By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini e zemëroi Kinën duke refuzuar të mbështesë Maduron
January 19, 2026
Maria Kolesnikova i bëri thirrje BE-së të angazhohet në dialog me Lukashenkon
January 19, 2026
Situata në Kiev është dramatike. Zelenski hyri në një konflikt të hapur me Klitschkon
January 19, 2026
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendosen në Ferizaj
January 19, 2026
Ministria e Financave: Paga minimale në sektorin privat është 425 euro
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në shërbim të bashkatdhetarëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Në shërbim të bashkatdhetarëve!
Opinion

Në shërbim të bashkatdhetarëve!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/06 at 1:32 PM
Kosova Times Published January 6, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Të nderuar bashkëpunëtor medial, miq vizuel dhe virtual, aktivist dhe veprimtar, qytetar të vendit dhe bashkatdhetarë, edhe përgjatë këtij viti do ta vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët për mirëqenien tonë dhe për një perspektivë të mirë dhe të shëndoshë në trojet tona etnike.

Paanësia në prezantimin e ngjarjeve

Sikurse në të kaluarën, edhe tani e tutje veprimtarinë time atdhetare do ta zhvillojë krejtësisht në baza vullnetare për të mirën e qytetarëve (bashkatdhetarëve) kudo që ndodhen ata. Pavarësisht konsekuencave, do të vazhdojë që ta them të vërtetën ‘lakuriqe’ ashtu siç është e jo siç e duan partitë politike dhe mbështetësit e tyre morbid. Do të vazhdojë që ta prezantoj çdo ngjarje dhe çdo zhvillim pozitiv në mesin e mërgatës sonë.

Paanësia ime partiake ndaj shoqatave dhe organizimeve tjera, e bën më të mprehtë analizën time, më të lehtë punën dhe angazhimin tim prej gazetari dhe analist të pavarur, duke iu qëndruar pranë bashkatdhetarëve si në momente të bukura gëzimi ashtu dhe në momente të hidhura pikëllimi.

Nuk kanë mundur dhe nuk do të mund ta pengojnë punën time në shërbim të mërgimtarëve sabotimet e grupeve të interesit dhe as komplotistët, të cilët i vardisen çdo pushteti për interesa personale apo grupore (klanore).

Askush nuk do të mund e ndal zërin tim kritik ndaj dukurive negative në vendlindje, sikurse që nuk mund ta ndalin as mbështetjen time për organizimet e shëndosha dhe në frymën e pastër kombëtare në mërgatë.

Zëri kritik, thirrje ndërgjegjes së pastër kombëtare

Në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës, kur hajnia dhe zhvatja e buxhetit të shtetit janë bërë objekt i pasurimit të politikanëve dhe sejmenëve të tyre në Kosovë dhe Diasporë, zëri kritik dhe thënia e së vërtetës kumbojnë si kushtrim në ndërgjegjen e pastër të qytetarëve (mërgimtarëve).

Si rezultat i kësaj, pas çdo shkrimi apo analize politike më vijnë më qindra komente, mesazhe dhe telefonata mbështetëse nga bashkatdhetarët, por nuk mungojnë as kritikat dhe akuzat e atyre që e kanë “mizën nën kapele”, të cilët me gjuhë fyese dhe denigruese mundohen të më thyejnë moralisht, që të më pengojnë në misionin tim jetësorë për një shoqëri të lirë dhe demokratike në trojet tona etnike.

Sikurse deri më tani, do të jem gardian i të drejtave të mërgimtarëve në shtetin ku jetojë, duke e kundërshtuar fuqishëm çdo padrejtësi apo krim që bëhet ndaj bashkatdhetarëve të mi, siç ishte rasti i vrasjes së dy të rinjve shqiptar nga Kosova në Regjionin Marche nga punëmarrësi i tyre në mesin e shtatorit 2014, me ç’rast reagova me shkrimin tim “Nuk po u mjafton djersa, e duan edhe gjakun tonë!”, botuar më 20.09.2014, pothuajse në të gjitha gazetat ditore dhe portalet shqiptare të kohës. http://www.zemrashqiptare.net/news/37746/florim-zeqa-duan-edhe-gjakun-tone.html

Kur jemi në këtë segment, krahas reagimit tim, të vetmit që reaguan ishin shoqata “Skanderbeg” në Fermo dhe Arbëreshët e Italisë! Asnjë reagim nga përfaqësitë diplomatike të dy shteteve tona, asnjë reagim tjetër nga asnjë parti apo shoqatë, nga asnjë politikan apo veprimtar!

E lehtë është të shitesh patriotizëm folklorik, por e madhërishme është ta dëshmosh në vepër atdhedashurinë dhe respektin ndaj bashkatdhetarëve, duke ju qëndruar atyre pranë në momente të rënda pikëllimi, qoftë edhe me një fjalë të vetme.

You Might Also Like

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Kosova Times January 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
46 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse Vuçiq e dekoron sot Riçard Grenelin?

Kosova Times Kosova Times October 25, 2023
Osmani e Kapetanoviq biseduan për nisma rajonale në interes të stabilitetit
KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
Ministri Murati dhe ambasadori turk diskutojnë për bashkëpunim
ANALIZA: ‘Shkëmbim Territori’? Harta e Ukrainës dhe Kontrollit të Rusisë, rajon pas rajonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?