By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermanisë i bëhet presion ta furnizojë Ukrainën me tanke
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjermanisë i bëhet presion ta furnizojë Ukrainën me tanke
Rajon / Botë

Gjermanisë i bëhet presion ta furnizojë Ukrainën me tanke

Kosova Times
Last updated: 2023/01/20 at 12:05 AM
Kosova Times Published January 19, 2023
Share
SHARE

Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve amerikanë në Davos se Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke luftarake, nëse këtë e bën edhe ShBA-ja, sipas deklaratës së përfaqësuesit demokrat Gregory Meeks, nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Scholz është nën presion të shtuar nga aleatët e tij evropianë për autorizim të eksportimit të tankeve të llojit Leopard, të prodhuara në Gjermani.

“Në thelb, duhet të jenë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, tha Meeks për agjencinë e lajmeve AFP më 19 janar, pas takimit të një dite më parë me Scholz në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai “beson fuqishëm” se Ukraina duhet të furnizohet me tanke, në një deklaratë pas takimit të tij në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ne e dëgjojmë mesazhin tuaj. Ju keni nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe artilerisë, më shumë armatim”, tha ai në Twitter. “Unë besoj fuqishëm se tanket duhet të dërgohen”.

The time is now. Ukraine needs more military equipment. I firmly support the delivery of tanks.@ZelenskyyUa @Denys_Shmyhal pic.twitter.com/gUp49Va1R8

— Charles Michel (@CharlesMichel) January 18, 2023

Ndërkohë, një grup prej nëntë vendeve – përfshirë këtu Britaninë e Madhe, Poloninë dhe Holandën – u zotuan se do të synojnë furnizim me “pako të paprecedenta të donacioneve”, përfshirë këtu tanke ushtarake për t’i ndihmuar Ukrainës në konfliktin me Rusinë.

“Jemi të përkushtuar që së bashku t’i dërgojnë mbrojtjes së Ukrainës pako të paprecedentë të donacioneve, përfshirë tanke luftarake, artileri të rëndë, mbrojtje ajrore, municion dhe pajisje luftarake të këmbësorisë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Këto zhvillime të fundit e shtojnë presionin mbi Gjermaninë dhe ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili u takua më 19 janar me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Llloyd Austin.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se Austin pritej t’i bënte presionit homologut të tij gjerman për ta lejuar transferimit e tankeve të prodhuara në Gjermani.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, premtoi mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën më 19 janar dhe e paralajmëroi ministrin Pistorius se forcat e armatosura të Gjermanisë duhet të jenë sërish në gjendje ta mbrojnë vendin.

You Might Also Like

Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani

Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse

Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington

Rrëzohet helikopteri në Angli. Një 70-vjeçar humbi jetën, një fëmijë mes të plagosurve

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

Kosova Times January 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin shkarkon shefin e Roscosmos

Kosova Times Kosova Times February 6, 2025
Bislimi në Greqi flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe dialogun
Serbia mban zgjedhjet parlamentare, lokale e krahinore
Këto janë femrat më të bukura në botë për vitin 2022
Parashikimi i motit në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?