Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim sot në Shën Petersburg për të shënuar 80 vjetorin e rrethimit të Leningradit.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) pretendon se presidenti mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të shpallur një valë të dytë mobilizimi.
#Putin's directive to conduct large-scale military reforms aimed at expanding #Russia’s conventional armed forces is likely to prepare for a protracted war in #Ukraine and to set conditions to build a significantly stronger Russian military quickly. https://t.co/ll0oKOkXhS https://t.co/0wjgVWMsuw
— ISW (@TheStudyofWar) January 18, 2023
Vala e parë e “mobilizimit të pjesshëm” të shpallur nga Putin në shtator çoi në një largim masiv të burrave nga Rusia që mund të ishin mobilizuar. Në valën e parë të mobilizimit, u thirrën 300,000 burra, kryesisht nga zonat më të varfra të Rusisë.
Në ditët e fundit, Kremlini mohoi se Rusia po planifikonte një valë të dytë mobilizimi./Kosovatimes/