By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nostradamusi i shekullit të 21-të” zbuloi një profeci për vitin 2025: Do të zbulohen shumë sekrete botërore!
August 3, 2025
Horoskopi ditor për 3 gusht 2025
August 3, 2025
Bloomberg: Agjencitë perëndimore të inteligjencës vërejnë një rënie në numrin e operacioneve sabotuese ruse
August 2, 2025
Greta Thunberg në protestat në Sarajevë: E veshur me një bluzë “Neretva” dhe Lulen e Srebrenicës, ajo lexoi emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza
August 2, 2025
Papa mbërrin me helikopter te besimtarët entuziastë në Romë
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita dhe analistë politik ia adresojnë faturën politike qeverisë për raportin negativ të HRW
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita dhe analistë politik ia adresojnë faturën politike qeverisë për raportin negativ të HRW
Ballina 1Lajme

Opozita dhe analistë politik ia adresojnë faturën politike qeverisë për raportin negativ të HRW

Kosova Times
Last updated: 2023/01/12 at 4:45 PM
Kosova Times Published January 12, 2023
Share
SHARE

Forcat politike opozitare dhe analistë politik kanë kritikuar qeverinë e Kosovës lidhur me raportin e Human Rights Watch për vitin 2022 për Kosovën i cili përshkruan me tone negative për gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut.

Gjendja e të drejtave të njeriut karakterizohet sipas raportit, nga qëndrimi i dobët i institucioneve ndaj të drejtave të minoriteteve, grave dhe komunitetit LGBT, si dhe liritë e dobëta të medias.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke reaguar pas publikimit të raportit “Human Rights Watch” për Kosovën, deklaroi se në këtë dokument, përmenden vrasjet e grave, kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të margjinalizuara.

“Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Watch”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai deklaroi se dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie.

“Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare”.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duke reaguar ndaj këtij raporti, nga zëdhënësja e këtij subjekti Sibel Halimi, u tha se ky raport për vitin 2022 është mjaft shqetësues.

Ajo tha se për shtatë muaj u sulmuan e u kërcënuan 22 gazetarë të vendit.

Halimi tha se ka pasur reagime të dobëta të organeve kompetente, duke shtuar se institucionet e Kosovës nuk duhet të jenë armiq të gazetarëve.

“Shqetësues raporti i ‘Human Rights Watch’ për Kosovën për vitin 2022. Vetëm për shtatë muaj, janë regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit ndaj gazetarëve”, tha ajo, duke shtuar se kërcënime kanë pasur edhe së fundmi në veri të vendit.

Por, sipas saj, fatkeqësisht, të tillat kanë ardhur edhe nga zyrtarë të lartë të pushtetit, me një gjuhë të urrejtjes, të papranueshme; dhe e cila cenon besimin e publikut në medie.

“Ndërsa ndaj kësaj gjuhe ka pasur reagim të dobët të organeve kompetente. Institucione shtetërore armiqësore me gazetarët, janë gjëja e fundit që i duhet vendit tone”, tha Halimi.

Ndryshe njohës të zhvillimeve politike në vend thonë se raporti duhet të shërbejë si një alarm për institucionet e vendit.

Analisti politik Blerim Burjani thotë se raporti është negative për shumë situata.

“Kjo e kthen Kosovën mbrapa me zhvillimet te drejtave te njeriut, shkelja e te drejtave t grave dhuna dhe vrasjet në baza gjinore, janë mungesë e veprimit te organeve te drejtësisë. Pra reagimi i organeve ndaj dhunës ne baza gjinor duhet te jetë me energjik, veprues në kohë të duhur dhe vëzhgim të vazhdueshëm”, tha ai.

Sipas tij neglizhimi dhe mos veprimi me kohë ka pas pasoje mbi jetën e grave, tash fenomenet e tilla janë pasoj e ekonomisë së varfër, shtimi i dhunës, divorcet po ndodhin për arsye në radhë të parë ekonomike pastaj edhe shkaqet tjera të mos adoptimit me kushtet martesore, janë procese psiko-sociale.

“Çështja e veriut e trajtuar nga ky raport nuk thotë decidiv motivet plota pra motivet e plota, të cilat thjesht janë politike. Kurse brengosëse mbetet çështja e dhunës ndaj gazetarëve. Është e pa pranueshme kjo po ndodh dhe ka ndodhe edhe ne te kaluarën dhuna, kërcënimi dhe sharjet, fyerjet ndaj gazetarëve janë akte qyqare dhe të dëmshme për lirinë shprehjes”, tha ai.

Në raport thuhet se tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve, vrasjet e grave nga bashkëshortët dhe diskriminimi i komunitetit LGBT+ në Kosovë, janë disa nga çështjet që organizata Human Rights Watch (HRW) përmendi në raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2022 për Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Të shtëna në një dasmë në Ferizaj, policia sekuestron dy armë

Kurti e Baker në darkë pune, diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit

Policia sekuestron 73 motoçikleta në kuadër të planit `Siguria në trafik`

Transformimi i tulltores, Rama optimist, opozita e quan projekt të dështuar

Çeku: Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë

Kosova Times January 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si e shohin tani të ardhmen e tyre vetë palestinezët?

Kosova Times Kosova Times January 29, 2024
Mbi një mijë nxënës trajnohen nga FSK për sigurinë në mal e natyrë
Policia e Kosovës identifikon 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
METEO – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga 1898-a
Sandulloviq: Unë jam prova e gjallë e sundimit nazist
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?