By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kirby: Grupi Wagner i lidhur me Korenë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kirby: Grupi Wagner i lidhur me Korenë e Veriut
Ballina 2Rajon / Botë

Kirby: Grupi Wagner i lidhur me Korenë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/01/21 at 9:26 AM
Kosova Times Published January 21, 2023
Share
SHARE

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Departamenti i Thesarit do ta përcaktojë grupin Wagner, si një Organizatë Kriminale Ndërkombëtare.

Ai i tha se ky klasifikim u jep Shteteve të Bashkuara më shumë fleksibilitet për të shënjestruar grupin Wagner.

“Sigurisht që ne tashmë ishim duke sanksionuar thellësisht Rusinë në të gjitha sferat dhe disa nga këto sanksione dhe kontrolle të eksportit që ne i dimë, gjithashtu në mënyrë të tërthortë kanë patur një efekt mbi kontraktorët privatë ushtarakë si Wagner-i, por ky klasifikim e vë me të vërtetë në shënjestër në mënyrë specifike Wagner-in dhe departamenti i Thesarit do të ketë më shumë hollësi për këtë javën e ardhshme. Ajo që bën ky klasifikim është se bllokon dhe parandalon transferimin e parave për grupin Wagner nga çdo entitet në SHBA. Dhe kjo mund të çojë në masa shtesë nga vendet e tjera tani që ne po e bëjmë një gjë të tillë”.

Shtetet e Bashkuara ndanë të premten me grupin e ekspertëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sanksionet kundër Koresë së Veriut, prova të furnizimit me armë nga Koreja e Veriut për grupin Wagner, të cilat përdoren në luftën kundër Ukrainës.

“Gjëja më e rëndësishme është të përpiqemi të ndalojmë këtë fluks mbështetjeje nga Koreja e Veriut për Rusinë. Ne u bëjmë thirrje atyre që të ndalojnë menjëherë këtë aktivitet sepse ata po shkelin rezolutat ekzistuese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Koreano-veriorët thjesht kanë gënjyer haptazi për mbështetjen e tyre ndaj Rusisë. Thjesht thanë se nuk po e bëjnë. Ata pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me ta. Dhe sot, ne menduam se ishte e rëndësishme që në lidhje me diskutimet tona në OKB të jepnim prova të vërteta se në fakt, ata po e mbështesin Rusinë me armë dhe municione”, tha zoti Kirby.

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Komunikime Strategjike pranë Shtëpisë së Bardhë, John Kirby i tha Zërit të Amerikës se mosmarrëveshjet mes aleatëve për të dërguar tanke mbrojtëse në Ukrainë nuk kanë krijuar asnjë thyerje të mbështetjes të aleancës për Kievin.

“Aleanca mbetet shumë, shumë solide në mbështetje të Ukrainës. Para së gjithash, unë nuk do ta përshkruaj këtë si një ngërç. Dua të them, këto janë diskutime të vazhdueshme, përsëritëse që ne kemi me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë për ndihmën që ata mund të ofrojnë dhe në çfarë shkalle. Këto janë vende sovrane, ata duhet të vendosin sepse duhet të kenë parasysh nevojat e tyre të sigurisë kombëtare, ashtu si ne. Por, aleanca ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme dhe mbështetëse ndaj Ukrainës, dhe ne nuk shohim që kjo të ndyshojë”.

Duke pranuar se i takon Gjermanisë të marr vendimin nëse do të lejojë furnizimin e Ukrainës me tanke të tipit Leopard zoti Kirby shtoi se kontributi i Gjermanisë ka ardhur duke u shtuar.

“Gjermania ka rritur kontributet e saj megjithëse ishte qysh në fillim të luftës, një nga kontribueset kryesore financiare në botë për Ukrainën për sa i përket ndihmës financiare. Dhe ata sigurisht gjatë disa muajve të fundit kanë rritur gadishmërinë dhe vullnetin për të ofruar mbrojtje të avancuar. Dhe kjo është vlerësuar thellësisht nga të gjithë”, tha zoti Kirby.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times January 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Republikani Mike Johnson bëhet kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

Kosova Times Kosova Times October 26, 2023
Kushti kryesor i FMN: Zelensky miraton gjykatën për të trajtuar çështjet kundër zyrtarëve
Ish-kandidati për deputet i VV-së: Taksa prej 17.7 euro duhet përshëndetur si veprim i mirë
Hapet oferta e ankandit solar, Kurti: Synojmë sektor energjetik të sigurt
Hoti kritikon Qeverinë: E degraduan pozitën e Kosovës në dialog
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?