By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë dhe kërpudha në një salcë të mirë vere
November 20, 2025
Pulë e ëmbël dhe pikante që do t’ju bëjë për vete me shikim të parë
November 20, 2025
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat
November 20, 2025
Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet
November 20, 2025
Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestohet në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve serbë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Protestohet në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve serbë
Ballina 1Lajme

Protestohet në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve serbë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/08 at 3:19 PM
Kosova Times Published January 8, 2023
Share
SHARE
Në Shtërpcë është mbajtur protesta e serbëve lokalë, e cila, siç thanë organizatorët, u organizua pas “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë”.Protesta në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, u mbajt dy ditë pasi dy persona u plagosën po në Shtërpcë.Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shtërpca është zemra e Serbisë” dhe “Ne duam vetëm paqe”.Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u tha protestuesve se “terrori i regjimit diktatorial të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit vazhdon si në Shtërpcë, ashtu edhe në veri”.Ai tha se “kohët janë të vështira, sepse në krye të institucioneve të Kosovës është një njeri i verbuar nga urrejtja, me të cilin nuk mund të negociohet”.“Qëllimi i tij është të krijojë kushte të tilla që serbët të largohen nga vatrat e tyre”, tha ai.Rakiq tha se serbët nuk duhet të dorëzohen.“Lufta jonë me mjete paqësore dhe demokratike dhe harmonia jonë, janë armët tona më të forta për t’i rezistuar regjimit diktatorial anti-serb të Albin Kurtit. Më besoni, nëse jemi të bashkuar, me siguri do të fitojmë”, tha ai.Ndërsa, kryetari i Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se serbët as nuk do të frikësohen dhe as nuk do të dorëzohen, dhe se “serbët duan të mbesin në vendet e tyre”.Kryeministri Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër “kriminelëve serbë” që thyejnë ligjin në Kosovë.Policia e Kosovës njoftoi se mbylli për qarkullim rrugën rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, deri në përfundimin e protestës, që u mbajt të dielën nga ora 12:00.
Protesta e serbëve lokalë në Shtërpcë. 8 janar 2023.
Protesta e serbëve lokalë në Shtërpcë. 8 janar 2023.
Më 6 janar Policia e Kosovës (PK) njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës.Sipas njoftimit, ndaj tyre është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.Lidhur me rastin PK-ja ka identifikuar e më pas ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare.Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj tha më 6 janar se “në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës” dhe se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.Të dielën u mbajt seanca gjyqësore për caktimin e masës ndaj ushtarit të FSK-së, i cili dyshohet se ka plagosur dy të rinjtë serbë.Seanca ishte e mbyllur për media, ndërsa trupi gjykues ka thënë se për caktimin e masës do të njoftohen mediat përmes komunikatës, pas shqyrtimit të deklaratave.Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për A.K.Ndaj incidentit në Shtërpcë kanë reaguar të premten edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.Osmani tha se “plagosja e të rinjve 11 dhe 21-vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm” dhe se autori duhet të vihet para drejtësisë. Ndërsa Kurti tha se është “thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre”.Edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë e kanë dënuar incidentin në këtë komunë të banuar me shumicë serbe.

You Might Also Like

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe disa lokale me muzikë nate

SPERTK: Punëtorët e RTK-së nga e hëna fillojnë grevën e përgjithshme

Kosova dhe Turqia synojnë forcimin e trajnimeve dhe industrisë së mbrojtjes

Kurti për 28 dhjetorin: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kosova Times January 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Propozimet të premten, zgjidhja për dinarin shihet me skepticizëm

Kosova Times Kosova Times March 21, 2024
Policia tregoi sesi nxorri gra dhe fëmijë nga Avdiivka
Kryeministri britanik: Nga marrëveshja me Shqipërinë janë dëbuar 1800 shqiptarë
Ëmbëlsira krokante me një portokall: E shijshme, e butë dhe e shkrirë në gojë dhe aroma do të magjeps edhe fqinjët
Rruga për në Banjskë vazhdon të jetë e bllokuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?