By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për punëtorët e pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për punëtorët e pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Serbia
Lajme

Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për punëtorët e pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Serbia

Kosova Times
Last updated: 2023/01/09 at 9:39 AM
Kosova Times Published January 9, 2023
Share
SHARE

Gjermania do të ndryshojë Rregulloren për BP: parashikohet dyfishimi i numrit të punëtorëve që mund të vijnë nga këto vende dhe të gjejnë punë në Gjermani. Gjermania ka nevojë për punëtorë gati në çdo fushë.

Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imigrimin e punëtorëve të pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, thuhet në një projektligj të përgatitur nga Ministria federale e Punës dhe Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në të cilin ka pasur akses agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Në të ardhmen, në vend të 25.000 punëtorëve sa lejohen tani me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor, numri do të dyfishohet në 50.000 punëtorë pa kualifikime të cilët brenda një viti mund të vijnë në Gjermani.

Me të ashtuquajturën “Rregullorja për Ballkanin Perëndimor” lejohet aktualisht ardhja në Gjermani e 25000 punëtorëve ka kualifikime, nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Këta punëtorë duhet të gjejnë së pari një kontratë punë e pastaj duhet të kërkojnë termin për një vizë pune në ambasadat gjermane në vendin ku jetojnë.

Sipas ligjeve aktuale, fuqia e kualifikuar punëtore mund të vijë në Gjermani nga të gjitha vendet e botës. Ndërsa vetëm nga Ballkani Perëdnimor mund të marrin punë dhe vizë pune, edhe punëtorët pa kualifikime profesionale.

Kjo Rregullore është hartuar pas valës së parë të krizës së refugjatëve në vitin 2015 dhe 2016, pasi që në kohën e valës së madhe të refugjatëve nga Siria në Gjermani ka ardhur edhe një numër i madh i shtetasve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ideja e Berlinit ishte që njerëzit nga Ballkani Perëndimor, në vend që të kërkonin pa shpresë azil politik, duhet të përpiqeshin të gjenin punë në Gjermani.

“Karta e shansit”

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që parashikon ky projektligj i dy ministrive federale. Gjermania po përpiqet të reformojë ligjet e tanishme, me qëllim që të “përballet me mungesën dramatike të fuqisë punëtore në degë të shumta”, vlerëson agjensia dpa.

Ndryshimet përfshijnë edhe të ashtuquajturën “Karta e shansit”, pra mundësinë që njerëzit të vijnë në Gjermani dhe këtu të kërkojnë një vend pune. Gjatë kësaj kohe ata do të kishin të drejtën të bëjnë ndonjë punë tjetër me një orar të përgjysmuar pune, në ndonjë vend pune jashtë profesionit të tyre për të siguruar jetesën sa janë në Gjermani për të kërkuar punë.

Sipas dpa, “Karta e shansit” duhet të jepet sipas sistemit të ri të pikëve për këdo që mbledh të paktën gjashtë pikë. Katër pikë jepen për kualifikimet profesionale, tre pikë për njohjen e mirë të gjuhës gjermane ose për të paktën tre vjet përvojë pune, dy pikë nëse personi është më i ri se 35 vjeç dhe një pikë nëse personi ka jetuar më parë ligjërisht në Gjermani, në një kohëzgjatje prej të paktën gjashtë muaj.

Nevojat e mëdha për fuqi punëtore

Gjermania ka nevojë të madhe për fuqi punëtore. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur gjatë vitit 2022 se ky vend ka nevojë çdo vit për rreth 400.000 punëtorë të kualifikuar nga vende të tjera, në veçanti në ekonomi, shëndetësi dhe profesione të tjera. Ndërsa Ballkani Perëndimor shihet si një rezervuar i lakmueshëm i fuqisë punëtore. Por kjo njëkohësisht thellon problemet me emigrimin e të rinjve dhe mungesën e fuqisë punëtore në vendet e origjinës, pra në vendet e Ballkanit Perëndimor./DW

You Might Also Like

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

Kosova Times January 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

2,300 njerëz vdiqën nga nxehtësia gjatë valës ekstreme të të nxehtit në Evropë

Kosova Times Kosova Times July 9, 2025
Si po e shkaktojnë ndryshimet klimatike të nxehtin ekstrem në mbarë botën
Fushata në Maqedoninë e Veriut: Kush është më i korruptuar e kush më patriot
Moldavia, pas Ukrainës, planifikon të ndalojë Kishën Ortodokse Ruse
ISW: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda 3 viteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?