By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj: Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj: Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet
Ballina 1Lajme

KMDLNj: Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet

Kosova Times
Last updated: 2023/01/08 at 4:14 PM
Kosova Times Published January 8, 2023
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas sulmit me gurë të një autobusi me udhëtarë nga Kosova afër Beogradit.

Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me pengesa dhe rreziqe, thuhet në këtë reagim, ndërkaq kritikojnë institucionet për veprime simbolike.

Po ashtu, KMDLNj ka përmendur edhe linçimin publik ndaj ushtarit të FSK-së, i cili të premten ka plagosur dy të rinj serbë.

Këshilli kërkon që të pritet përfundimi i hetimeve dhe të mos zbatohen standarde të dyfishta për trajtimin e këtij rasti.

KMDLNj konsideron se në këtë rast po shkelet rëndë parimi juridik i prezumimit të pafajësisë.

Reagimi i plotë:

Autobusi i kompanisë Fadili Tours, nga persona të panjohur u gjuajt me gurë afër Beogradit, në rrugë për në Gjermani, me udhëtarë nga Kosova. Për fat të mirë nuk pati të lënduar. Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me shumë pengesa dhe rreziqe, që nga pritja disaorëshe (e qëllimshme) nga autoritetet serbe, gjobitja me dënime të larta, konfiskim i dokumenteve, vjedhje të gjësendeve në veturë, ndalime policore disaditëshe që, për të mos e humbur vendin e punës në shtetet ku punojnë detyrohen të paguajnë shuma të larta.

Pastaj ka edhe arrestime, kryesisht të dyshuar se kanë qenë në UÇK-ë të cilët i mbajnë një kohë për t’i liruar pastaj e që nuk është rasti me Nezir Mehmetajn që po mbahet thuaja dy vite i arrestuar. Madje, kishte raste kur edhe gjuetarët nga Kosova ishin arrestuar, ishin akuzuar për terrorizëm dhe pasi kishin paguar shuma të mëdha të parave, ishin liruar. Ndërkaq, sulmet ndaj veturave dhe autobusve ishin të shpeshta andaj KMDLNj-ë disa herë pati rekomanduar bashkatdhetarët që të shmangin Serbinë gjatë ardhjes apo largimit nga Kosova. Kurse reagimi i institucioneve të Kosovës ishte simbolik e ndërkombëtarë këto sulme as që i përmendnin ndonëse në këtë mënyrë shkileshin të drejtat e njeriut, që nga liria e lëvizjes deri e drejta për jetë.

Thuaja në të njëjtën kohë në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara u plagosën një serb i moshës 21 vjeçare dhe një fëmijë i moshës 11 vjeçare dhe, si i dyshuar u arrestua pjesëtari i FSK-së, A.K., 33 vjeçar. Pas kësaj ngjarjeje, ende pa filluar hetimet filloi një fushatë e linçimit publik të A.K. Nga krerët e institucioneve të Kosovës, nga ndërkombëtarët kujdestarë, nga politikanët e Serbisë, nga pjesa llaskuce e shoqëtosë civile të Kosovës, nga kisha ortodokse serbe dhe, mungoi vetëm edhe reagimi i Papë Françeskut. U nxorën cilësime se FSK është e njëjtë me ushtrinë kriminale të Millosheviqit, se duhet të turpërohemi se jemi shqiptarë, se Kosova u dëmtua rëndë në skenën ndërkombëtare dhe pallavra tjera, krejtësisht të pambështetura në fakte dhe në kundërshtim me normat elementare morale.

Në reagim , KMDLNj-ë ka kërkuar që të pritet përfundimi i hetimeve, të mos paragjykohet rasti, të mos zbatohen standarde të dyfishta gjatë reagimeve dhe të mos ndërhyhet në pavarësinë e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e këtij rasti. Ashpërsia, brutaliteti, anshmëria dhe shantazhimi përmes reagimeve publike të papërgjegjshme e ka vënë në pozitë diskriminuese të arrestuarin A.K., i cili duket të jetë shpallur fajtor ende pa filluar gjykimi që nuk garanton një proces të drejtë, të pandikuar dhe të paanshëm gjyqësor e që garantohet edhe me Kushtetuten e Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këto reagime publike politike vendore dhe ndërkombëtare në fakt përbëjnë ndërhyrje flagrante në hetuesi prandaj, në këto rrethana kërcënimi nuk ka prokuror që ka guxim të marrë vendim në përputhje me provat por se vepron në bazë të inercionit për të mbijetuar dhe ruajtur vendin e punës. Në këtë mënyrë po shkelet rëndë parimi juridik i prezumimit të pafajësisë. E turpshme, patolerueshëm e turpshme! /Kosovatimes/

You Might Also Like

UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Kosova Times January 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 1 gusht

Kosova Times Kosova Times July 31, 2024
Kurti: Nga 1 janari 2025 mirëpresim shtetasit e Bosnjës në Kosovë
Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur
Kurti: Lojërat Tradicionale në Rugovë, rit i gjallë i identitetit kolektiv
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në kalendarin zyrtar të OKB-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?