesi në Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), Arbër Thaçi, tha se agjenda e Kuvendit për vitin  2022 ka qenë e ngarkuar, megjithatë, rreth 69%  e planifikimeve legjislative janë përmbyllur me sukses, e janë zhvilluar mbi 300 mbledhje nga komisione parlamentare.

“Nga 151 projektligje që zinin vend të planifikimi legjislativ janë miratuar 111 të tilla. Kjo paraqet arritje të dalluar të parlamentit dhe punës së tij”, ka thënë Thaçi.

Thaçi megjithëkëtë tha se Kuvendi është përballur në shumë raste me mungesë të deputetëve.

“Mungesa e një pune parlamentare më të organizuar. Gjatë viti 2022 kemi hasur në ngarkim të agjendës parlamentare,  po ashtu në mesin e ngecjeve është edhe mungesa e deputetëve. Mbi 1700 herë kanë munguar gjatë vitit të plotë”, është shprehur Thaçi.

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, tha për Radio Kosovën se Kuvendi është karakterizuar edhe më miratimin e projektligjeve me procedurë të përshpejtuar, ani pse kjo ka qenë vërejtje edhe në Raportin e Progresit për Kosovën

“Kuvendi është karakterizuar edhe me miratimin e projektligjeve me procedurë të përshpejtuar. Menjëherë pas publikimit të Raportit të Progresit në të cilin është evidentuar kjo çështje, dy ditë me pas Kuvendi votoi dy projektligje më procedurë të përshpejtuar”, ka deklaruar Jakaj

Sesioni  pranveror i Kuvendit të Kosovës do të fillojë me shumë projektligje të cilat kanë dështuar të kalojnë gjatë këtij viti. Një nga ta është edhe Projekt kodi civil i cili ka dështuar të kalojë në lexim të parë.

You Might Also Like

KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin

ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje

Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore

Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie

Kosova Times January 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zelenskyy zbuloi përmbajtjen e një plani paqeje me 20 pika

Kosova Times Kosova Times December 24, 2025
Lushaku: Presim emër të pranueshëm nga të gjithë për kryeparlamentar
Vajzat e Kosovës me medalje të bronztë nga Kampionati Evropian i Karatesë
Haradinaj: Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën
Kurti për Canën: Meritë të madhe në mirëmbajtjen e frymës së atdhedashurisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?