By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jeta e pacientëve në qendrën në Shtime: Deinstitucionalizimi, një hap më afër familjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Jeta e pacientëve në qendrën në Shtime: Deinstitucionalizimi, një hap më afër familjes
Ballina 1Lajme

Jeta e pacientëve në qendrën në Shtime: Deinstitucionalizimi, një hap më afër familjes

Kosova Times
Last updated: 2023/01/07 at 12:29 PM
Kosova Times Published January 7, 2023
Share
SHARE

Bardhësia e mbulesës mbi tavolinë dhe mureve përreth thyhet nga vizatimet dhe lapsat shumëngjyrësh, të lënë në dhomën e rekreacionit në Qendrën për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë (QIRSKP) nga pacientët e kësaj qendre në Shtime.

Në mesin e vizatimeve të ndodhura aty janë edhe ilustrime të disa shtëpive – shtëpi me kulme në ngjyrë të kuqe, të rrethuara me oborre të gjelbëruara dhe të zbukuruara nga drunj dhe bimë të ndryshme.

“Shumica vizatojnë shtëpi, gjë që të lë ta kuptosh mallin që kanë për familjen”, thotë për REL-in psikologu i kësaj qendre, Besnik Sadiku.

Punonjësit e Qendrës së Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Psikiatrikë Kronikë të ulur rreth tryezës në dhomën e rekreacionit me një nga 61 pacientët e qendrës.
Punonjësit e Qendrës së Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Psikiatrikë Kronikë të ulur rreth tryezës në dhomën e rekreacionit me një nga 61 pacientët e qendrës.

Ëndrrat për një jetë të zakonshme shtëpiake reflektohen edhe në bisedat që stafi i kësaj qendre bën me pacientët. Donika – emër i vendosur nga redaksia, për ta ruajtur anonimitetin e pacientes – qëndron e qeshur, e ulur në atë tavolinë përkrah katër punëtorëve të kësaj qendre, teksa u tregon atyre për nipat e mbesat e saj.

“E pata bërë një ndryshim, i bëra flokët e bardha, sepse djali i motrës më thoshte se dukem si një këngëtare e famshme”, u thotë Donika punëtorëve të ulur në një tavolinë me të.

Një nga pacientët në Qendrën e Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Psikiatrik Kronikë duke luajtur me një set pullash në dhomën e rekreacionit.
Një nga pacientët në Qendrën e Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Psikiatrik Kronikë duke luajtur me një set pullash në dhomën e rekreacionit.

Në mesin e personave qe gjenden rreth tavolinës – ku të pranishmit ngacmojnë njëri-tjetrin me shaka – është edhe punëtorja sociale, Shpresa Halimi. Donika dhe pacientët e tjerë të kësaj qendre mbështeten në Halimin kur kanë nevojë t’i përditësojnë dokumentet e identifikimit, të marrin leje për të dalë jashtë qendrës apo për të takuar e biseduar me familjarë.

Të 61 pacientët e QIRSKP-së kanë të drejtë të shkojnë te familjarët e tyre gjatë fundjavës për vizita. Halimi i dërgon ata vetë atje kur familjarët e tyre nuk kanë mundësi të vijnë t’i marrin.

“Rreth 70 për qind e punës që e bëj këtu është humanitet, këto gjëra i bëj për zemër e jo që i kemi obliguese”, thotë Halimi, e cila më vonë vazhdon bisedën me Laurën – emër i vendosur nga redaksia.

Punonjësja sociale në Qendër, Shpresa Halimi, duke biseduar me një pacient në dhomën e rekreacionit.
Punonjësja sociale në Qendër, Shpresa Halimi, duke biseduar me një pacient në dhomën e rekreacionit.

Laura i kërkon ta dërgojë te motra e saj në fshatin Dyz të Podujevës – kërkesë të cilën Halimi i premton se do t’ia realizojë kur të vijë momenti më i përshtatshëm.

Për Sadikun, psikologun e kësaj qendre, është mirë kur të paktën familjarët nuk i braktisin pacientët, por mbajnë kontakt me ta. Por, ai thotë se, në këtë aspekt, mbetet shumë për të dëshiruar.

“Nuk jemi të kënaqur me interesimin e familjarëve. Duhet edhe familja ta japë kontributin e vet për të na ndihmuar neve në trajtimin e pacientëve”, thotë Sadiku, i cili ka punuar në këtë qendër që nga viti 2001, ndërsa nga viti 2009 është punësuar në pozitën e psikologut.

Një nga 61 pacientët e Qendrës bën gjeste me duar teksa flet me psikologun Besnik Sadiku.
Një nga 61 pacientët e Qendrës bën gjeste me duar teksa flet me psikologun Besnik Sadiku.

Sipas tij, ndër arsyet pse familjarët nuk mbajnë kontakt me pacientët e kësaj qendre është për shkak të gjendjes së rënduar të tyre.

Drejtori i kësaj qendre, Miftar Zenelaj, thotë se për t’u pranuar në këtë qendër – që funksionon në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) – pacientët duhet ta kenë diagnozë primare skizofreninë paranoide.

Çka është skizofrenia paranoide?

Në fjalorin e katërt të Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë (APA) thuhet se skizofrenia paranoide është “një nënlloj i skizofrenisë, i karakterizuar nga iluzione të theksuara ose halucinacione dëgjimore”.

Në vitin 2013, kjo shoqatë vlerësoi se paranoja është një nga simptomat e skizofrenisë dhe jo një çrregullim i veçantë dhe për këtë arsye ky term nuk ishte pjesë e fjalorit të mëvonshëm.

APA vendosi të mos i përfshijë në fjalorin e fundit as katër nënllojet e tjera të skizofrenisë. T

ani, ky fjalor e definon skizofreninë si “një çrregullim psikotik të karakterizuar nga çrregullime në të menduar, reagim emocional dhe sjellje, me një moshë të fillimit zakonisht mes adoleshencës së vonë dhe mesit të viteve të 30-ta”.

Gjendja e pacientëve që ndajnë këtë diagnozë nuk është e njëjtë për të gjitha. Disa prej tyre e kanë gjendjen më të rënduar dhe për këtë arsye janë vendosur në një repart të veçantë, ku mundësia për ta lënduar veten apo dikë tjetër është më e vogël.

“Këta pacientë paraprakisht janë trajtuar në institucionet tjera psikiatrike të vendit dhe kur shpenzohen të gjitha mundësitë që këta pacientë të trajtohen qoftë në familje, komunitet apo ndonjë institucion, atëherë vijnë te ne”, tregon drejtori i qendrës, Zenelaj.

Ai thotë se për ta ndihmuar gjendjen e tyre – të cilën e quan si “diagnozën më të rëndë në psikiatri” – stafi i qendrës po tenton ta shndërrojë ambientin brenda qendrës nga pamja e një spitali në një ambient shtëpiak.

Një nga pacientët e Qendrës ulur në dhomën e ndejës, pranë një peme Krishtlindjesh.
Një nga pacientët e Qendrës ulur në dhomën e ndejës, pranë një peme Krishtlindjesh.

“Ky institucion realisht ka statutin e një spitali, mirëpo duke u bazuar në referencat e OBSh-së [Organizatës Botërore të Shëndetësisë], ne duhet t’u përafrohemi kushteve shtëpiake. Kjo sepse roli i këtij institucioni është riintegrimi dhe risocializimi i pacientëve psikiatrik në familje dhe në komunitet”, shton Zenelaj, i cili mban pozitën e drejtorit nga viti 2015.

Bazuar në standarde të OBSh-së, Zenelaj thotë se ata nuk synojnë të rrisin kapacitetet për të pranuar më shumë pacientë – pavarësisht se aktualisht kanë maksimumin e pacientëve dhe nuk mund të pranojnë të tjerë.

Psikologu në Qendrën e Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Kronikë Psikiatrikë, Besnik Sadiku, i drejtohet njërit prej pacientëve në qendër.
Psikologu në Qendrën e Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Kronikë Psikiatrikë, Besnik Sadiku, i drejtohet njërit prej pacientëve në qendër.

Kjo pasi që, siç thotë ai, duhet “të deinstitucionalizohen këta pacientë. Realisht nuk preferohet të ndërtohen institucione të mëdha si spitale”.

Çka është deinstitucionalizimi?

Fjalori Britannica e definon këtë koncept si “lëvizjen për transferimin e personave me aftësi të kufizuara mendore nga institucionet publike ose private, si spitalet psikiatrike, në familjet e tyre ose në shtëpitë me bazë brenda komunitetit”.

Kjo pasi që, sipas po të njëjtit burim, “transferimi i individëve në familje ose mjedise komunitare, të cilat priren të jenë më pak kufizuese se institucionet, besohet se u sjell përfitime individëve duke i lejuar ata të jenë pjesëmarrës aktivë në komunitetet e tyre”.

Për këtë arsye, brenda QIRSKP-së, stafi po tenton të krijojë ambiente të ngjashme me ato në shtëpitë e zakonshme, me qëllim për t’u ofruar “ngrohtësinë familjare, që ta bëjmë sa më shumë ambient familjar dhe që në të ardhmen ata të mund të kthehen në komunitet dhe familje”, thotë Sadiku.

Por, përderisa stafi synon të ketë më shumë qendra të tilla me më pak pacientë secila, numri i stafit që është në shërbim të tyre, konsiderohet i vogël nga ana e Sadikut, psikologu i vetëm në QIRSKP.

“Kuptohet që nuk është e mjaftueshme se deri po i vjen radha pacientit tjetër, po shkon pak kohë… Por, këto janë kushtet që kemi dhe po mundohemi t’u përshtatemi dhe ta japim kontributin tonë”, thotë ai.

Drejtori i Qendrës së Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Kronikë Psikiatrikë në Shtime, Miftar Zenelaj (i ulur) dhe një nga psikologët e qendrës, Besnik Sadiku (në këmbë).
Drejtori i Qendrës së Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Kronikë Psikiatrikë në Shtime, Miftar Zenelaj (i ulur) dhe një nga psikologët e qendrës, Besnik Sadiku (në këmbë).

Por, në këtë qendër mund të ndodhin ndryshime të mëdha. Gjatë vitit 2022, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, kishte propozuar dislokimin e këtij institucioni në një pozitë tjetër. Këtë propozim e përkrah drejtori i kësaj qendre, por ai ka disa kushte për lokacionin e ri.

“Ne kemi pranuar që mund të dislokohet në një vend të përshtatshëm, por duhet të jetë një infrastrukturë moderne”, thotë Zenelaj.

Ai shton se qendrat e tilla preferohet të ndërtohen “në qytete ku kontakti me shoqërinë, me jetën e përditshme urbane të jetë më i madh sepse kjo ndikon në risocializim dhe riintegrim të kësaj kategorie”.

Kryeinfermierja në Qendrën e Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Kronikë Psikiatrikë duke përshëndetur një nga pacientët.
Kryeinfermierja në Qendrën e Integrimit dhe Rehabilitimit të Pacientëve Kronikë Psikiatrikë duke përshëndetur një nga pacientët.

Për të arritur këtë synim kryesor të qendrës, rehabilitimin dhe integrimin e personave me sëmundje kronike psikiatrike – Zenelaj beson se është shumë e rëndësishme të mos stigmatizohet ky komunitet. Ai beson se për këtë ka pasur përmirësim të dukshëm gjatë viteve të fundit.

“Këta njerëz [duhet] të trajtohen njëjtë dhe në mënyrë të barabartë si çdo qytetar tjetër i Kosovës sepse edhe sëmundjet psikike janë të njëjta si çdo sëmundje tjetër e shëndetit tonë”, thotë ai.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times January 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Morina: Së pari siguria në Kosovë, pastaj dialogu me Serbinë

Kosova Times Kosova Times October 20, 2023
Prishtina 01 mposht Liqenin në sfidën e parë të finales së “Play-Off”-it
Biden mirëpret urdhërarrestimin për Putinin
Hapet tenderi për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm
“Kjo është lufta e tyre, jo e jona”: Orban shpjegoi pse Hungaria ende mbështet Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?