“I emocionuar për të njoftuar se Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur, një nismë ndërkombëtare që përfshin 76 qeveri kombëtare dhe 104 qeveri lokale dhe nxit transparencën, llogaridhënien dhe qasjet novatore për angazhimin publik”, ka shkruar Kurti.

Edhe ministri Krasniqi shkruan në Facebook se Kosova është bërë anëtarja më e re në Open Government Partnership.

“Ne, përmes kësaj organizate i bashkohemi kombeve të botës demokratike, duke u zotuar mbi parimet e përbashkëta për qeverisje të hapur, të përgjegjshme dhe inovative duke u angazhuar për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”, ka shkruar Krasniqi.