By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak me përshtypje të ndryshme nga Prishtina dhe Beogradi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak me përshtypje të ndryshme nga Prishtina dhe Beogradi
Ballina 1Lajme

Lajçak me përshtypje të ndryshme nga Prishtina dhe Beogradi

Kosova Times
Last updated: 2023/01/20 at 8:27 PM
Kosova Times Published January 20, 2023
Share
SHARE

Në Prishtinë kanë pritur më shumë mirëkuptim, ndërsa në Beograd kanë vënë re një “qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për vendime të vështira” në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Këtë përshtypje përcolli të premten i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ishte i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës, Emmanuel Bonne, i dërguari i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltari i Qeverisë italiane, Francesco Talo.

Temë e diskutimeve ishte propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha pas takimit se propozimi është “bazë e mirë për bisedime të mëtejshme”, ndërsa Vuçiq tha se Serbia është “e gatshme të pranojë konceptin dhe të punojë në zbatimin e planit evropian”.

Ai tha se ka “shqetësim dhe rezervë për një çështje të rëndësishme”, por nuk specifikoi më shumë.

Propozimi i BE-së, i cili u është dorëzuar palëve në fund të verës, nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por përkushtimin e të dyja palëve për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Lajçak: Shpresojmë të mbërrijmë te mirëkuptimi

Pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Është shumë herët për të bërë deklarata dramatike, sepse, siç e dini, ne jemi në mes të misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them. Por, dua të them se, megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur që të kuptohen më mirë mundësitë që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçak.

Lajçak tha se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja janë të përkushtuara për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe këtë, sipas tij, e dëshmon prania e emisarëve të SHBA-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës në takime.

Në Beograd, Lajçak tha se “diskutimi ka qenë intensiv, i vështirë, por edhe i hapur”.

“Ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha ai.

“Për ne, zbatimi në kohë i [Marrëveshjes për] Asociacionin e komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për integrimin e rajonit”, shtoi Lajçak.

Formimi i këtij i asociacioni në Kosovë është edhe çështja më e diskutueshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Zyrtarët kosovarë, të cilët po përballen me trysninë ndërkombëtare për formimin e tij, thonë se ai nuk mund të jetë njëetnik.

Por, Serbia insiston që Asociacioni të formohet sipas një marrëveshjeje të vitit 2015, e cila parasheh kompetenca të gjera për të në disa fusha. Vuçiq përsëriti edhe të premten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet urgjentisht.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur disa shkelje në Marrëveshjen për Asociacionin dhe ka konstatuar se ai mund të formohet vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës.

Për çfarë propozimi të BE-së bëhet fjalë?

Propozimi i BE-së, i njohur më herët si plani franko-gjerman, u është dorëzuar autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës. Ai mbështetet edhe nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë më herët se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.

Plani, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Çfarë parasheh plani franko-gjerman?

Nga Serbia, po ashtu, kërkohet që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Disa burime në Bruksel dhe në kryeqytetet kryesore evropiane e kanë konfirmuar vërtetësinë e propozimit, i cili nuk është ende publik.

Propozimi i ka dhjetë pika dhe nëse palët pajtohen me të, ai do të hapë rrugën për vazhdimin e dialogut drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

Sipas propozimit, palët do të zhvillonin marrëdhënie të mira fqinjësore mes vete, duke u bazuar në të drejtat e barabarta, si dhe do t’i njihnin simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, targat e veturave, diplomat dhe vulat doganore.

Të gjitha mospajtimet, sipas këtij propozimi, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhnin me mjete paqësore, duke u përmbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.

Një ditë para vizitës së të dërguarve të posaçëm perëndimorë në Kosovë dhe në Serbi, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk pret ndonjë zgjidhje gjatë takimeve të 20 janarit, por theksoi se “është një pikë e rëndësishme kthese”.

“Shpresojmë në këtë proces – në javët e ardhshme, të shohim përparim të vërtetë”.

“Arsyeja përse SHBA-ja po i bashkohet kësaj vizite, ka të bëjë me rëndësinë që i kushtojmë këtij procesi dhe mbështetjen tonë për këtë proces”, tha Chollet.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar. BE-ja, sipas burimeve, synon t’i bindë palët që të takohen sërish para fundit të muajit janar.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve – me ndërmjetësimin e BE-së – që nga viti 2011.

Prishtina kërkon që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërsa Beogradi dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi e ka fjalën./REL

You Might Also Like

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtare policore

Kosova Times January 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Aksident me fatalitet në rrugën Prizren-Suharekë, humbë jetën një 40 vjeçar
Rusia i kërkon Indisë urgjentisht makina, pjesë këmbimi dhe ushqim
Në rajonin e Moskës, një person i panjohur hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë
Zuckerbergu shton sigurimin përreth vetes, pasi i përjashtoi 11,000 punëtorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?