By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kreu i Wagnerit tha se luftëtarët e tij mund të mësojnë nga ushtria e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kreu i Wagnerit tha se luftëtarët e tij mund të mësojnë nga ushtria e Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Kreu i Wagnerit tha se luftëtarët e tij mund të mësojnë nga ushtria e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/01/19 at 8:11 PM
Kosova Times Published January 19, 2023
Share
SHARE

Kreu i forcave mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha të enjten se grupi i tij mund të “marrë mësim” nga ushtria ukrainase, përderisa beteja po vazhdon për qytetin e rëndësishëm në lindje të Ukrainës, Bahmut.

“Ushtria ukrainase po punon me qartësi dhe harmoni. Mund të mësojmë shumë nga ta”, tha Prigozhin në një deklaratë të publikuar nga shërbimi i tij për media.

Por, ai insistoi se “vendbanimi i Artemovskit do të rimerret”, në një deklaratë ku përdori emrin rus të qytetit Bahmut.

Për disa muaj, forcat e armatosura të Rusisë dhe luftëtarët mercenarë të Wagnerit kanë tentuar ta marrin këtë qytet në rajonin lindor të Donjeckut në Ukrainë.

Moska ka synim ta ketë nën kontrollin të gjithë rajonin e Donjeckut.

Javën e kaluar, Prigozhin dhe ushtria ruse bënë deklarata të kundërta për marrjen e Soledarit, një qytezë ku ndodhet një minierë kripe dhe që gjendet afër Bahmutit. Kjo kishte nxitur dyshime për një përcarje, gjë që më vonë u mohua nga Kremlini.

Ministria ruse e Mbrojtjes e kishte deklaruar “çlirimin” e Soledarit të premten. Kjo ishte ndjekur nga një deklaratë ku lavdëroheshin forcat “guximtare” të Wagnerit, në një mirënjohje të pazakontë për kontributin e dhënë nga grupi privat luftarak.

Të enjten, Prigozhin tha se njësitë e tij kishin avancuar më afër Bahmutit, duke marrë nën kontroll fshatin Klishchiivka.

“Mund të themi me siguri se vendbanimi Klishchiivka, që është njëra ndër rrethinat më të rëndësishme të Bahmutit, është marrë plotësisht nën kontroll nga njësitë PMC të Wagnerit”, tha Prigozhin.

Agjencia e lajmeve AFP nuk ka arritur t’i verifikojë këto pretendime.

Grupi mercenar, i themeluar në vitin 2014 – që ka qenë i përfshirë në konflikte në Afrikë, Amerikë Latine dhe Lindje të Mesme – u bë i njohur pasi presidenti Vladimir Putin i dërgoi trupat ruse në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Prigozhin e ka kritikuar ushtrinë e rregullt të Rusisë në Ukrainë pas një mori zmbrapsjesh gjatë muajve të fundit dhe ka sugjeruar se grupit të tij ushtarak nuk i është dhënë merita adekuate.

You Might Also Like

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Kosova Times January 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shumë klube e duan Muçin, Besiktas synon të mbushë arkat me yllin shqiptar

Kosova Times Kosova Times April 16, 2024
Më shumë se 49 mijë personel ushtarak rus janë konfirmuar të vdekur
Stano: Ende s’ka përfunduar raporti i BE-së për heqjen eventuale të masave për Kosovën
Lorenzo: Rivaliteti mes meje dhe Rosit si mes Barçës dhe Realit
Kreu i diplomacise polake shokon: “Me luftën e mundshme në Ballkan duhet të merret BE-ja, ndërsa SHBA-ja të çlirohet nga këto detyrime”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?