By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë
June 7, 2025
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbiprodhimi i vajit të ullirit në Shqipëri dhe sfida me eksportin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbiprodhimi i vajit të ullirit në Shqipëri dhe sfida me eksportin
Ballina 2Rajon / Botë

Mbiprodhimi i vajit të ullirit në Shqipëri dhe sfida me eksportin

Kosova Times
Last updated: 2023/01/21 at 10:54 PM
Kosova Times Published January 21, 2023
Share
SHARE

Shqipëria po shënon nivele të larta të prodhimit të vajit të ullirit, por eksportet mbeten tejet të ulëta. Prodhuesit e vajit nuk kanë siguruar certifikimin për të eksportuar ndonëse vendi ka dhjetëra fabrika të përpunimit të ullirit.

Ndërkaq tregu vendas po shënon nivelet më të ulëta të çmimit të vajit të cilat nuk justifikojnë tek fermerët kostot e shërbimeve dhe të vjeljes së ullirit.

Në fabrikat e përpunimit të vajit në Vlorë, një nga zonat më të njohura për kultivimin e ullirit në Shqipëri, fermerët vijojnë të dërgojnë sasitë e fundit të këtij sezoni.

Treguesit flasin për këtë vit për një mbiprodhim të vajit të ullirit në Shqipëri në raport me kërkesat e tregut të brendshëm dhe më të lartin, krahasuar me te gjitha vitet e mëparshme

Drejtori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Vlorë Meno Besimaj thotë se në rritjen e prodhimit këtë vit kanë ndikuar kushtet klimaterike, shtimi i sipërfaqeve me ullinj dhe rritja e teknologjive të shërbimeve të ullirit.

“Në vend nga rreth 11 milionë rrënjë me ullinj janë në prodhim rreth 9 milionë dhe sipërfaqet vijnë duke u shtuar vit pas viti. Në një sondazh që ne kemi bërë në shkallë kombëtare dhe nga të dhënat statistikore pretendojmë se mund të jenë këtë sezon rreth 150 mijë tonë ullinj kokërr nga të cilat është prodhuar rreth 20 mijë tonë vaj ulliri”.

Rreth 90% e vajit të ullirit tregtohet në Shqipëri jo në supermarket, por nga vetë fermerët dhe prodhuesit e vegjël dhe mbiprodhimi i vajit ka sjellë ulje të ndjeshme të çmimit në treg.

Enerik Xhaferaj , një përpunues ulliri në Vlorë, thotë se çmimi i vajit të ullirit ka arritur deri në rreth 4 dollarë për litër që nuk justifikon mundin e fermerëve dhe kostot e tyre.

Çmimi i vajit të ullirit ka pësuar një rënie të ndjeshme, është pothuajse në minimalet e tij dhe nën kosto. Fshatarët i ka dëmtuar shumë ky çmim pasi imputet bujqësore janë rritur, kostot e punëtorëve janë rritur dhe çdo gjë është në rritje. Kur shikojmë që ka arritur të tregtohet edhe 400 lekë një litër vaj ulliri kjo është në kosto. Të mbledhësh 100 kilogramë ullinj kushton vlera e punës për punëtorët 3 mijë lekë. Kjo sasi nxjerr 18 deri 20 litër vaj dhe nëse vë edhe shërbimet vjetore dhe koston e përpunimit dhe nëse një fermer përdor punëtorët për vjeljen dhe nuk e bën vetë me familjen del nën kosto duke e shitur vajin me atë çmim.

Ndërsa në Shqipëri prodhimi i vajit shihet i lartë nivelet e eksporteve janë tejet të ulëta. Eksportet e vajit të ullirit në vitin 2021 ishin vetëm 119 ton, me një vlerë rreth 550 mijë USD ndërsa edhe në vitin 2022 eksportet u mbyllën gati në shifra të përafërta.

Drejtori i Qendrës Bujqësore në Vlorë, e cila ka shërbyer më parë si një Institut Kombëtar për Ullirin, thotë se mungesa e bashkimit të fermerëve që prodhojnë ullinj vështirëson kapacitetet për eksporte.

Mënyra e vetme e eksportit të vajit në sasi të mëdha është vetëm kooperimi dhe certifikimi në bazë grupi, në bazë kultivari. Ne kemi kultivarë shumë të mirë, autoktonë, siç është “kalinjoti” që është vaj me cilësi shumë të mira dhe kërkohet gjithandej. Nëse e certifikojmë edhe si kultivar, edhe si zonë kultivimi, edhe si cilësi prodhimi, atëherë tregjet do të jenë të hapura.

Ndërsa Enerik Xhaferaj thotë se një nga sfidat e prodhuesve për të eksportuar është certifikimi.

E para duhet të çertifikohet produkti. Produkti nuk çertifikohet akoma se fermerët nuk e trajtojnë prodhimin në atë mënyrë që duhet, e sjellin në thasë, e mbajnë me ditë në shtëpi ullirin, nuk e mbledhin pastër, etj dhe kjo humbet cilësinë e vajit.

Një tjetër sfidë që sipërmarrjet shqiptare të sigurojnë eksportin e vajit të ullirit është edhe forcimi i kapaciteteve laboratorike për të certifikuar si varietetet e bimëve të ullirit edhe cilësinë e vajit.

Qendra bujqësore në Vlorë siguron analizat biomolekulare të varieteteve autoktone të bimës së ullirit dhe disa analizat bazike për vajin, por ka ende shumë hapësirë për shtimin e kapaciteteve me pajisje dhe trajnime për të përmbushur gamën e gjerë të analizave laboratorike që duhen, thotë Melaize Yzeiraj, që punon në këtë laborator.

“Lidhur me laboratorin biomolekular jemi drejt përfundimit të identifikimit molekular dhe kemi arritur të marrim rezultate për kultivarët autoktonë në koleksionin që ne kemi studiuar dhe kjo i shërben kryesisht certifikimit të kultivarëve.”

Certifikimi i laboratorëve shqiptarë në nivele ndërkombëtare dhe forcimi kapaciteteve të tyre për t`iu përgjigjur analizave komplekse mbetet një sfidë për të siguruar eksportimin e vajit të ullirit.

Gati gjysma e eksporteve shqiptare të vajit të ullirit shkon drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër në vendet fqinje si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut , ndërsa në vendet e Bashkimit Europian eksportet e vajit të ullirit janë të papërfillshme.

You Might Also Like

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!

Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus

Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve

Kosova Times January 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në seancë të mbyllur, dëshmon dëshmitari i 125-të

Kosova Times Kosova Times March 27, 2025
Qindra rusë humbën para në pronat e paluajtshme turke
US Open, plotësohen sfidat e çerekfinaleve
Dy adoleshentë u vranë gjatë bombardimeve të rajonit të Nikolaev
OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?