By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Largohen barrikadat e mbetura në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Largohen barrikadat e mbetura në veri
Ballina 1Lajme

Largohen barrikadat e mbetura në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/01/03 at 9:45 PM
Kosova Times Published January 3, 2023
Share
SHARE

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe Policia e Kosovës i kanë larguar më 3 janar barrikadat e krijuara me kamionë, te vendi i njohur si Shkëmbi i Dudës, në Mitrovicën e Veriut.

Ura, e cila ishte e bllokuar atje prej ditësh nga serbët lokalë, tashmë është liruar për qarkullim, raporton reporterja e Radios Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes.

Ura te vendi i njohur si Kërshi i Dudës, në Mitrovicën e Veriut, e hapur për qarkullim, pas largimit të barrikadave të mbetura, më 3 janar 2023.
Ura te vendi i njohur si Kërshi i Dudës, në Mitrovicën e Veriut, e hapur për qarkullim, pas largimit të barrikadave të mbetura, më 3 janar 2023.

KFOR, i cili të martën njoftoi për zhvillimin e “operacioneve inxhinierike” në veri të Kosovës, për të hequr automjetet që ende po i bllokonin rrugët, ka kryer bartjen e kamionëve të larguar nga rruga.

Kamionët në këtë lokacion në Mitrovicë të Veriut ishin djegur më 29 dhjetor.

Në njoftimin e KFOR-it në Twitter u tha se operacioni për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugë po bëhej për të rikthyer lirinë e lëvizjes në atë zonë.

Trupat e KFOR-it gjatë largimit të barrikadave të mbetura në veri të Kosovës, më 3 janar 2023.
Trupat e KFOR-it gjatë largimit të barrikadave të mbetura në veri të Kosovës, më 3 janar 2023.

Për 20 ditë me rradhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi.

Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Por, serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Po ashtu, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, gjatë një takimi në Rashkë të Serbisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 28 dhjetor deklaruan se kanë marrë garanci që kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times January 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Conte i emocionuar me fitoren e parë në krye të Napolit

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Mediat boshnjake: Gjendet trupi i pajetë i meteorologut të zhdukur në Bjelasnicë
“Ndikimi tinzar rus”: I dërguari amerikan tha nëse administrata e re do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ballkanit
Britanikja “Guardian” largohet nga rrjeti X, ish-Twitter: Lajmërohet menjëherë Elon Musk
Gjykata Speciale , si u bashkëpunua me kriminelët e luftës në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?