By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO dhe BE zotohen për bashkëpunim më të ngushtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > NATO dhe BE zotohen për bashkëpunim më të ngushtë
Ballina 2Rajon / Botë

NATO dhe BE zotohen për bashkëpunim më të ngushtë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/10 at 2:34 PM
Kosova Times Published January 10, 2023
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënshkroi deklaratën e përbashkët për bashkëpunim strategjik me Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë, që u nënshkrua të martën në selinë e aleancës në Bruksel, synon “ngritjen në një nivel më të lartë” të raporteve të këtyre dy institucioneve.

Deklarata u nënshkrua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Stoltenberg tha se deklarata e tretë e NATO-s dhe BE-së për bashkëpunim strategjik, është më e rëndësishme se kurrë më parë, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet aleanca ushtarake perëndimore, veçmas pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Shefi i NATO-s bëri thirrje që të ruhet uniteti i botës së lirë demokratike karshi kërcënimeve të Moskës.

“Presidenti [i Rusisë, Vladimir] Putin, deshi ta pushtojë Ukrainën për disa ditë dhe të na ndajë ne. Në të dyja këto dështoi”, tha Stoltenberg.

“Duhet të vazhdojmë të forcojmë sigurinë euroatlantike dhe sigurinë e Evropës”, shtoi ai.

Përveç Rusisë – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – Stoltenberg përmendi edhe Kinën si sfidë për sigurinë e përbashkët të NATO-s dhe BE-së.

Deklarata për bashkëpunim strategjik konfirmon rolin kyç të NATO-s si shtyllë e sigurisë kolektive euroatlantike, por edhe nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Bashkimit Evropian. Ky dokument po ashtu kërkon më shumë bashkëpunim mes dy institucioneve për t’u përballur me sfidat e reja, sulmet kibernetike, manipulimet informative, terrorizmin e deri te katastrofat natyrore.

Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se NATO dhe BE janë rritur paralelisht dhe kanë plotësuar njëra-tjetrën përgjatë historisë.

Aktualisht, nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian, 21 janë anëtare të NATO-s. Ky numër pritet të arrijë në 23 pasi Finlanda dhe Suedia të hyjnë në aleancë.

“Putin deshi më pak NATO, por e arriti të kundërtën. Tani kemi më shumë NATO dhe më shumë BE. Po e përshpejtojmë edhe procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Michel, duke paralajmëruar më shumë investime në mbrojtje dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Pak pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia vendosën që t’i bashkohen NATO-s. Aktualisht, Turqia po mban të bllokuar procesin e anëtarësimit, duke kërkuar plotësimin e disa kushteve para ratifikimit të aplikimit për anëtarësim në aleancë të këtyre dy shteteve nordike. Edhe Hungaria ende nuk ka ratifikuar pranimin e këtyre dy shteteve në NATO.

Por, me hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në aleancë, nën mbrojtjen e NATO-s do të jenë 96 për qind e qytetarëve të BE-së, tha Michel. Ai shtoi se NATO-ja do të mbështesë edhe sigurinë e shteteve të bllokut që nuk janë anëtare të aleancës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta nuk vijnë vetëm nga Rusia.

“Kërcënimi i Rusisë është më i afërmi, por jo i vetmi kërcënim për aleancën tonë. Duhet të kemi rezistencë edhe ndaj qëllimeve të Kinës që synojnë të vënë në dyshim sigurinë dhe stabilitetin tonë”, tha ajo.

Von der Leyen shtoi se në të ardhmen, BE-ja dhe NATO-ja do të angazhohen në luftimin e ndërhyrjeve nga jashtë dhe manipulimeve të informacionit.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdojë ndihma për Ukrainën dhe theksoi se blloku do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, por edhe ndaj Bjellorusisë – aleates së Putinit – për rolin që ka në luftën kundër Ukrainës.

Presidentja e KE-së tha se duhet të rritet prodhimi i armatimit në vendet e bllokut, dhe kjo sipas saj duhet të bëhet në bashkëpunim me NATO-n. Paralajmërim të ngjashëm bëri edhe Stoltenberg, i cili tha se është e nevojshme të prodhohen armë dhe municione, për shkak se furnizimet me to janë pakësuar për shkak të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Liderët e dy institucioneve po ashtu kërkuan që Suedia dhe Finlanda sa më shpejt të bëhen anëtare të NATO-s.

Stoltenberg u shpreh i bindur se Turqia dhe Hungaria do të ratifikojnë anëtarësimin e dy shteteve nordike në aleancën ushtarake.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

Kosova Times January 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë flet për komunitetet jo shumicë në Gjilan
Muzeu i luftës në Krushë të Madhe gati drejt finalizimit
Rusia ndërton intensivisht baza dhe përqendron ushtrinë në kufirin me Finlandën
Shkronja e parë e emrit tuaj: Ja kend e pret prosperiteti dhe lumturia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?