By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çitaku: Të ketë hetim dhe të shkarkohet ambasadori Martin Berishaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çitaku: Të ketë hetim dhe të shkarkohet ambasadori Martin Berishaj
Lajme

Çitaku: Të ketë hetim dhe të shkarkohet ambasadori Martin Berishaj

Kosova Times
Last updated: 2023/01/11 at 1:17 PM
Kosova Times Published January 11, 2023
Share
SHARE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sot, në një konferencë për media, ka kërkuar hetimin dhe shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas fakteve të reja që dëshmojnë përfshirjen e tij në skandalin energjetik. 

Nënkryetarja Çitaku ka thënë se është pikërisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili po bëhet pengesë për t’iu hapur rrugë përgjegjësisë dhe të vërtetës.

“Prapa ambasadorit Berishaj, fshihet një lidhje shumë më e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit. Martin Berishaj është mik i kryeministrit Kurti, i emëruar ambasador nga Kryeministri Kurti dhe përballë këtij skandali, i marrë në mbrojte direkte nga Kryeministri Kurti. Por, përkundër se qeveria është përpjekur me çdo kusht që ta amnistojë këtë aferë, skandali po thellohet çdo herë e më shumë dhe ka marrë rrugë drejt shpalosjes së fakteve tepër shqetësuese, të cilat jo vetëm që tejkalojnë çështjet e integritetit diplomatik e personal, apo edhe ndjekjes penale, por të cilat sot, shtrihen deri tek Zyra e Kryeministrit Albin Kurti dhe implikojnë vetë shtetin e Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Nënkryetarja Çitaku ka bërë thirrje që kjo aferë të zbardhet deri në fund, që imazhi i Kosovës si shtet të mos dëmtohet edhe më tej.

“Kërkojmë nga organet e zbatimit të ligjit që ta bëjnë punën e tyre investiguese si dhe nga institucionet përgjegjëse që z. Berishaj, ta shkarkojnë menjëherë nga detyra e Ambasadorit”, ka thënë Çitaku.

Ajo tha se që nga fillimi i prillit të vitit 2022, Qeveria Kurti është munduar ta amnistojë e ta fshehë këtë skandal.

“Që nga fillimi i prillit të vitit 2022, përgjatë gjithë vitit 2022, si dhe aktualisht tash, Qeveria Kurti është munduar ta amnistojë e ta fshehë një prej skandaleve dhe aferave më të thella e më të mëdha, protagonistë të së cilës si palë, i gjen mafinë energjetike të vendeve të Ballkanit, si dhe një ambasador të Republikës së Kosovës, Martin Berishaj, mik i kryeministrit Kurti, i emëruar ambasador nga Kryeministri Kurti dhe përballë këtij skandali, i marrë në mbrojte direkte nga Kryeministri Kurti”, ka thënë ajo.

Çitaku rikujtoi se mediat dje raportuan për të dhëna të tjera faktike që dëshmojnë kompania GEN ka hedhur në llogarinë Ambasadorit Berishaj 1 milion e 470 mijë euro, vlera të cilat ai nuk i ka raportuar në komision.

“Dje, mediat kosovare raportuan për të dhëna të tjera faktike në lidhje me veprimtarinë komerciale të z. Berishaj me GENIN, të dhëna për të cilat z. Berishaj nuk ka qenë i sinqertë gjatë paraqitjes së tij para Komisionit Hetimor. Sipas këtyre të dhënave, në llogarinë e z. Berishaj, kompania GEN ka hedhur hiq më pak se 1 milion e 470 mijë euro, vlera të cilat, z. Berishaj nuk i ka raportuar në komision. Paralelisht me këto të dhëna që flasin shumë,  këtu kemi të bëjmë me një përpjekje të organizuar për të fshehur gjurmë, dje pati edhe shkrime në mediat e huaja se kompania GEN, në kuadër të shpëlarjes së parave përmes kontabilitetit fiktiv, kishte financuar edhe fushata politike, duke përmendur në mes tjerash, fushatën zgjedhore të Kryeministrit Albin Kurti, ku për koincidencë, periudha kur mendohet se GEN ka financuar këto fushata, përfshinë periudhën kur ambasadori Berishaj kishte tërhequr mjetet e deponuara nga GEN-i në llogarinë e tij”, ka thënë Çitaku.

Ajo shtoi se një aferë e tillë i bën dëm imazhit të Kosovës në politikën e jashtme.

“Një kallëzim penal nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit, një aferë e thellë që i bën dëm imazhit të Kosovës, dhe vazhdimi i kësaj sage nëpër mediat ndërkombëtare edhe sot kur po flasim, nuk kanë qenë të mjaftueshme për Kryeministrin Kurti, as për Presidenten Osmani  që ambasadorin Berishaj ta ballafaqojnë me përgjegjësi”, ka thënë Çitaku. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times January 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

Kosova Times Kosova Times January 6, 2026
Ademi takon Çeferin dhe Infantino, flasin për zhvillimin e futbollit
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur lufte, mes tyre 4 gra
Aksident mes dy veturave në Klinë, katër të lënduar
Midis 100 dhe 200 njerëz u vranë në një sulm terrorist në Burkina Faso
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?