By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus
January 25, 2026
Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014
January 25, 2026
Macron kërkoi urgjentisht armë që do të ndryshojnë rregullat e lojës
January 25, 2026
VIDEO: Momenti kyç i vrasjes në Minneapolis është kapur, dëshmitarët thonë: ‘Alex nuk kishte armë, ai kishte një kamerë!’
January 25, 2026
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet Samiti i Investitorëve, Kryeministri Kurti fton bizneset private të investojnë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Mbahet Samiti i Investitorëve, Kryeministri Kurti fton bizneset private të investojnë në Kosovë
Lajme

Mbahet Samiti i Investitorëve, Kryeministri Kurti fton bizneset private të investojnë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/16 at 10:44 PM
Kosova Times Published January 16, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Zvicër. Në ditën e tij të parë, ai, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Shefin e Stafit, Luan Dalipi, Këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe Këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj ishin folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih (Zürich), të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Para më shumë se 60 ndërmarrësve dhe drejtueseve të kompanive të ndryshme, në fushën e infrastrukturës, mjedisit, energjisë, prodhimit dhe teknologjisë së informacionit, Kryeministri Kurti dhe delegacioni qeveritar prezantuan mundësitë që Kosova ofron për investitorë dhe investime të huaja.

Të pranishmit u njoftuan për përparimin në fushën e sundimit të ligjit dhe për stabilitetin institucional, për politika fiskale të zbatuara në vend, planet investive të Qeverisë dhe karakteristika e fuqisë punëtore në Kosovë.

Marrë parasysh ndryshimet pozitive në dy vitet e fundit dhe kushtet e favorshme që ofrohen, Kryeministri Kurti ftoi bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë.

Pas prezantimeve hyrëse, kryeministri Kurti së bashku me këshilltarin e tij për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, po ashtu ishin pjesë e panelit të diskutimit në të cilin u trajtuan më detajisht specifikat dhe përparësitë e të bërit biznes në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

Kosova Times January 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së paralajmëron grevë

Kosova Times Kosova Times October 29, 2022
Rusia: Shtyrja e bisedimeve bërthamore me ShBA-në, për shkak të dallimeve
Larg Moskës.Bullgaria kundër gazit dhe naftës ruse
IKSHPK thirrje për vaksinimin e fëmijëve: Mbron nga sëmundjet e rrezikshme
Specialja arreston dy persona për pengim të drejtësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?