By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë e shkaktoi ndaljen e fluturimeve brenda ShBA-së?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë e shkaktoi ndaljen e fluturimeve brenda ShBA-së?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë e shkaktoi ndaljen e fluturimeve brenda ShBA-së?

Kosova Times
Last updated: 2023/01/11 at 7:12 PM
Kosova Times Published January 11, 2023
Share
SHARE

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e ka lejuar rinisjen e fluturimeve pas një ndërprerjeje në sistemin që paralajmëron pilotët për çfarëdo problemi që mund të paraqitet. Kjo ndërprerje kishte detyruar më parë FAA-në të ndalonte të gjitha fluturimet e brendshme në Shtetet e Bashkuara për disa orë.

Mbi 4.000 fluturime u vonuan dhe më shumë se 600 të tjera u anuluan për shkak të kësaj ndërprerjeje që nga mëngjesi i së mërkurës. Fluturimet brenda SHBA-së filluan dalëngadalë të riniseshin pasi u hoq një ndalesë tokësore.

Më poshtë e keni një përmbledhje të shkurtër të punës së sistemit të paralajmërimit për pilotët, atë që dihet deri tani për problemin e shfaqur dhe informacione për njoftimet e sigurisë që u jepen pilotëve, të njohur si NOTAM.

Çfarë ndodhi?

Sistemi FAA që ka për qëllim të dërgojë njoftime te pilotët për rreziqet pati një problem teknik rreth orës 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale, thanë zyrtarët.

FAA urdhëroi linjat ajrore të ndalonin të gjitha fluturimet e brendshme deri në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale, përderisa sigurohej nëse ishte rikthyer sistemi dhe ishte rikyçur në internet.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ishte informuar për ndërprerjen nga sekretari i Transportit, Pete Buttigieg.

“Nuk ka asnjë provë të një sulmi kibernetik deri tani”, tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, në një postim në Twitter, teksa shtoi se rasti po hetohet nga Departamenti Amerikan i Transportit.

Çka është NOTAM?

Sistemi që pati probleme të mërkurën është pjesë e një sistemi gati shekullor, të njohur fillimisht si Njoftimet për Aeroplanët – që fillimisht u modelua sipas një sistemi për njoftimet për marinarë.

Sistemi, i cili më 2021 u riemërua në “Njoftimet për Misionet Ajrore”, ka për qëllim të paralajmërojë pilotët për çfarëdo rreziku – që nga bora, hiri vullkanik apo afërsinë e zogjve.

Ky sistem gjithashtu ofron informacion mbi pistat e mbyllura dhe kufizimet e përkohshme të hapësirës ajrore.

NOTAM-et e dërguara nga Administrata Federale e Aviacionit e ShBA-së janë pjesë e një sistemi global sigurie, të menaxhuar nga agjencia e aviacionit e Kombeve të Bashkuara.

Pilotëve u kërkohet të rishikojnë njoftimet e fundit, të printuara në letër ose përmes një iPad-i, përpara se të nisen.

Informacionet mund të jenë deri në 200 faqe për fluturime ndërkombëtare me distanca të gjata.

NOTAM-et shkruhen në një lloj stenografie të koduar, që fillimisht ishte krijuar për ta bërë komunikimin më efikas.

Si ka ndryshuar ky sistem?

Organizata e Aviacionit Civil e OKB-së (ICAO) ka udhëhequr një tentim për riparimin e këtij sistemi, për t’ua bërë pilotëve dhe linjave ajrore më të lehtë filtrimin e njoftimeve më të rëndësishme dhe shfaqjen e tyre në gjuhë më të qartë.

Në korrik të vitit 2017, një avion i linjës ajrore Air Canada kishte zbritur në pistën e gabuar në aeroportin e San Franciskos dhe pothuajse ishte përplasur me katër avionë të tjerë.

Njoftimi për mbylljen e njërës prej dy pistave në atë aeroport ishte shënuar në NOTAM para fluturimit – në faqen e tetë të një dokumenti prej 27 faqesh – dhe pilotët nuk e kishin parë.

Një pasagjer duke pritur fluturimin e tij në Aeroportin Reagan në Uashington. Fotografi nga arkivi.
Një pasagjer duke pritur fluturimin e tij në Aeroportin Reagan në Uashington. Fotografi nga arkivi.

Ky incident, dhe ankesat e pilotëve për informacion të tepërt në këtë sistem, e nxitën iniciativën për ta ndryshuar mënyrën e funksionimit të sistemit.

“(NOTAM-et) janë thjesht një grumbull mbeturinash të cilave askush nuk i kushton vëmendje”, tha kryetari i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit të ShBA-së, Robert Sumwalt gjatë një seance dëgjimore të vitit 2018 për incidentin e linjës ajrore Air Canada, që ndihmoi në nxitjen e një fushate globale për ndryshim.

Gjatë viteve të fundit, zyrtarët e FAA-së janë përfshirë në këtë iniciativë për të modernizuar sistemin. /rel/

You Might Also Like

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

Kosova Times January 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Egjipti ndjek penalisht agjentët e udhëtimeve ‘mashtruese’ për Haxh

Kosova Times Kosova Times June 22, 2024
Vuçiq: Serbia këtë javë dërgon kërkesë për vendosjen e trupave në Kosovë
ZRRE-ja licencon operatorë të rinj për furnizim me energji elektrike
Lepenci bëhet me kryesi të re, Jonuz Bela, merr drejtimin e klubit
Tentoi të grabiste bankën, por kur dështoi mori me dhunë 500 mijë lekë në një exchange! Ky është 29-vjeçari i arrestuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?