By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria i bashkohet regjistrimit ndërkombëtar të shpendëve ujorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria i bashkohet regjistrimit ndërkombëtar të shpendëve ujorë
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria i bashkohet regjistrimit ndërkombëtar të shpendëve ujorë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/15 at 10:09 PM
Kosova Times Published January 15, 2023
Share
SHARE

Në Lagunën e Karavastasë specialistët e zonave të mbrojtura dhe ekipe vullnetarësh mjedisorë kanë nisur në mëngjes herët regjistrimin e shpendëve dimërorë të ujit.

Në rreth 30 ligatina të vendit ky është viti i tridhjetë kur Shqipëria përfshihet në këtë proces që kryhet çdo vit në më shumë se 144 vende dhe mbi 25 mijë habitate të ndryshme ujore, thotë ornitologu i njohur shqiptar Taulant Bino.

“Shumë ekipe janë shpërndarë në 30 ligatina kryesore të Shqipërisë dhe synimi kryesor është numërimi i shpendëve të ujit të pranishëm në këto ligatina. Kjo është ditëlindja e tridhjetë e numërimit të shpendëve në Shqipëri. Ka nisur që në vitin 1993 me një ekip të vogël holandez dhe shqiptar dhe më pas specialistët shqiptarë kanë marrë iniciativën dhe kryhet në mënyrë të vazhdueshme”.

Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë -Karavasta Ardian Koçi thotë se të dhënat janë mjaft të rëndësishme për të parë ndryshimet në mjedis dhe situatën e ligatinave.

“Të gjitha të dhënat që ne marrim nga numërimi konvergojnë në një qendër ndërkombëtare dhe në bazë të të dhënave dhe krahasimit me vitet e shkuara arrihet në përfundim se si kanë ndikuar ndryshimet mjedisore në popullata të ndryshme të shpendëve ujorë dimërues.”

Ligatinat shqiptare përgjithësisht vazhdojnë të ruajnë një karakter natyror që është i rrallë në vendet e tjera të botës , pasi në vendet e Evropës shumica janë ligatina artificiale. Shqipëria e ka këtë avantazh sepse një pjesë e lumenjve janë ende të paprekur nga dora e njeriut dhe krijojnë degëzime dhe përmbytje duke krijuar edhe ligatina të reja, thotë zoti Bino. Ai flet edhe për problemet në ligatinat shqiptare.

“Një pjesë e ligatinave shqiptare ka probleme madhore siç mund të jetë shqetësimi njerëzor, afrimi i urbanizimit pranë qendrave të shpërndarjes së botës së egër si dhe probleme të tjera të ndotjes. Këtu jemi në një sipërfaqe bujqësore. Patjetër në bujqësi përdoren lëndë organike, inorganike, pesticide të cilat kontribuojnë në përkeqësimin e cilësisë së ujrave të lagunave tona”.

Ndërsa lidhur me situatën e popullatave të shpendëve këtë vit drejtori i Parkut Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi, thotë se ajo është e ndryshme dhe duhet parë në kompleks.

“Kemi pasur ngritje, kemi pasur ulje, duhet parë më në kompleks situata. Deri para dy tre ditësh që ne kemi monitoruar vazhdimisht, situata në Parkun Divjakë- Karavasta, ku edhe ne jemi fokusuar sot si ligatina më e madhe në Shqipëri, duket me një numër të kënaqshëm të shpendëve ujorë dimërues.”

Nga regjistrimet, Shqipëria strehon mesatarisht çdo vit rreth 165 mijë shpendë dimërues të ujit me rreth 95 specie të ndryshme . Vit pas viti biologët kanë parë edhe lloje të reja që i shtohen pasurisë së faunës së Shqipërisë.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

Kosova Times January 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti pret ambasadorin e ri turk: Turqia, partner i dëshmuar i Kosovës

Kosova Times Kosova Times February 23, 2023
Presidenti i Qipros: Anija e dytë me ndihma, e gatshme të lundrojë drejt Gazës
Hetimet për “5D”, Mazniku tre orë në Prokurorinë e Posaçme
Bllokadë pas bllokade deri në marrëveshje politike!
Arrestohet kosovari që dyshohet se kreu vrasje në Norvegji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?