By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diplomatët Chollet, Escobar, Bonne, Plotner, këtë muaj në Kosovë e Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Diplomatët Chollet, Escobar, Bonne, Plotner, këtë muaj në Kosovë e Serbi
Lajme

Diplomatët Chollet, Escobar, Bonne, Plotner, këtë muaj në Kosovë e Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/01/10 at 10:29 AM
Kosova Times Published January 10, 2023
Share
SHARE

Diplomatët evropianë e amerikanë, që për punë kanë telashet e Ballkanit Perëndimor, gjatë muajit janar, pritet të zbarkojnë shpesh në këtë rajon.

Agjenda e tyre intensive në raport me Ballkanin Perëndimor, pason tensionet e shpeshta mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në muajt e fundit të vitit 2022.

Kjo ka bërë që vitin 2023, përfaqësues të ShBA-së dhe vendeve kryesore të BE-së, ta nisin menjëherë me takime e bisedime, raporton RTKlive.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qeveria e Francëz dhe ajo e Gjermanisë, do të dërgojnë përfaqësues të lartë në dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kështu, gjatë kësaj jave, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën e Serbinë.

Në Prishtinë, Chollet do të qëndrojnë më 11 janar (e mërkurë).

Ai pritet të takojë zyrtarët qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për të diskutuar përpjekjet e ShBA-së për të ndihmuar avancimin e integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën.

“Përfshirë angazhimin nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, raporton RTKlive.

Pas Kosovës, këshilltari Derek Chollet do të udhëtojë në Serbi më 12 janar, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një ndër temat kyç edhe gjatë takimeve në Beograd.
Më 12 janar, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Beograd, Serbi, ku do të diskutojë rreth sigurisë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe avancimin drejt qëllimit të Serbisë për anëtarësim në BE.

“Ai gjithashtu do të diskutojë rreth rolit të Serbisë për përforcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërkohë, edhe këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, gjatë janarit do të zbarkojnë në Kosovë e Serbi.Sidoqoftë, datat e vizitave të tyre dhe temat e diskutimit akoma nuk janë konfirmuar. E në anën tjetër, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, vazhdon angazhimin e tij në bisedimet Kosovë-Serbi.

BE-ja dhe ShBA-ja e kanë bërë të qartë disa herë se presin angazhim të fuqishëm nga Kosova e Serbia për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjate mes dy vendeve.

Aktualisht, në tavolinë është propozimi i ashtuquajtur “franko-gjerman”, për arritjen e një marrëveshjeje mes të dy palëve.

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times January 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BB: Shqipëria arrin vendet e pasura për plakjen e popullsisë

Kosova Times Kosova Times July 5, 2023
Korespodenti i i edicionit italian të La Repubblica vdiq pranë Khersonit
Blinken kritikon planet e luftës të Izraelit
Kuzhina italiane-stili i jetës
Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?