By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit
Ballina 2Rajon / Botë

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/22 at 9:40 PM
Kosova Times Published January 22, 2023
Share
SHARE

Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Evropë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike. Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019.

Por ekosistemi i liqenit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të cilat gjenden ende buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij.

UNESCO e konsideron aktivitetin e shfrytëzimit minerar të papajtueshëm me trashëgiminë botërore dhe i rekomandoi Shqipërisë gjatë një misioni monitorimi në vitin 2020 që të zhvendoste dhe të rehabilitonte në mënyrë urgjente një dampë minerare buzë liqenit si dhe të siguronte mbylljen e përhershme të çdo aktiviteti minerar me ndikim në këtë pasuri.

Dy vjet pas këtij rekomandimi, autoritetet shqiptare vazhdojnë të bëjnë një sy qorr.

Gani Bego, specialist i administratës së zonave të mbrojtura në Pogradec e konsideroi çështjen e mbetjeve minerare një problem të mbartur ndër vite, ndërsa theksoi se katër kompani vazhdojnë të kryejnë aktivitet minerar në vijën e liqenit të Pogradecit.

“Ky aktivitet fatmirësisht vitet e fundit ka pësuar rënie, por ka ende disa subjekte që vazhdojnë aktivitetin. Janë subjekte që shfrytëzojnë në karrierë dhe sigurisht që nga reshjet e shiut, metalet e rënda të këtij aktiviteti përfundojnë lehtësisht në liqen”, tha zoti Bego.

“Ne si Administratë e Zonave të Mbrojtura kemi ushtruar dhe kontrolle, kemi mbajtur aktet e konstatimit në disa subjekte dhe kjo është detyra jonë, të mbajmë aktet e konstatimit”, shtoi ai.

Sipas ekspertit të mjedisit, Arjan Merolli, mbetjet minerare kanë shkaktuar ndotje ekstreme të liqenit, me norma shumë herë më të larta se ato të Bashkimit Europian. Zoti Merolli shton se mbetjet e metaleve të rënda gjenden tashmë në organizmin e tre peshqve më të njohur komercialë të këtij liqeni –koranit, belushkës dhe krapit.

“Në rast se nuk marrim masa me këto mbetje minerare në formë shllamesh, që janë shumë të rrezikshme, do të humbasim me kalimin e kohës kriteret për të cilat ky rajon është shpallur si trashëgimi natyrore botërore. Duke qenë në dimensione shumë të vogla, këto masa e dëmtojnë shumë faunën e liqenit, sepse bëhen ushqim për llojet e ndryshme të peshqve në liqenin e Ohrit”, thotë zoti Merolli.

Bashkia e Pogradecit pretendon se po punon për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe sipas saj, pjesa më e madhe e mineraleve është pastruar.

“Një ndër problematikat e listuar nga UNESCO është dampa e mineraleve në Gurin e Kuq, një vend-depozitim mineralesh që është prej shumë kohësh atje. Pjesa më e madhe e saj është evaduar dhe pastruar dhe jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës për të hequr dhe pastruar edhe pjesën tjetër të kësaj mase materialesh”, tha nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Zyko.

Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës tha në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi se dampa të tjera në zonën e liqenit janë duke u shfrytëzuar nga dy kompani koncesionare përmes lejeve të shfrytëzimit, që pritet të zgjasin deri në vitin 2026.

“Këto dy leje minerare përcaktojnë se nuk shfrytëzohet mineral në vendburim, por përdoret gjendja e stokut. Lejet e dhëna kanë si objekt shfrytëzimin e dampave, pasi ato kanë mineral hekur-nikeli. Sipas kontratës, detyrimi i kompanive për të pastruar dampat përfundon në momentin që ju përfundon leja e shfrytëzimit”, u përgjigj ministria.

Eksperti i mjedisit, Arjan Merolli thotë se e ka ndjekur nga afër procesin dhe ka vërejtur shkelje të tjera mjedisore.

“Ajo që është më shumë shqetësuese është që heqja e mineralit nuk ka respektuar asnjë nga ato rregulla që të ketë garanci që asnjë nga ato sasi të mineralit të hekur-nikelit mos kalojë përmes shirave apo faktorëve të tjerë atmosferikë në liqen. Përkundrazi, është muri rrethues i saj dhe nëpërmjet mjeteve të ngarkimit është hequr minerali pa respektuar asnjë nga ato rregulla”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times January 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Motta: Juve ka lojtarë të fortë dhe me cilësi të shkëlqyera

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
24-vjetori i çlirimit të Prishtinës, Rama: Sot është ditë historike për vendin
Pioli: Vetëm ekipet e forta mund ta bëjnë përmbysjen
Hamza premton rritje pagash për 50% dhe digjitalizim të arsimit
Shqipëri-Kosova, miratohen rregullat për bursën e energjisë ALPEX
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?