By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një kardiolog ua ka ndaluar këtë ushqim familjes së tij, sepse shkurton jetën dhe rrit rrezikun e sëmundjeve!
May 14, 2025
Pulë në një salcë kremoze me perime: Një recetë për një pjatë të shijshme
May 14, 2025
Trepça dhe Bashkimi sonte përballen në betejën e katërt të finales
May 14, 2025
Një kameraman i BBC-së regjistroi një sulm të tmerrshëm në një spital në Gaza: U bombardua ndërsa filmonte fëmijë të kequshqyer
May 14, 2025
BE miraton sanksionet kundër Rusisë
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë në mars
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë në mars
Ballina 1Lajme

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë në mars

Kosova Times
Last updated: 2023/01/18 at 3:26 PM
Kosova Times Published January 18, 2023
Share
SHARE

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gatshme që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të fillojë më 1 mars të këtij viti.

Gjatë konferencës së fundit përgatitore, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha është gati të fillojë gjykimin, pavarësisht volumit të punës, procedurave dhe dokumenteve që duhet të shqyrtohen.

Gatishmërinë për fillim të gjykimit në muajin mars kanë shprehur edhe avokatët mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi.

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emerson.
Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emerson.
Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emerson tha se ekipi i tij është i gatshëm për fillim të gjykimit në muajin mars, megjithatë ai tha se “kanë para vetes një periudhë jashtëzakonisht intensive pune” deri në fillimin e gjykimit.

Avokatët mbrojtës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u pajtuan që të mos lexohet aktakuza në fjalën hyrëse në fillim të gjykimit. Mirëpo, ZPS-ja tha se do të mbajë një deklaratë hyrëse.

Edhe avokatët mbrojtës thanë se do të bëjnë një deklaratë hyrëse, pas deklaratës së ZPS-së në fillim të gjykimit.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, shprehi qëndrimet e tij me volumin e punës në këtë rast duke thënë se “pret që ky gjykim të jetë më i gjatë se sa mendohet”.

Smith tha se gjykimi mund të tejkalojë periudhën prej pesë vitesh sa është paraparë të zgjasë procesi gjyqësor në këtë rast.

Megjithatë, ai tha se gjykata rezervon të drejtën që t’i kërkojë prokurorisë që të zvogëlojë numrin e dëshmitarëve apo të shmangë përsëritjen e tyre në proces.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të trupit gjykues, ZPS-ja konfirmoi se janë mbi 300 dëshmitarë, por se jo të gjithë parashihet që të shkojnë në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

ZPS-ja tha se në disa raste, do të mbështetet në dëshmitë e tyre.

Mospajtime për kohën e nisjes dhe mbarimit të konfliktit në Kosovë

Zyra e Prokurorit të Specializuar akuzon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Por, si fillim të konfliktit të armatosur ZPS-ja ka përmendur janarin e vitit 1998 dhe si përfundim të konfliktit shtatorin e vitit 1999.

Megjithatë avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit thanë se duhet qartësuar saktësisht datën se kur ZPS-ja konsideron se ka filluar konflikti i armatosur dhe se kur ka përfunduar ai, pasi sipas tyre, disa prej akuzave për krime lufte nuk përkojnë me datën e fillimit e as të mbarimit të konfliktit të armatosur.

Duke iu referuar aktgjykimeve të Tribunalit të Hagës në rastet ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se konflikti i armatosur në Kosovë nuk mund të thuhet se ka filluar para 23 prillit të vitit 1998 dhe se si përfundim i konfliktit armatosur ai përmendi mesin e qershorit të vitit 1999.

“Akuzat për krime lufte përfundojnë sigurisht kur përfundon edhe konflikti”, tha Emmerson.

Në anën tjetër, Luka Misetic, anëtar i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nëse përfundimi i konfliktit të armatosur është qershori i vitit 1999, atëherë sipas tij, “janë një serë dokumentesh dhe dëshmitarësh që nuk duhet fare të merren parasysh”.

“Është dyshim i bazuar që nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999. Në gjykimin ndaj Ramush Haradinajt një nga akuzat u hodh poshtë pikërisht sepse incidenti u konstatua se kishte ndodhur para 22 prillit 1998, prandaj gjykata nuk kishte juridiksion”, tha Misetic.

Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë seancës dëgjimore para Dhomës së Specializuar të Kosovës, në Hagë, më 18 janar 2023.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë seancës dëgjimore para Dhomës së Specializuar të Kosovës, në Hagë, më 18 janar 2023.
Ish-eprorët e UÇK-së u arrestuan nëntorin e vitit 2020. Që nga ajo kohë ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ata dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar dha dorëheqje kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith. Smith, i cili i ishte bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar në vitin 2018 ishte i ngarkuar me hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Prokurori Smith dha dorëheqje pasi u në ShBA u emërua si prokuror i posaçëm për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.

Smith u zëvendësua nga Alex Whiting që do të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri.

Që nga funksionalizimi i Gjykatës Speciale, ky institucion ka shpallur vetëm një aktgjykim për krime lufte.

Më 16 dhjetor 2022, Gjykata Speciale, dënoi me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto pretendime janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, të hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty.

Ky raport i ka hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës, në vitin 2015.

You Might Also Like

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës

Moti në Shqipëri i kthjellët dhe me diell

Sot mot me diell e vranësira

Kosova Times January 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti kujton 26-vjetorin e sulmit kriminal serb mbi familjen Jashari

Kosova Times Kosova Times January 22, 2024
Kurti: Është detyra jonë të angazhohemi për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në STEM
Arsenali bërthamor rus: Sa i madh është dhe kush e kontrollon?
Fico i Sllovakisë “nuk do të mbështesë” më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Abdixhiku në familjen Jashari: Nderojmë të shkuarën, bëjmë të ardhmen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?