By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve
July 23, 2025
Horoskopi ditor për 23 korrik
July 23, 2025
Zi e madhe buke në Gaza. Stoqe të mëdha po qëndrojnë para hyrjes së enklavës, Izraeli po i bllokon ato
July 23, 2025
Zelensky nënshkruan ligjin kontrovers. Protestat më të mëdha që nga fillimi i luftës
July 23, 2025
Shërbimi Sekret Britanik: Fëmijët e ekspozuar ndaj propagandës terroriste në internet këtë verë
July 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Nevojitet trysni mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Nevojitet trysni mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje
Ballina 1Lajme

Kurti: Nevojitet trysni mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje

Kosova Times
Last updated: 2023/01/06 at 6:41 PM
Kosova Times Published January 6, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se beson se me Serbinë mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes.

Deklaratën e tillë, Kurti e ka dhënë gjatë një konference për media, të premten, në Prishtinë.

Ai ka theksuar se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili ka thënë se në qendër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

“Unë besoj që kjo është e mundur, sepse besoj në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë trysni shtesë mbi Beogradin, Për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç e ka thënë presidenti Biden, ashtu siç e dëshirojmë ne, ka nevojë për trysni shtesë mbi Beogradin”, tha Kurti.

Ai shtoi se problemi për t’iu qasur një marrëveshjeje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qëndron te Beogradi.

Siç tha ai, qysh në nëntor të vitit 2022, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, e kanë hedhur poshtë propozimin franko-gjerman, i cili nga autoritetet e Kosovës është vlerësuar si bazë e mirë për bisedime për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve.

Përkundër që është folur për një dinamizim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti theksoi se po bëhen katër muaj që kur propozimi franko-gjerman u është dhënë palëve, ndërkohë që atëherë ka ndodhur vetëm një takim në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ai iu referua takimit me Vuçiqin në Bruksel, më 21 nëntor, ku nuk u arrit marrëveshja për targat.

“Unë kam pritur që do të ketë intensitet dhe dinamikë shumë më të lartë nga 18 gushti dhe nga 9 shtatori i vitit të kaluar”, tha Kurti.

Më 18 gusht, Kurti dhe Vuçiqi ishin takuar në Bruksel, ndërkaq më 9 shtator, me Kurtin ishin takuar në Prishtinë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si dhe Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, këshilltarë për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në këtë takim, ata kishin dorëzuar propozimin franko-gjerman, i cili tashmë po njihet si propozim i Bashkimit Evropian për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i nxehtë me temperatura deri në 40°C

Moti me diell , temperaturat deri në 37°C

Ngjarjet e datës 23 korrik

Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene

Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00

Kosova Times January 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nesër takimi Biden-Scholz, në qendër ndihma për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Vapa shtyn kosovarët drejt pishinave
Të martën koncerti i parë i Korit të Filarmonisë së Kosovës
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
Shaqiri dhe Chicago drejt ndarjes, lojtari kërkohet nga klubi i njohur grek
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?