By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish oficeri i FSK: Ministria e Mbrojtjes shkel procedurat e regrutëve të rinj dhe rezervistëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ish oficeri i FSK: Ministria e Mbrojtjes shkel procedurat e regrutëve të rinj dhe rezervistëve
Ballina 1Lajme

Ish oficeri i FSK: Ministria e Mbrojtjes shkel procedurat e regrutëve të rinj dhe rezervistëve

Kosova Times
Last updated: 2023/01/23 at 10:56 PM
Kosova Times Published January 24, 2023
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është duke shkelur procedurat në pranimin e regrutëve të rinj dhe rezervë. Kështu ka theksuar një ish oficer i FSK –së për Kosovatimes, i cili nën kushtet e kofedencialitetit i cili e quajti mashtrim konkursin e hapur në dhjetor veçanërisht për pjesën rezervë të FSK-së.

“Ju bëjë thirrje të gjithë atyre të rinjve që të mos aplikojnë për pjesën rezervë të FSK-se, edhe nëse keni aplikuar tërhiquni sepse është mashtrim”, tha ai teksa skepticizmin e tij e arsyeton me disa shkelje ligjore nga ana e MB.

Sipas ligjit 03/L-213 i vitit 2010 dhe rregullores 03/2012 që përcakton shërbimin në pjesën rezervë të FSK-se, angazhimin, të drejtat dhe detyrat sipas këtij burimi as 10 për qind nuk janë zbatuar.

“FSK-ja e ka formua komponentin rezervë që nga viti 2010 me rreth 400 pjesëtarë, gjenerata e parë 2010/11 dhe 2012 gjenerata e dytë. Prej 2011 e deri me sot pjesëtaret rezervë janë trajtuar në mënyrë të padrejtë nga FSK-ja, edhe pse ligji dhe rregulloret e parashohin se duhet të jenë të barabartë sidomos gjatë kohës që janë në detyrë, ligji për komponentin rezervë e përcakton angazhimin vjetor deri ne 36 ditë(shërbim i zakonshëm). Përveç kësaj mund te angazhohen edhe në raste të gjendjes se jashtëzakonshme ose kur përzgjedhin për trajnime specialistike, mundësin e kalimit nga pjesa rezervë në aktiv etj., por asnjë këto të drejta nuk i kanë gëzuar pjesëtaret e komponentit rezervë me përjashtim të disave që kanë pasur lidhje në strukturat e larta te FSK-se”, tha ai.

Ky burimi që ka kontaktuar Kosovatimes thekson se që nga vitit 2011 kur është themeluar komponentë rezervë e deri në vitin 2023 është angazhuar vetëm 5 herë, ndërsa ligji e thotë për çdo vit deri në 36 ditë angazhim i zakonshëm(shërbim vjetor).

Veshmbathjet e FSK përfundojnë në tregje

“Me ID kartela janë pajis 5 vite pas pranimit. Kurse në vitin 2013 është ndërruar uniforma por pjesëtaret e komponentit rezerve e kanë marr tek pas 3 vitesh edhe vetëm nga një palë, këpucët/çizmet shumica e prej tyre i kanë blerë vetë pasi FSK nuk i ka pajis ose ju ka dhënë këpuca të pa përshtatshme ka 2 ose 3 me të mëdha dhe kanë pas problem me ec me to dhe janë detyrua me ble”, tha ai.

Nëpër tregje të Kosovës sipas tij janë shitur këpucët e FSK-se nga depoistet të cilët i kanë marr nga 5 ose 6 palë dhe ja kanë dhënë dikujt për ti shitur, shumë ma mire janë trajtuar ish pjesëtarët e strukturave paralele serbe qe i patën integrua në FSK e polici se sa pjesëtaret e komponentit rezerve te cilët çdo herë janë injorua duke ju kontestuar gradat.

Me këto padrejtësi, tha në vijim ai, ata përballen edhe sot e kësaj dite, padrejtësia dhe mashtrimi i radhës për këta pjesëtarë vijon ne korrik te vitit 2019 kur ju bëhet një ftesë nënoficerëve te komponentit rezervë nga komandanti i FSK-se ne atë kohe Gjeneral Rrahman Rama.

“I kanë ftuar të bëjnë roje në objekte te FSK-se ku ata qe e pranojnë nuk do te kenë të drejtë gradimi dhe do të shërbejnë si roje deri ne pensionim. Po e provojmë si pilot projekt për 6 muaj e nëse funksionon, u bëjmë kontratat e rregullta dhe u ngrisin pagën mbi 500 euro” këtë oferte e kanë pranua rreth 200 pjesëtar dhe janë nënshkrua në një letër të thjesht të printerit dhe brenda asaj jave kanë filluar punën si roje në objektet e FSK-se. Por do kalojnë edhe 2 vite të tjera dhe ata ende do i gjej pa kontrata dhe pa rritje page”, tha ai.

Muajin e fundit është themeluar një bord brenda ministrisë së mbrojtjes kinse për sistemimin në pjesën aktive te FSK-se të këtyre pjesëtarëve të rezervës që kanë shërbye si roje që afër 3 vite, por edhe këtë ofertë nuk mungon hilja nga ministria, pasi nuk ua njeh stazhin prej vitit 2011/12.

“Vitin kur edhe janë bërë pjesë e komponentit rezerve te FSK-se por deri ne vitin 2019 ua llogarit vetëm 1 vit stazh. Ligji për pensionim e parasheh moshën 51 vjet për nënoficer dhe 55 për oficer, një numër i madh i këtyre pjesëtarëve nuk do te mund ta gëzojnë pensionin e FSK-se pas tani kanë arrit moshën mbi 30-35 vjeç dhe ata nuk mund ti arrijnë 20 vjet shërbim ne FSK ashtu si e thotë ligji, por ata nuk janë fajtor pasi kur janë pranuar në FSK-pjesën rezervë e kanë pas moshën që është llogarit se mund ti arrijnë 20 vjet shërbim dhe e gëzojnë pensionin e FSK-se, këtu ka vend edhe për prokurorin qe filloj hetimet pasi janë mbajtur njerëzit për afro 3 vite pa kontrata dhe përveç shkeljes së të drejtave të këtyre pjesëtarëve është rreziku edhe siguria e objekteve dhe personelit te FSK-se pasi këta njerëz janë angazhua pa kontrata dhe ne çdo kohë ata kanë mundur ta lëshojnë vend rojën dhe FSK-ja nuk ka mundur ti ndjek penalisht pasi ata realisht te vetmen kontratë e kanë pasur si pjesëtarë rezerve”, tha ai.

Sipas tij, FSK-ja ose është dashtë me iu ndërruar kontratën me ju bere kontratë te rregullt ose me leshu urdhëresë për angazhimin pjesëtarëve rezervë në detyra të caktuara.

“Për këtë lëshim qe e ka rreziku sigurinë e objekteve dhe personelit brenda tyre dikush nga ministria ose FSK-ja duhet te përgjigjet”, tha bashkëbiseduesi.

Ministri më i fokusuar në familjet e dëshmorëve se te pjesa rezervë

Përveç këtyre padrejtësive dhe nënçmim qe u është bërë pjesëtarëve te rezervës, gjithnjë sipas tij, janë fyerjet ekstra nga ministri Mehaj dhe kabineti i tij, vitin e kaluar disa koleg tanë oficer nga rezerve bëjnë krekës për takim me ministrin Armed Mehaj dhe ky i fundit ua konfirmon takimin përmes vartëseve të tij.

“Por ditën që oficeret e rezervës shkojnë në ministri për takim me ministrin ky i fundit nuk pranon të takohet me ta me arsyetimin se i ka dal një udhëtim urgjent por ne vend të ministri i presin këshilltaret e tij njeri nga ta komunisti i përbetuar Rabit Konjufca i cili i fyen vetëm pse kanë kërkuar të trajtohen sipas ligjit dhe rregulloreve ne fuqi.

“Jeni pjesë tepricë, pjesë e pavlerë shkoni ku të doni nuk keni ca bani”, tha ai.

Oficeret e rezervës kanë bërë ankesë te ministri për sjelljen e këshilltarit te tij, por ministri nuk ka ndërmarr diçka dhe as nuk ju është përgjigjur në ankesë, me këtë veprim e vërteton se atë që e ka thënë Konjufca është mendim i ministrit i cili që nga emërimi ne krye te ministrisë së mbrojtjes është duke u marr vetëm me patriotizëm folklorik, me vizitat e tij nëpër familje të dëshmorëve kinse unë kujdesem për ta, por kjo është fushat elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku po përgatitet me kandiduar për deputet.

“Dëshmorët dhe familjet e tyre i nderon më së miri duke e kryer punën për çka jemi të thirrur secili nga ne, por ministri Mehaj po vuante për protagonizëm edhe duket që brenda vetes ndien deficit të madh patriotik dhe po mundohet ta plotësoj me patriotizëm folklorik, me fotografi e tu shpërnda mirënjohje vend e pa vend duke dekorua edhe akademik Rexhep Qosja me mirënjohje për krijimtari letrare. Kemi respekt për akademikun e nderuar, por nuk ka shkrua ndonjë vepër për mbrojtje dhe siguri që me pas një arsye për mu dekorua nga ministri i mbrojtjes. Por ky si duket nuk e din përshkrimin e detyrave të tij si ministër i mbrojtjes e as nuk ka kush i tregon nga kabineti i tij. Të gjithë të njëjtë janë qëlluar, ky do të mbahet mend si ministri i mbrojtjes ma i keq që e ka pasur Kosova ndonjë herë”, tha ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtare policore

Kosova Times January 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Analisti Maloku kritikon Gërvallën: Kryeguximtarja e bëri lëmsh MPJ-në

Kosova Times Kosova Times January 5, 2023
Policia publikon të arriturat gjatë të vitit 2024
Bullgaria mbetet një objektiv i Kremlinit
Komuna e Drenasit mban aktivitete pë 28 nëntorin
Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim për mësimin plotësues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?