By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shiu shkakton vërshime në disa komuna të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shiu shkakton vërshime në disa komuna të Kosovës
Ballina 1Lajme

Shiu shkakton vërshime në disa komuna të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/01/19 at 6:37 PM
Kosova Times Published January 19, 2023
Share
SHARE

Disa qytete në Kosovë janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Qyteti më i prekur nga vërshimet sipas raportimeve është Skenderaj, ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në këtë qytet, Alban Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se lumi Klina dhe disa degë të tij, kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar vërshime në rreth dhjetë fshatra të kësaj komune.

Shala tha se ekipe të shumta dhe grupe të qytetarëve janë duke ndihmuar për t’i evakuuar qytetarët të cilët janë të rrezikuar nga vërshimet.

“Zjarrfikësit, stafi i emergjencave dhe grupe të qytetarëve janë në aksion dhe po intervenojnë në rastet kur ka nevojë, si në evakuim po ashtu edhe në parandalim”, tha Shala.

Shala shtoi se ekipe të FSK-së i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar rreth menaxhimit të situatës së shkaktuar nga vërshimet.

Për vërshime është raportuar edhe në qytetin e Vushtrrisë, ku disa oborre të shtëpive raportohet se janë përmbytur nga uji.

Raportime për vërshime ka edhe nga qyteti i Pejës dhe i Mitrovicës së Jugut.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Problemet më të mëdha janë në fshatrat e komunës së Zveçanit përfshirë Grabovcin, Zherovnicën dhe rrugës për në fshatin Korilje.

Rruga e asfaltuar nga Zveçani për në Zhitkovc, Zherovnicë dhe Zubin Potok është vështirë e kalueshme me vetura.

Dalja e lumit Ibër nga shtrati ka vërshuar edhe Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.

Në Mitrovicën e Veriut, drejt urës kryesore, lumi Ibër ka arritur lartësinë e shëtitores, kështu që karriget që shërbejnë si pushimore janë zhytur në ujë.

Rrëshqitje të dheut ka pasur në rrugën nga Zveçani për në Leposaviq.

Situatë e ngjashme është edhe në fshatin Zupç të komunës së Zubin Potokut, ku rruga është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Disa fshatrat të komunës së Zveçanit kanë mbetur pa rrymë në mëngjes, si pasojë e rrëzimit të një shtylle elektrike.

Në Agjencinë e Emergjencave të Kosovës kanë thënë për REL-in se nuk mund të japin ndonjë informacion specifik aktualisht rreth situatës, porse kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë masat e nevojshme për përballimin e situatës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike dhe pamundësive teknike që të trajtohet uji për pije nga dy impiante, do të ketë reduktime të ujit në disa qytete të vendit, si Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe Podujevë, deri në përmirësimin e kësaj situate.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës [IHMK] tha se si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit “sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore”.

IHMK-ja, po ashtu, paralajmëroi se në ditët në vijim do të këtë situatë të vështirësuar hidrometeorologjike.

“Situata e vështirësuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjve, pritet të rriten dhe të shkaktojnë përmbytje”, bëri të ditur IHMK-ja.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times January 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

AP e KE njeh trajtimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas si gjenocid

Kosova Times Kosova Times April 28, 2023
Hoti për masat e BE-së: Kosova s’mund të udhëhiqet nga njerëz që i sjellin vendit sanksione
OKB: numri i punonjësve socialë të vrarë më shumë se dyfish në një vit
Çerkini për aktakuzën e Banjskës, rast kompleks dhe sukses i Prokurorisë
Krasniqi: Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë me BE-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?