By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë
November 21, 2025
Një banor i rajonit të Belgorodit u kap duke kontrabanduar gati 9 ton kokainë nga Venezuela
November 21, 2025
Vuçiç mohon përfshirjen në “safarin e Sarajevës” dhe paralajmëron miliona padi: Isha në Pale sepse di anglisht
November 21, 2025
Kallas: Evropa dhe Ukraina nuk do të dorëzohen para agresionit rus
November 21, 2025
Një politikan britanik mori një ryshfet prej 45,000 eurosh për deklarata pro-ruse. Ai do të shkojë në burg
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KFOR nis largimin e kamionëve të dëmtuar që shërbenin si barrikada
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KFOR nis largimin e kamionëve të dëmtuar që shërbenin si barrikada
Lajme

KFOR nis largimin e kamionëve të dëmtuar që shërbenin si barrikada

Kosova Times
Last updated: 2023/01/05 at 9:24 PM
Kosova Times Published January 5, 2023
Share
SHARE

Njësitet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 5 janar do të largojnë kamionët e dëmtuar, që kanë qenë të vendosur në veri të Kosovës.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës, duke shtuar se kamionët ishin të vendosur në vendin e quajtur Përroi i Zhazhës.

“Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinjë, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Disa serbë lokalë kishin bllokuar rrugët në veri të Kosovës, duke vendosur nga 10 dhjetori mjete të rënda në rrugë. Barrikadat u ngritën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

Por, Dejan Pantiqit, që sipas autoriteteve në Kosovë dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në fund të dhjetorit iu ndryshua masa e sigurisë.

Ndryshimi i masës së sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak, i hapi rrugë tërheqjes së serbëve nga barrikadat.

Më 28 dhjetor, pas një takimi në Rashkë të Serbisë me përfaqësuesit serbë nga Kosova, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se barrikadat do të hiqeshin. Presidenti serb po ashtu tha se serbët kanë marrë garanci se kërkesat e tyre do të plotësoheshin për heqjen e barrikadave.

Shumica e barrikadave u hoqën në ditën pasuese, por disa ende mbeten. Më 3 janar, KFOR-i largoi kamionët e vendosur në vendin e quajtur Shkëmbi i Dudës.

Për shkak të vendosjes së barrikadave ishin bllokuar rrugët që çonin drejt dy pikave kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Ato më pas u mbyllën përkohësisht për qarkullim.

Po ashtu, për shkak të një bllokade të vendosur në territorin e Serbisë, afër pikëkalimit kufitar të Merdares, edhe kjo pikë u mbyll për qarkullim për dy ditë. Merdarja u zhbllokua për qarkullim më 29 dhjetor.

Qeveria e Kosovës për barrikadat ka akuzuar “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë. Beogradi, në anën tjetër, ka përkrahur serbët që kishin ngritur barrikada.

You Might Also Like

KQZ-ja përcakton afatet, fushata elektorale nis me 17 dhjetor

Aktakuzë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Hamza: PDK është gati, do ta hapim një kapitull të ri për vendin

Mes tensionesh, KQZ-ja certifikon rezultatin e zgjedhjeve lokale

Prishtina kërkon fonde të parakohshme, Murati kritikon LDK-në

Kosova Times January 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia thotë se i rrëzoi tre dronë ukrainas afër Moskës

Kosova Times Kosova Times August 16, 2023
PDK prezanton Jetmir Prekallën si kandidat për Kryetar të Deçanit
Pentagoni filloi të lobojë për furnizimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë
Përmbajtja tendencioze e inteligjencës artificiale përhapet në Hungari përpara zgjedhjeve
Ali Ahmeti, në seancën e Kuvendit: Jo Rusisë, po Evropës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?