By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA sanksionon personat e lidhur me prodhimin e dronëve të Iranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA sanksionon personat e lidhur me prodhimin e dronëve të Iranit
Rajon / Botë

ShBA sanksionon personat e lidhur me prodhimin e dronëve të Iranit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/06 at 11:38 PM
Kosova Times Published January 6, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara sanksionuan të premten, më 6 janar, individë të lidhur me prodhimin e dronëve iranianë që, sipas Uashingtonit, u përdorën nga forcat ruse në luftën në Ukrainë.

Sanksionet u referohen gjashtë personave të lidhur me kompaninë iraniane “Quds Aviation Industries” (QAI), e cila është e angazhuar në projektimin dhe prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot.

Sanksionet janë vendosur ndaj drejtorëve ekzekutivë dhe anëtarëve të bordeve drejtuese të dy kompanive. Departamenti amerikan i Thesarit pretendon se ata janë të përfshirë në prodhimin e dronëve iranianë, të cilët Teherani i transferoi për përdorim në pushtimin rus të Ukrainës.

Në mesin e të sanksionuarve është kreu i QAI-t dhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit, Seyed Hojatollah Ghoreishi.

“Ai udhëhoqi përpjekjet e kërkimit dhe zhvillimit ushtarak të Iranit dhe ishte përgjegjës për marrëveshjen e Iranit me Rusinë për furnizimin me dronë iranian të luftës së Rusisë në Ukrainë”, ka thwnw Departamenti amerikan i Thesarit.

Gjithashtu, është sanksionuar edhe një person i lidhur me Organizatën iraniane të Industrisë së Aviacionit.

Departamenti amerikan i Thesarit e përshkroi Qods Aviation Industries (QAI), e cila ka qenë nën sanksionet e ShBA që nga viti 2013, si një prodhues kyç iranian përgjegjës për projektimin dhe prodhimin e dronëve.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për t’i shkurtuar mundësinë presidentit rus Vladimir Putin që të ketë armët që ai po përdor për të zhvilluar një luftë barbare kundër Ukrainës”, tha Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.

Ukraina ka akuzuar Iranin se ka furnizuar Rusinë me dronë “kamikazë” që u përdorën në një seri sulmesh që vranë të paktën tetë persona, më 17 tetor të vitit të kaluar.

Irani, pasi e mohoi këtë, më vonë pranoi se kishte dërguar një “numër të kufizuar” dronësh në Rusi “shumë muaj” përpara luftës në Ukrainë.

Moska ka mohuar se forcat e saj kanë përdorur dronë iranian kundër Ukrainës.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times January 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Britania akuzon pesë bullgarë për spiunim për Rusinë

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Posta lëshon në qarkullim pullën postare’Lojërat Olimpike Verore – Paris 2′
Priten 125 000 Refugjatë të tjerë! Amerikanët vazhdojnë evakuimin e afganëve, përmendeni Kosovën dhe Shqipërinë!
SD: Paraqitjet e këtyre janë goditje për Vuçiqin, ai nuk do të shërohet nga kjo për një kohë të gjatë
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?