By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 maj
May 23, 2025
Ministria e Jashtme e Ukrainës për krijimin e një “zone tampon” në kufi
May 22, 2025
Universitetit të Harvardit i është hequr mundësia për të dhënë mësim të huajve
May 22, 2025
Putin: Rusia po krijon një “zonë sigurie” përgjatë kufirit me Ukrainën
May 22, 2025
Gjenerali ukrainas Zaluzhny: Ukraina duhet të braktisë kufijtë e vitit 2022.
May 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngrohje me tepricë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ngrohje me tepricë
Ballina 1Lajme

Ngrohje me tepricë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/07 at 12:10 PM
Kosova Times Published January 7, 2023
Share
SHARE

Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës, Termokos, nuk ka ku t’i shpenzojë të gjitha kapacitetet që posedon.

Gjatë sezonit të sivjetmë të ngrohjes, që ka nisur më 15 tetor dhe zgjat deri më 15 prill, shërbimet e saj do t’i shfrytëzojnë rreth 17.500 familje dhe biznese – apo rreth 15% e totalit të tyre.

Pjesa tjetër do të përdorë alternativa të tjera, si rrymë, pelet apo thëngjill.

Për shpërndarjen e ngrohjes, Termokos-i shfrytëzon energjinë termike që buron nga termocentrali Kosova B, përkatësisht nga avulli i ujit pas djegies së thëngjillit.

Ky sistem ka hyrë në fuqi nga viti 2014.

Por, për shkak të shtrirjes së kufizuar të rrjetit shpërndarës, Termokos-i lë pa përdorur gati gjysmën e kapaciteteve.

Nga 140 megavate në orë energji termike sa mund t’i ofrojë Korporata Energjetike e Kosovës që operon me Kosovën B, Termokos-i shfrytëzon rreth 80 megavate në orë, thotë zëdhënësja e kësaj kompanie, Afërdita Uka.

Aktualisht, Termokos-i operon në lagjet e urbanizuara të Prishtinës: Qendra, Ulpiana, Bregu i Diellit, Dardania, një pjesë e lagjes Kalabria dhe një pjesë e lagjes Mati 1.

Uka thotë se po bëhen përgatitje për shtrirje të rrjetit shpërndarës edhe në lagje të tjera, si: Arbëria, Parku i Qytetit e Tophane.

“Jemi në hapat e parë të përgatitjes së projektit të ri kapital për dyfishimin e kapaciteteve… që nga KEK-u të marrim 280 megavate energji termike. Ky projekt është në fazën e studimit të fizibilitetit (apo vlerësimit). Është një projekt i investuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, thotë Uka për Radion Evropa e Lirë.

KEK-u, po ashtu, i konfirmon kapacitetet që mund t’ia ofrojë Termokos-it.

Lidhja mes Termokos-it dhe Kosovës B që u bë tetë vjet më parë, kushtoi rreth 37 milionë euro dhe u realizua me ndihmën e donacioneve ndërkombëtare.

REL kontaktoi edhe Komunën e Prishtinës në lidhje me ndonjë projekt të mundshëm për shtrirjen e infrastrukturës së ngrohjes, por zyrtarë të saj thanë se përgjigjet duhen kërkuar te Termokos-i.

Problemi i rrymës

Autoritetet e Kosovës, qysh në muajt e verës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën.

Për shkak të krizës globale energjetike, edhe çmimi është rritur.

Autoritetet nuk kanë ofruar asnjë garanci se do të ketë furnizim të rregullt me rrymë gjatë dimrit, kur nevoja për ngrohje të rritet.

Rinor Matoshi është banor i lagjes Mati 1. Banesa ku jeton me familjen 3-anëtarëshe, nuk është e kyçur ende në Termokos. Shtrirja e infrastrukturës është bërë, por jo edhe aktivizimi.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Rinori tregon se për ngrohje përdor rrymën dhe se paguan çmim shumë më të lartë për të.

“Në muajin janar të këtij viti, fatura e energjisë elektrike ka ardhur 118 euro, kurse në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, fatura ka qenë 70-80 euro. Nuk është e lehtë, është dashur ta paguaj energjinë elektrike me paratë e kursimeve”, thotë Rinori.

Ai shpreson se Termokos-i do ta aktivizojë së shpejti shpërndarjen edhe në zonën e tij.

Në atë rast, thotë Rinori, edhe do të kursente rrymë, edhe do të paguante më pak për të.

Termokos-i i faturon konsumatorët kryesisht në bazë të sipërfaqes së objektit. Çmimi për ekonomi familjare është 76 centë për metër katror, ndërsa për objektet afariste 95 centë për metër katror.

Një hulumtim i Institutit për Studime të Avancuara GAP, i publikuar në vitin 2015, apo një vit pas vendosjes së lidhjes mes Kosovës B dhe Termokos-it, ka gjetur se në ato lagje ku ka operuar Termokos-i, konsumi i energjisë elektrike ka rënë për 34 për qind, ndërsa pakënaqësia me cilësinë e ngrohjes ka rënë nga 98% në 8%.

Anketa është realizuar në katër lagje të Prishtinës: Qendër, Dardani, Ulpianë dhe Bregu i Diellit.

Sipas këtij hulumtimi, zëvendësimi i ngrohjes me energji elektrike me ngrohje nga Termokos-i do të kursente rrymë në vlerë prej më shumë se 7.5 milionë eurosh në vit.

Shala: Rrjeti i ngrohjes duhet të shtrihet edhe në komuna të tjera

Për ekspertët e kësaj fushe, është absurde që Termokos-i nuk mund t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet që ka.

Admir Shala, menaxher i zhvillimit në ndërmarrjen energjetike “Codema” në Dublin të Irlandës, thotë se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendim për shtrirje të rrjetit jo vetëm në Prishtinë, por edhe në komuna të tjera afër saj.

“KEK-u ka humbje jashtëzakonisht të mëdha të energjisë termike, por nëse dëshirojmë që ajo të shfrytëzohet, rrjeti duhet të shtrihet jo vetëm në Prishtinë, por edhe në komuna të tjera. E di që Ligji për ndërmarrjet publike, disa shërbime, siç është ngrohja, i ka lënë në nivel komunal, mirëpo ai ligj mund të ndryshohet e të plotësohet. Por, edhe të mos ndryshohet fare ligji, Fushë Kosova, Obiliqi, Graçanica, Lipjani janë jashtëzakonisht afër [Prishtinës]”, thotë për Radion Evropa e Lirë Admir Shala, ish-kryeshef ekzekutiv në Ngrohtoren e qytetit të Gjakovës,.

Ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, beson se me kapacitetet e energjisë termike, Termokos-i mund të furnizojë deri në 50 mijë konsumatorë.

Përveçse të zgjerojë rrjetin e shpërndarjes, Gjukaj thotë se Termokos-i duhet t’u mundësojë konsumatorëve të kontrollojnë edhe konsumin dhe shpenzimet e tyre.

“Konsumatorët ende paguajnë për metër katror. Kjo mendoj se është një dobësi e Termokos-it, sepse konsumatorët, sikur të shpenzonin sipas njehsorit, ata do të kursenin. Aktualisht, edhe nëse je duke banuar, edhe nëse nuk je, pagesa duhet të realizohet. E, nëse konsumatorët kursejnë, atëherë do të ketë sasi të energjisë termike që do të mund të shkojë te konsumatorë të tjerë”, thotë Gjukaj për Radion Evropa e Lirë.

Këtë vit, me disa donacione nga ShBA-ja, Termokos-i ka instaluar matës të energjisë termike në disa apartamente. Kështu, konsumatorët kanë mundësi ta kontrollojnë vetë sasinë e ngrohjes.

“Më lehtë dhe më lirë”

Me shpresën se një ditë do të kyçet në infrastrukturën e Termokos-it, Driton Bunjaku nga Fushë Kosova – rreth 7 kilometra larg Prishtinës – thotë se ka instaluar sistem të ngrohjes qendrore në shtëpinë e tij, të cilin aktualisht e përdor me djegie të druve.

“[Ngrohja nga Termokos-i] do të ishte më e lehtë dhe më e lirë për ne, sepse çmimi i druve është shumë i lartë”, thotë Dritoni.

You Might Also Like

Nimoni: Ligji i ri për KPK-në, mundëson ndryshimin e funksionimit

Osmani viziton kantonet zvicerane: Një shembull frymëzues për mbarë botën

OVL-UÇK dhe avokatët e të akuzuarve në Hagë: Vendimi i Speciales i padrejtë

Gërvalla priti kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

Kallas: BE ka filluar gradualisht t’i largojë masat ndaj Kosovës

Kosova Times January 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti ngul këmbë në hapjen e urës së Ibrit

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Murati fton deputetët të votojnë nesër marrëveshjen me Bankën Botërore
E vranë me plumb në kokë, rrëfimi rrëqethës i të dashurës së 34-vjeçarit shqiptar: Më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin…
Mbreti Charles bën paraqitjen e parë publike prej diagnostikimit me kancer
Konfirmohen stadiumet që do të jenë mikpritëse të Kupës së Botës për klube
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?