By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit
Sport

Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/22 at 4:31 PM
Kosova Times Published January 22, 2023
Share
SHARE

Dita e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Evropian U17 në volejboll, e vuri Kombëtaren e Kosovës, përballë Malit të Zi.

Ndeshja e vlefshme për vendin e pestë, solli duel interesant të dy vendeve fqinje.

Takimin me Malin e Zi e përcolli nga afër ambasadori i Kosovës në Ankara, shkëlqësia e tij Agron Vrenezi, i cili para fillimit të ndeshjes e takoi stafin e Kombëtares dhe vajzat duke i përgëzuar për paraqitjen dhe rezultatin e arritur.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen duke patur epërsi të vazhdueshme e cila herë pas here shkoi deri në 8 pikë.

Këtë shkëputje e ruajti Kosova edhe në fragmentet e fundit të setit të parë, pas epërsisë 19:11.

Seti i parë mbyllet me fitoren e Kosovës 25:13.

Periudhën e dytë, Kosova e nis me disavantazh 3:0 por rikthehet duke barazuar fillimisht në 5:5.

Mali i Zi bën përpjekje për të mos e lejuar shkëputjen e Kosovës, duke e përmirësuar shërbimin dhe bllokun në mbrojtje.

Shifrat e barabarta mbetën në 11:11.

Malazezet shkëputen në 11:14 pas një serie të mirë, në përpjekje për te përmbysur rezultatin në sete.

Kosova arrin prapë të barazojë në 15:15, e pas një kundër aksioni, arrijnë përmes Megi Bislimit, ta marrin pikën e avantazhit të parë në setin e dytë.

Rezultati vazhdon të jetë i barabartë, 18:18 por Kosova tregon karakter duke u shkëputur në momentet vendimtare 21:18.

“Dardanet” e fitojnë edhe setin e dytë, këtë herë me shifrat 25:23.

Në setin e tretë, skuadrat e mbajtën balancën në shifra, vetëm në hapje, kur pastaj vjen një shkëputje e Kosovës prej 13:7.

Mali i Zi hyn në një seri të mirë prej 5:0 duke e rrezikuar epërsinë e “Dardaneve”, kur afrohet ne 13:12.

Prapë një seri e mirë e malazezeve, i mban ato në lojë, duke e ruajtur dallimin e ngushtë në rezultat.

Megjithatë Kosova tregon vendosmëri dhe e fiton setin e tretë 25:21, duke e mbyllur ndeshjen 3:0.

Me këtë fitore, të treten në këtë garë, i mbyll CEV kualifikimet evropiane në pozitën e pestë, duke lënë prapa Moldavinë dhe Malin e Zi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

Kosova Times January 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kush janë kandidatët për president të Malit të Zi?

Kosova Times Kosova Times March 2, 2023
OKB-ja bën thirrje për zgjidhje me dy shtete, Nentanyahu refuzon sërish
Daçiq për vehabin e vrarë, serish tenton ta involvoje Kosoven!
Beqa: Telekomi i Serbisë bleu jashtëligjshëm operatorë mbi 20 milionë euro
Arratisja e pabesueshme e hajdutëve nga Luvri, dalin pamje të reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?