By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do të ndodhë vërtet një tribunal special për Ukrainën?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > A do të ndodhë vërtet një tribunal special për Ukrainën?
Ballina 2Gjeopolitikë

A do të ndodhë vërtet një tribunal special për Ukrainën?

Kosova Times
Last updated: 2023/01/19 at 7:07 PM
Kosova Times Published January 19, 2023
Share
SHARE

AFP

A mund të qëndrojë një ditë presidenti rus, Vladimir Putin, në bankën e të akuzuarve në Hagë? Kjo mund të duket më e afërt pasi Gjermania mbështeti themelimin e një tribunali special për pushtimin e Ukrainës.

Të hënën, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, bëri thirrje për themelimin e një tribunali të posaçëm ndërkombëtar për të ndjekur liderët rusë lidhur me pushtimin e Ukrainës.

Ajo çfarë duhet “është një tribunal, i cili mund të hetojë lidershipin rus dhe t’i vendosë ata para gjyqit”, tha Baerbock më 16 janar, gjatë një fjalimi në Akademinë e Ligjit Ndërkombëtar në Hagë, ku gjendet edhe selia e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjPN).

Por, ka pengesa të mëdha përpara se të krijohet një gjykatë e tillë, e lëre më të gjykojë liderët rusë.

Pse një tribunal special?

Baerbock tha se një tribunal i tillë, gjykatë speciale, do të mbushte një “zbrazëti” në të drejtën ndërkombëtare.

GjPN-ja me seli në Hagë ka nisur një hetim lidhur me krimet e luftës në Ukrainë, por ky institucion nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit – akti i pushtimit të një shteti tjetër – sepse Federata Ruse nuk është nënshkruese e Statutit të Romës, një traktat që e ka krijuar këtë gjykatë.

As Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtare të gjykatës, e cila u krijua në vitin 2002.

Gjykata Penale Ndërkombëtare mund të trajtojë raste kur paditësi dhe i pandehuri janë anëtarë të gjykatës ose rasti ngrihet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Rusia nuk është anëtare e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe është një nga pesë fuqitë botërore që ka të drejtën e vetos dhe është anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit. Statusi i saj në këtë institucion ka të ngjarë se do të bllokonte institucionin e OKB-së që të inicionte një rast para gjykatës.

Cili është plani gjerman?

Baerbock propozoi një “format të ri” të gjykatës me qendër në Hagë, që do të ngrihet në të ardhmen e afërt, nëse është e mundur.

Gjykata mund të “nxjerrë juridiksionin e saj nga ligji penal ukrainas”, por të ketë prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë dhe të jetë e financuar nga jashtë, tha ajo.

Kjo do të ishte ndryshe nga gjykatat sipas ligjit ndërkombëtar, si ato për luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi.

Dhe, ndërsa gjykatat për Kamboxhinë dhe Kosovën kanë përdorur ligjet lokale, ato nuk ishin në gjendje të provonin agresionin midis një shteti dhe një shteti tjetër.

Në të njëjtën kohë, Baerbock propozoi ndryshimin e rregullave të GJPN-së në terma afatgjatë në mënyrë që të mund të ndjekë penalisht shtetet joanëtare për agresion.

Kë do të synonte?

Një tribunal speciale do të synonte udhëheqjen civile dhe ushtarake të Rusisë për dhënien e urdhrit dhe mbikëqyrjen e pushtimit të Ukrainës, tha Baerbock.

Teksa GJPN-ja do të mund të akuzonte ushtarët dhe komandantët rusë në terren, Baerbock tha se do të ishte “e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos thirrej në imunitet”.

Agresioni ishte “krimi origjinal që mundësoi të gjitha krimet e tjera të tmerrshme”.

Çka mendon GjPN-ja?

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjPN), Karim Khan, kundërshtoi krijimin e një tribunali special për të ndjekur penalisht krimet në Ukrainë.

Ai tha në dhjetor se kjo gjykatë nuk duhet “të ngrihet për të dështuar” dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të përqendrohet në mbështetjen e hetimit të tij.

Baerbock tha se ishte thelbësore të vazhdonte mbështetja për GJPN-në dhe këmbënguli se një tribunal tjetër nuk do ta minonte atë.

Cilat janë pengesat?

Për të ekzistuar, në radhë të parë, gjykata ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare – dhe kjo mund të jetë e vështirë.

Pjesa më e madhe e Perëndimit duket se e mbështetë këtë, me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që bëri thirrje për një tribunal special në dhjetor.

Por, pjesa tjetër e botës mund të jetë më e rezervuar.

“I dëgjoj ata kritikë që shprehin shqetësime se një rrugë e tillë do të tregonte se ne kujdesemi për një luftë sepse po ndodh në Evropë, dhe unë e ndaj këtë shqetësim, kështu që është e rëndësishme që të flasim me partnerë nga rajone të tjera”, tha Baerbock.

Por, problemi më i madh mund të jetë sjellja e çdo të dyshuari para drejtësisë.

Rusia ka thënë se çfarëdo gjykate në Ukrainë do t’i mungojë legjitimiteti dhe do të refuzojë t’i ekstradojë të dyshuarit.

Ukraina mund t’i ekstradojë rusët e kapur, por kjo do t’i linte të padëmtuara figurat e nivelit të lartë.

“Nëse nuk ka një ndryshim regjimi në Rusi, Putini dhe udhëheqës të tjerë të nivelit shumë të lartë do të duhet të largohen nga Rusia në mënyrë që të arrestohen”, tha Cecily Rose, profesor i së drejtës ndërkombëtare publike në Universitetin Leiden.

You Might Also Like

Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit

Axhenda ndërkombëtare

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Ushtria ruse sulmon qytetin e Samarës. Ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

Kosova Times January 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mandiq zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi

Kosova Times Kosova Times October 30, 2023
Witkoff: Bisedimet Putin-Trump mund të ndodhin këtë javë
Hoti i LDK-së rendit projektet milionëshe të bllokuara
ÇFARË PO NDODH NË RUSI?! Pas shpërthimit, e gjithë vendburimi i naftës mori flakë – skena apokaliptike të regjistruara në kamera (VIDEO)
Propozimi i ri për liberalizimin e vizave, për Kosovën hyn në fuqi jo më vonë se në dhjetor 2023
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?