By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë
June 6, 2025
Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`
June 6, 2025
OVL UÇK nderon dëshmorët e 6 qershorit
June 6, 2025
KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
June 6, 2025
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ahmeti pas takimit me Ramën: Pa shqiptarë s’ka Maqedoni të Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ahmeti pas takimit me Ramën: Pa shqiptarë s’ka Maqedoni të Veriut
Ballina 2Rajon / Botë

Ahmeti pas takimit me Ramën: Pa shqiptarë s’ka Maqedoni të Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/01/11 at 1:29 PM
Kosova Times Published January 11, 2023
Share
SHARE

Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kanë qenë tema kryesore të takimit të së martës në Tiranë ndërmjet kryeministrit Edi Rama me kryetarët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit, kreu i Qeverisë shqiptare nuk e ka komentuar takimin, por ai ka postuar një fotografi në rrjetin social, Facebook, ku shkroi “Qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha pas takimit se përpjekjet e të dyja vendeve për të përshpejtuar integrimin në BE mbeten sfida kryesore e angazhimit të tyre në të ardhmen.

Ahmeti foli edhe për ndryshimet kushtetuese që duhet të bëjë Maqedonia e Veriut që të mund të vazhdojë bisedimet me BE-në, e që kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën maqedonase, si popull shtet-formues.

Kreu i BDI-së tha se ndryshimet duhet të miratohen dhe se shqiptarët do ta mbështesin në tërësi identitetin maqedonas, pasi, siç tha, “pa shqiptarë s’ka Maqedoni”.

“Mendoj se alternativë të vetme Maqedonia e Veriut e ka Bashkimin Evropian. Alternativë të vetme ka ndryshimet kushtetuese dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ndryshimet kushtetuese nuk e dëmtojnë identitetin maqedonas. Identiteti maqedonas forcohet duke hapur Kushtetutën, duke futur në të edhe bashkësi tjera etnike si bullgarët, kroatët e të tjerët”.

“Neve, shqiptarëve, na kanë pasur si mbështetje për identitetin e tyre, për kulturën e tyre dhe do të na kenë. Pa shqiptarë s’ka Maqedoni”, deklaroi Ahmeti duke theksuar se në takimin me kryeministrin Rama “ vëmendja u përqendrua te zhvillimet e përbashkëta që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

“Pati një ligjërim nga kryeministri Edi Rama për sfidat, për përpjekjet e përbashkëta që kanë bërë dy vendet tona. Folëm edhe për përpjekjet që duhet të bëjmë tani pas përfundimit të skriningut me qëllim hapjen e kapitullit të bisedimeve me Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në takim nuk mori pjesë kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pasi, siç u shpreh, nuk pranon, të ulet në një tavolinë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, të cilin ai e akuzon për krim të organizuar, korrupsion, largimin e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut dhe dështime tjera.

Në një prononcim për mediat në Tiranë, Kasami ka thënë se takimi është në “shërbim” të BDI-së dhe jo të çështjeve të tjera.

“Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme”, kështu ka reaguar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ndaj deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili nga Tirana tha se Lëvizja nuk ka fuqi që të ftojë tryezë të partive politike.

“Ne vlerësojmë se takimi është thirrur shkaku i turbulencave të fuqishme brenda këtij subjekti politik(BDI), ku funksionarë të lartë të saj, kanë dalë hapur kundër lidershipit të partisë. Një situatë e palakmueshme për BDI-në dhe për të defokusuar opinionin në Maqedoninë e Veriut, vlerësojmë se zhvillohet ky takim në Tiranë”, tha Kasami.

Lidhur me takimin e Ramës me liderët shqiptarë, kanë reaguar edhe partitë politike maqedonase, në veçanti VMRO DPMNE-ja.

Sipas saj, “takimi në Tiranë bëhet me kërkesë të LSDM-së, e cila sipas nënkryetarit të VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, “është në panik për rrëzimin e Qeverisë dhe dështimin e ndryshimeve në Kushtetutë.

Por, për Lidhjen Social-Demokrate në pushtet (LSDM) “Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë (së Veriut) dhe i popullit maqedonas, ndërsa me Shqipërinë nuk kemi çështje të hapura. Andaj, çdo takim, formal apo joformal, që është në interes të të dyja vendeve dhe të dy popujve, për ne është në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian”.

You Might Also Like

Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

Kosova Times January 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tetë milionë e gjysmë euro për heshtje, kompanisë së RadoiçiqIt

Kosova Times Kosova Times March 14, 2024
​Policia jep detaje rreth aksidentit në Prishtinë
Seminar për gjyqtarë të pingpongut
Rivali kryesor i Zelensky shpërthen idenë e zgjedhjeve gjatë kohës së luftës
Hapet pikëkalimi kufitar në Bërnjak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?