By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti numëron punët e Qeverisë për arsim: Liruam nga pagesa studentët, ndamë mbi 4 mijë bursa për ta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti numëron punët e Qeverisë për arsim: Liruam nga pagesa studentët, ndamë mbi 4 mijë bursa për ta
Ballina 1Lajme

Kurti numëron punët e Qeverisë për arsim: Liruam nga pagesa studentët, ndamë mbi 4 mijë bursa për ta

Kosova Times
Last updated: 2023/01/08 at 4:09 PM
Kosova Times Published January 8, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur angazhimet e Qeverisë për sektorin e arsimit gjatë vitit 2022.

Kurti ka shkruar në Facebook se me qëllim arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, që zhvillon potencialin dhe kompetencat, gjatë vitit të kaluar kanë miratuar strategjinë e re të arsimit 2022-2026, rikthimin e Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar dhe lirimin nga pagesa afër 43 mijë studentë.

Përveç strategjisë së re për arsim, Kurti ka përmendur edhe ndarjen e mbi 4 mijë bursave për studentë, heqjen e pagesave, ndërtimin e shkollave të reja e kështu me radhë.

Postimi i tij:

2022: Qeveria për arsim

Me qëllim arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, që zhvillon potencialin dhe kompetencat, gjatë vitit të kaluar:

Miratuam Strategjinë e re të arsimit 2022-2026;

Rikthyem Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar;

Liruam nga pagesa afër 43 mijë studentë;

Ndamë:

– Rreth 2.000 bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit;

– Mbi 100 bursa për nxitjen e vajzave dhe djemve për studime në profile deficitare;

– Afro 2.000 bursa për fushat STEM;

– 300.000 euro bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ndërtuam 4 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, 3 salla të edukatës fizike;

27 shkolla janë furnizuar me inventar, 22 salla të edukatës fizike me pajisje sportive, 55 objekte shkollore me pako për mirëmbajtje, dhe 22 objekte shkollore me pajisje laboratorike;

Ndamë 300.000 euro për qendrat mësimore te fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian; si dhe 350.000 euro për punë me fëmijë me talente dhe fëmijë me nevoja të veçanta.

100 asistentë më shumë për fëmijët me nevoja të veçanta (viti 2023 përmbyllet me 500 asistentë);

Bëmë unifikimin e Abetares Kombëtare në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë;

Finalizuam dhe botuam tekstin e Gjuhës shqipe, niveli i parë për fëmijët në mërgatë;

Filluam pilotimin e arsimit dual për 4 profile: murator, floktar, kuzhinier dhe asistent i mikpritjes hoteliere, në 5 shkolla profesionale dhe 3 komuna;

Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në programin Horizon Europe. 5 projekte të fituara në vlerë rreth 600.000 euro. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Kosova Times January 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Polonia dërgon ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë

Kosova Times Kosova Times July 21, 2023
“Rruga e Re” e dërgoj në theqafje LDK-në!
Rusia sulmon Kievin me qindra dronë dhe raketa. Dhjetëra të plagosur
Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar
Shiu vërshon Prishtinën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?