By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra persona mblidhen në Vatikan për varrimin e Papa Benediktit XVI
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mijëra persona mblidhen në Vatikan për varrimin e Papa Benediktit XVI
Rajon / Botë

Mijëra persona mblidhen në Vatikan për varrimin e Papa Benediktit XVI

Kosova Times
Last updated: 2023/01/05 at 10:04 AM
Kosova Times Published January 5, 2023
Share
SHARE

Mijëra persona u mblodhën mëngjesin e së enjtes në Sheshin Shën Pjetri të Vatikanit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, dhe për të nderuar teologun gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike.

Policia italiane ka thënë se pritet që deri në 100.000 persona do të mblidhen në Shën Pjetër, raportuan mediat italiane.

Papa Françesku pritet të udhëheqë ceremoninë mortore, ndërkaq në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe. Vetëm Italia dhe Gjermania janë ftuar që të dërgojnë delegacione zyrtare dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ai italian, Sergio Mattarella, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përveç tyre, në ceremoninë e varrimit janë ftuar edhe krerët e disa qeverive, katër kryeministra dhe dy delegacione të familjeve mbretërore. Po ashtu, në ceremoninë e varrimit do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me përfaqësuesin e Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Benediktit do të dërgohet nga bazilika dhe do të vendoset para altarit, ndërsa besimtarët do të thonë lutje. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.

Vdiq ish-kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI

Pas meshës, arkivoli prej qiparisi i Benediktit do të vendoset brenda një arkivoli prej zinku, më pas në një arkivol të punuar me dru lisi dhe do të varroset në varrezat që gjenden nën bazilikë, ku dikur gjendej edhe varri i Papa Gjon Palit II. Më pas, arkivoli i Benediktit do të zhvendoset në katin e sipërm, në bazilikën kryesore.

Afër 200.000 persona bënë nderime para arkivolit të Benediktit gjatë tre ditëve të kaluara më Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ish-kreu i Kishës Katolike, emri i vërtetë i së cilit ishte Joseph Ratzinger, vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare. Ai konsiderohej si një prej teologëve më të mirë të shekullit të 20-të dhe kaloi jetën e tij duke iu përmbajtur doktrinës së Kishës. Benedikti do të mbahet mend në histori për një akt të veçantë e revolucionar që ndryshoi të ardhmen e papatit: Ai u pensionua, duke u bërë papa i parë në gjashtë shekuj që u tërhoq nga drejtimi i Kishës Katolike.

Papa Françesku ka vlerësuar lartë kurajën e Benediktit për t’u tërhequr në momentin kur ai besoi se nuk kishte më fuqi për të udhëhequr Kishën. Sipas Françeskut, ai “hapi derën” që edhe papët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Françesku tha se për vete ka lënë udhëzime të shkruara për kushtet në të cilat ai po ashtu do të jepte dorëheqje nëse nuk do të ishte i aftë të vazhdonte punën.

Benedikti u zgjodh papë më 2005 në moshën 78-vjeçare dhe u bë papa më i vjetër që u zgjodh në krye të Vatikanit. Ai udhëhoqi Kishën për pothuajse tetë vjet dhe më 2013 dha dorëheqje.

Ai u bë Papa i parë që u dorëhoq që nga viti 1415, kur nga drejtimi i Kishës ishte tërhequr Gregori XII.

Papa: Skandalet po largojnë njerëzit nga Kisha

Trashëgimia e Papa Benediktit u dëmtua nga skandalet për abuzim seksual nga priftërinjtë. Më herët gjatë këtij viti, Benedikti pranoi se kishte bërë gabime gjatë trajtimit të rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut gjatë viteve 1977-1982.

Ai kërkoi që priftërinjtë që përdhunonin fëmijë të ndëshkoheshin nga Selia e Shenjtë. Si kardinal dhe papë, ai miratoi legjislacione që rezultuan në shkarkimin e 848 priftërinjve nga viti 2004 deri më 2014. Megjithatë, të mbijetuarit e abuzimeve e mbajtën atë përgjegjës për skandalin dhe e akuzuan atë se kishte dështuar që të sanksiononte peshkopët.

You Might Also Like

Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Kosova Times January 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Nobeli për Mjekësi ndahet për teknologjinë e vaksinave për COVID

Kosova Times Kosova Times October 2, 2023
Jerusalem Post: Irani gjuajti rreth 500 raketa në drejtim të Izraelit
ShBA afer miratimit te furizimit te Ukraines me municion thërrmues me rreze të gjatë veprimi
Kievi pret dimrin më të errët në histori: “Ne do të jetojmë pa energji elektrike dhe ujë, por me rusët – kurrë!”
Shqipëri: Mbi 1.700 hektarë tokë e përmbytur, një rrugë e bllokuar nga ortekët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?