By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Brenda lojës së re të pushtetit të Rusisë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Escobar dhe Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Escobar dhe Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi
Ballina 1Lajme

Escobar dhe Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/01/16 at 4:23 PM
Kosova Times Published January 16, 2023
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, pritet që më 20 janar të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel. Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se i dërguari i Bashkimit Evropian do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy të dërguarit kohëve të fundit kanë vepruar bashkërisht me qëllim që të rrisin gjasat për sukses në dialog. Në Bruksel, disa herë kanë thënë se angazhimi i përbashkët BE-ShBA është treguar i dobishëm për të bindur palët që të ulin tensionet.

Escobar dhe Lajçak më 9 janar janë takuar me ambasadorët e shteteve të NATO-s me të cilët kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe rajon dhe kanë paraqitur para tyre edhe planet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Burimet diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se Kosovën dhe Serbinë së shpejti do ta vizitojë edhe i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, dhe ai i Gjermanisë, Jens Plotner, por aktualisht nuk është saktësuar nëse këta dy diplomatë do të shoqërojnë Escobarin dhe Lajçakun.

Megjithatë, sipas burimeve, tashmë është arritur një pajtim i gjerë për të mbështetur propozimin franko- gjerman për një marrëveshje bazë mes Kosovës dhe Serbisë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se ky propozim është “propozim evropian” dhe ka mbështetjen e të gjitha shteteve të BE-së. Këtë plan e përkrah edhe ShBA-ja.

Sipas burimeve në Bruksel, gjatë takimeve që Escobar dhe Lajçak do të kenë në Prishtinë dhe Beograd, fokusi kryesor do të jetë propozimi për një marrëveshje bazë dhe për organizimin e takimeve në nivel të lartë në dialog sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për këtë propozim.

Sa i përket një takimi të ri mes bartësve të dialogut, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, diplomatët në Bruksel nuk kanë përmendur ndonjë datë, por kanë thënë se “po punohet që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo varet nga vullneti i të dyja palëve dhe gatishmëria e tyre për të arritur rezultate konkrete”.

Synimi i bllokut evropian është që takimi Kurti-Vuçiq të ndodhë para fundit të muajit janar.

Herën e fundit që Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar rund bisedimesh ishte më 21 nëntor të vitit 2022.

Ndërkaq, temë e diskutimeve gjatë vizitës së Escobarit dhe Lajçakut pritet të jenë edhe tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë – që mbajtën të bllokuar për 20 ditë veriun e Kosovës në fundin e vitit 2022 – dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialog.

Kosova është nën presion që të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas SHBA-së dhe BE-së, është obligim i Prishtinës.

Gjatë një vizite në Prishtinë më 11 janar, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, kryeministri Kurti ka shprehur qëndrimin e se është kundër një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Asociacioni të diskutohet në kuadër të një marrëveshjeje finale për normalizimin e raporteve.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Prishtina kërkon që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Moti në Shqipërie, me vranësira, kthjellime dhe mundësi reshje

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Kosova Times January 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për të dielën, 3 Mars 2024!

Kosova Times Kosova Times March 2, 2024
Konsultimet mes Rusisë dhe SHBA-së për Ukrainën do të mbahen më 24 mars në Riad
Zyrtarët rusë po tërhiqen nga Kherson, dhe monumentet e kulturës ruse po zhvendosen?
Kallas viziton tri shtete të Ballkanit Perëndimor
Qindra mercenarë të Wagner u larguan nga Republika e Afrikës Qendrore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?