By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë
January 11, 2026
Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq pret që ShBA-ja “të inkurajojë Prishtinën për të përmbushur obligimet”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq pret që ShBA-ja “të inkurajojë Prishtinën për të përmbushur obligimet”
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq pret që ShBA-ja “të inkurajojë Prishtinën për të përmbushur obligimet”

Kosova Times
Last updated: 2023/01/12 at 6:57 PM
Kosova Times Published January 12, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në Beograd, tha se pret që ShBA-ja të inkurajojë Kosovën që “të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.

“Shpreha pritjen që ShBA-ja të njohë përpjekjet e vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përdorë ndikimin e saj të padyshimtë dhe të inkurajojë Prishtinën që të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara, por edhe të vazhdojë dialog në frymën e shkëmbimit të sinqertë dhe të hapur të propozimeve për zgjidhjen e sfidave specifike”, shkroi Vuçiq në Instagram më 12 janar pasi postoi një fotografi të përbashkët me Cholletin.

Ai shtoi se ka pasur një “bisedë përmbajtësore dhe të hapur” me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Derek Chollet mbërriti në Beograd nga Prishtina më 12 janar.

Pas një drekë pune me presidentin e Serbisë, ai do të bisedojë ndaras me kryeministren, Ana Brnabiq dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq.

Një nga temat e diskutimit është vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe planin evropian për Kosovën.

Ai plan iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe ShBA-ja.

Në tekstin e planit, në të cilin Radio Evropa e Lirë kishte qasje, thuhet se palët janë të vetëdijshme se pacenueshmëria e kufijve dhe integritetit territorial dhe sovranitetit dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kushtet themelore për paqen.

Ai gjithashtu parasheh njohjen e simboleve shtetërore dhe një marrëveshje të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Siç është bërë e ditur, Chollet me zyrtarët në Beograd do të diskutojë sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal, përparimin e Serbisë në rrugën evropiane dhe rolin e saj në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale.

Derek Chollet gjatë një bisede që bëri me gazetarët në Prishtinë më 11 dhjetor tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Ndërsa më 12 janar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times January 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania, Italia dhe Japonia nisin punën në krijimin e një aeroplani të ri luftarak

Kosova Times Kosova Times December 9, 2022
Mallorca e Muriqit sfidon Barcelonën
Quni dhuron pikturë të Ibrahim Rugovës Papës Leo XIV
Horoskopi ditor për 8 Janar 2025!
Varrimi i Navalny është caktuar për 1 mars në varrezat e Borisov në Moskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?