By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”
November 20, 2025
Fuqia e madhe e Hënës së Re – 20 Nëntori ndryshon fatin e shumë shenjave të zodiakut
November 20, 2025
Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit
November 20, 2025
Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve
November 20, 2025
Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreth 11 mijë persona presin të përfitojnë nga ligji për pensione
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rreth 11 mijë persona presin të përfitojnë nga ligji për pensione
Lajme

Rreth 11 mijë persona presin të përfitojnë nga ligji për pensione

Kosova Times
Last updated: 2023/01/13 at 9:53 AM
Kosova Times Published January 13, 2023
Share
SHARE

Për pensionistët e Kosovës, duket se po vijnë ditë të mira, pasi që Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kriterin diskriminues, e që ua kërkonte atyre 15 vite përvojë punë para luftës. 11 mijë persona presin të përfitojnë nga ky ligj, i cili brenda 6 muajve pritet të dërgohet në Kuvend, raporton RTK.

15 vite përvojë pune para luftës, i janë dashur pensionistëve të Kosovës  që ta marrin pensionin bashkë me kontributet e tyre pensionale. Ky kriter, i cili është konsideruar diskriminues, pritet të hiqet pasi që Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’ua njohë kontributet punëtorëve të larguar nga puna viteve të 90-ta.

Asllan Asllani, kryetar i Pensionistëve të Prishtinës tha se e kanë mirëpritur këtë vendim që sipas tij, është i drejtë.

“Është shumë e drejtë që t’u njihet dhe kompensohet ajo pjesë, sepse na kanë larguar nga puna pa dëshirën tonë”, tha ai.

Ky vendim nga Gjykata Kushtetuese duhet të kalojë në afat kohor, tha  për Radio Kosovën hulumtuesi i Institutit Kosovar për Drejtësi, Gëzim Shala, duke shtuar se brenda 6 muajve, Qeveria dhe Kuvendi duhet t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për ta shtyrë përpara këtë ligj.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur për sa i përket aspektit se kur ky vendim hyn në fuqi dhe ka përcaktuar afatin 6 mujor e që i bie që brenda kësaj periudhe, Qeveria dhe Kuvendi duhet të ndryshojnë ligjet, vendimet, politikat, aktet nënligjore dhe të gjitha të tjerat që kërkohen për zbatim të aktgjykimit në fjalë, në mënyrë që  kjo kategori të mos përjashtohet nga ky lloj i pensionit”, tha ai.

Shala bëri të ditur se edhe ata të cilët aktualisht janë në pension, do të mund  të përfitojnë të drejtën e tyre nga ky ligj.

“Poashtu në momentin kur adresohet kjo çështje nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,  më pastaj ky kufizim nuk do jetë fare edhe që i bie që të gjithë personat që kanë kontribuar në këtë periudhe pa marrë parasysh faktin që nuk i kanë 15 vite do ta ushtrojnë të drejtën me këtë pension, edhe pensionistët aktual edhe ata të tjerët që në ndërkohë do ta arrijnë moshën e pensionimit”, tha ai.

Deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj ka thënë se partia  e tij tash e disa vite ka kërkuar që të hiqet ky kriter diskriminues. Ai tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duhet të respektohen.

“Brenda afatit, pozitë e opozitë duhet të mbështesin këtë ligj ashtu që brenda 6 muajve ky ligj të marrë formën e prerë e që pensionistet të marrin kontributin e vet”, tha ai.

Sipas të dhënave, rreth 11 mijë persona presin të marrin pensionet me kontributet e tyre.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje shiu në formë shtrëngatash

Osmani pret sot përfaqësuesit e partive politike në takim

Ngjarjet e datës 20 nëntor

Mbahet seanca ndaj të dyshuarve për spiunazh Shabani dhe Qerimi

Mot sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Kosova Times January 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dhoma e Përfaqësuesve miraton Projektligjin e Mbrojtjes Kombëtare

Kosova Times Kosova Times December 12, 2024
Hovenier: Ka aktorë të huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës
Ndalimi i dronëve në rajone mund të sjellë 10 miliardë rubla humbje
“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”
Objekti i djegur në Leposaviq: Policia nuk dyshon në zjarrvënie, zyrtari komunal akuzon Listën Serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?