Magomed Abdulayev, ish-kreu i rajonit rus të Dagestanit, humbi jetën në një aksident automobilistik. Është rasti i fundit i vdekjeve misterioze të njerëzve që ishin afër regjimit të presidentit rus Vladimir Putin.
Magomed Abdulayev, ish-kryeministri i rajonit rus të Dagestanit, vdiq pasi një Lada Niva e drejtuar nga një burrë (55) u përplas me të në Makhachkala, kryeqyteti i rajonit.
Mediat ruse raportojnë se manjati i lartpërmendur po kalonte një vendkalim të shënuar, dhe shërbimi për marrëdhënie me publikun në MPB e konfirmoi vdekjen e tij, njoftoi Postsen dhe Dnevnik.hr
“Si pasojë e aksidentit, këmbësori, banor i qytet it(61), është transportuar në spital. Ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Abdulayev është i fundit në një varg të gjatë të njerëzve të shquar pranë regjimit të Vladimir Putinit, të cilët kanë vdekur në rrethana të dyshimta që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Mediat ruse raportojnë se ai ishte mik i ngushtë i ish-presidentit dhe kryeministrit rus Dmitry Medvedev, një nga njerëzit më radikalë në rrethin e Putinit. Abdulayev ishte kreu i Dagestanit nga viti 2010 deri në vitin 2013, kur Medvedev ishte president i Rusisë, pasi Putini nuk mund të fitonte një mandat tjetër presidencial sipas kushtetutës ruse.
Përveç kësaj, Abdulaev dhe Medvedev e njihnin njëri-tjetrin që nga ditët e tyre studentore në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut. Ashtu si Medvedev, Abdulaev ishte një mbështetës i madh i pushtimit rus të Ukrainës. /Kosovatimes/