By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Davos, Zonja e Parë e Ukrainës kërkon mbështetje për shtetin e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në Davos, Zonja e Parë e Ukrainës kërkon mbështetje për shtetin e saj
Ballina 2Rajon / Botë

Në Davos, Zonja e Parë e Ukrainës kërkon mbështetje për shtetin e saj

Kosova Times
Last updated: 2023/01/17 at 9:20 PM
Kosova Times Published January 17, 2023
Share
SHARE

Zonja e Parë e Ukrainës u bëri thirrje liderëve botërorë dhe shefave të korporatave në Forumin Botëror Ekonomik që të bëjnë më shumë për të ndihmuar shtetin e saj, në kohën kur pushtimi rus po lë fëmijët të vdesin dhe bota po përballet me pasiguri ushqimore.

Teksa afrohet përvjetori i parë i luftës, Olena Zelenska, tha se prindërit në Ukrainë po qajnë teksa po shohin mjekët duke u munduar të shpëtojnë fëmijët e tyre, fermerët janë të frikësuar t’i kthehen punimit të fushave nga frika e minave dhe “ne nuk mund të lejojmë që të ndodhë një Çernobil i ri”. Ajo iu referua fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986, teksa raketat ruse për muaj të tërë po godasin infrastrukturën e energjisë së Ukrainës.

“E përbashkëta jonë është se ju jeni shumë influencues”, tha Zelenska para të pranishmëve. “Por, ka diçka që na ndan, e ajo është se jo të gjithë ju shfrytëzoni ndikimin tuaj, ose ndonjëherë e përdorni në atë mënyrë që na ndan më shumë ne”.

Ajo foli para qindra zyrtarëve qeveritarë, udhëheqësve të kompanive, akademikëve dhe aktivistëve nga e mbarë bota që po marrin pjesë në forumin që mbahet në Davos. Në këtë forum bisedohet për problemet me të cilat përballet bota sikurse uria, ndryshimet klimatike, ngadalësimi ekonomik dhe tema të tjera.

“Tani kjo është më e rëndësishme në kohën kur agresioni i Rusisë paraqet shumë sfida në Evropë”, tha Zelenska.

Lufta në Ukrainë, që Rusia nisi më 24 shkurt 2022, ka vrarë mijëra civilë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur. Lufta po ashtu ka shkaktuar krizë në tregjet globale, teksa inflacioni dhe pasiguritë ushqimore janë rritur në shtetet në zhvillim.

“Të drejtën e ushqimit e ka çdo qenie njerëzore dhe është tallje me njerëzimin dhe për natyrën njerëzore që në shekullin 21 ka mundësi që ne të përballemi me uri masive, sepse ka agresion në disa shtete”, tha ajo.

Ukraina dhe Rusia kanë furnizuese kyçe të drithërave dhe ushqimeve të tjera për Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Azinë.

Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara ka thënë se 350 milionë persona në mbarë botën janë në prag të urisë për shkak të konflikteve, ndryshimeve klimatike dhe COVID-19.

Zelenska tha se “nuk ka asnjë ditë pushim nga lufta” dhe se të gjithë në Ukrainë “po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë”, por shtoi se beson që bota do të unifikohet për paqe.

Bashkëshorti i saj, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet forumit në Davos përmes video-lidhjes, ndërkaq së bashku me Zelenskën në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe disa zyrtarë ukrainas.

Davosi ofron mundësi të re për të dërguarit ukrainas që të zgjerojnë mbështetjen ndërkombëtare, sikurse me armë dhe tanke, por edhe për të kërkuar që Rusia të izolohet edhe më tej dhe të ngufatet ekonomia e saj.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times January 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hapet programi i subvencionimit të energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm për vitin 2024/2025

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Mustafaj tregon se çka i tha Rugova pas takimit me Millosheviqin
Kurti përkulet para qirinjve që u ndezën për policin e vrarë sot në Veri Afrim Bunjaku
Pothuajse 400 çështje penale janë hapur në Republikën Çeke për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për deputetë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?