By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
October 31, 2025
Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit
October 31, 2025
U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812
October 31, 2025
Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme
October 31, 2025
Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jevtiq paralajmëron protestë pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Jevtiq paralajmëron protestë pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë
Lajme

Jevtiq paralajmëron protestë pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/07 at 3:07 PM
Kosova Times Published January 7, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka bërë thirrje për dalje në protestë pas plagosjes së dy të rinjve serbë në këtë komunë.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se protesta do të mbahet të dielën në ora 12:00, para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Jevtiq tha se dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetë, por se sulmi ndaj tyre “është sulm ndaj secilit prej nesh”.

Më 6 janar Policia e Kosovës (PK) njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të kësaj komune.

Sipas njoftimit, ndaj tyre është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Lidhur me rastin PK ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare.

Ndaj incidentit në Komunën e Shtërpcës kanë reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani tha se “plagosja e të rinjve 11 dhe 21-vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm” dhe se autori duhet të vihet para drejtësisë. Ndërsa Kurti tha se është “thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre”.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, tha dje se “në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës” dhe se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

Edhe komuniteti ndërkombëtar ka dënuar incidentin në këtë komunë të banuar me shumicë serbe.

You Might Also Like

Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara

Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit

U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812

Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme

Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt

Kosova Times January 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Marshi përkujtimor: Ecja treditëshe e një burri për paqe në Bosnje

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Rrëmbehet e mitura me forcë
Peja nuk arrin ta prekë finalen e Ligës Ballkanike
Jakup Krasniqi prezantohet si “i akuzuar për krime lufte” në faqen e Presidencës
Arsimi që e “mirëmban” dhe e fisnikëron kombin, e fuqizon edhe shtetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?