By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq thotë se e ka informuar Cholletin për “vijat e kuqe” lidhur me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq thotë se e ka informuar Cholletin për “vijat e kuqe” lidhur me Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq thotë se e ka informuar Cholletin për “vijat e kuqe” lidhur me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/01/13 at 6:28 PM
Kosova Times Published January 13, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha këshilltarit të lartë të DASh-it, Derek Chollet, se për shtetin e tij çdo formë e njohjes formale apo joformale e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara paraqesin “vija të kuqe”.

Më 12 janar, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, u takua në Beograd me Vuçiqin dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Vuçiq u tha gazetarëve se me diplomatin amerikan ka diskutuar për planin franko-gjerman për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi treguar se cilat janë ‘vijat tona të kuqe’. Çdo formë e njohjes formale ose joformale e pavarësisë apo lejimi i anëtarësimit në OKB, ne nuk duam dhe nuk mund ta diskutojmë dhe kjo është pjesë integrale e atij plani”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se pjesa tjetër e planit franko-gjerman, që tani po njihet si plani i BE-së, mund të diskutohet.

Ky propozim synon normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ka mbështetjen edhe të ShBA-së.

Vuçiq shprehu mirënjohje ndaj administratës amerikane që po insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje për Asociacionin, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik. Kurti ka argumentuar se institucionet monoetnike bien ndesh me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Çfarë parasheh Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Vuçiq tha “është e pamundur të arrihet përparim nëse dikush vazhdimisht i referohet akteve të veta ligjore”.

“Kur ju insistoni që diçka duhet të jetë në përputhje me, siç thonë, Kushtetutën e Kosovës, atëherë pse kemi negociuar, për çfarë kemi negociuar?”, pyeti presidenti serb.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 gjeti se parimet për formimin e Asociacionit nuk janë plotësisht të harmonizuara me frymën e Kushtetutës, por tha se ato mund të harmonizohen.

Para qëndrimit në Serbi, Chollet vizitoi Kosovën, ku deklaroi se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Prishtina kërkon që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Kosova Times January 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hapen qendrat e votimit për zgjedhjet në 61 bashki

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
Southgate zbardh listën përfundimtare të Anglisë për EURO 2024
Rama ia dhuron ‘Çelësin e kryeqytetit’ ambasadorit Hovenier
Zierja në birrë: Një truk i shijshëm për mishin më të butë që ia vlen të provohet
Inter kalon në finale të Superkupës së Italis
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?