By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin
June 2, 2025
Malyuk zbulon se si dronët e fshehur të SBU-së goditën 41 avionë rusë
June 2, 2025
Sabri Hamiti i dhuron BKK-së koleksionin e veçantë të kolanës
June 2, 2025
‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll
June 2, 2025
Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreziku nga kafshët e ngordhura gjatë përmbytjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rreziku nga kafshët e ngordhura gjatë përmbytjeve
Ballina 1Lajme

Rreziku nga kafshët e ngordhura gjatë përmbytjeve

Kosova Times
Last updated: 2023/01/24 at 7:19 PM
Kosova Times Published January 24, 2023
Share
SHARE

Fabrika për asgjësimin dhe riciklimin e kafshëve të ngordhura në Kosovë nuk funksionon dhe rreziku për përhapjen e ndonjë sëmundjeje të mundshme është potencial, thonë nga Oda e Veterinerëve të Kosovës.

Mijëra shpezë dhe kafshë raportohet të kenë ngordhur ditëve të fundit, si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona të Kosovës.

Vetëm në një fermë në Komunën e Skenderajt, nga 19 janari, kanë ngordhur mbi 12.000 pula.

Pronari i saj, Liridon Geci, thotë për Radion Evropa e Lirë se ato do të groposen më 25 janar.

Sipas tij, groposja më herët e tyre ka qenë e pamundur, për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe baltës brenda në fermë.

Geci thotë se nxjerra e tyre nga ferma dhe më pas groposja do të bëhen në bashkëpunim me zyrtarët komunalë, të cilët kanë caktuar një “lokacion të përshtatshëm” për groposje.

Valon Haliti, udhëheqës i Drejtorisë së Inspektoratit Komunal në Skenderaj, konfirmon për REL-in se komuna ka vendosur që groposja e këtyre pulave të bëhet në fshatin Kotor.

Kotori gjendet në magjistralen Pejë-Mitrovicë, rreth tetë kilometra në veriperëndim të Skenderajt.

“Ky fshat është kodrino-malor dhe nuk ka afër vendbanime dhe puse të ujit”, shpjegon Haliti.

Përveç Skenderajt, zona të tjera të goditura rëndë nga vërshimet, kanë qenë Mitrovica e Veriut, Istogu dhe Klina.

Me gjithë interesimin e REL-it për numrin e shpezëve dhe kafshëve të ngordhura në këto komuna, zyrtarët e tyre nuk u përgjigjën.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës njoftoi se gjatë vërshimeve të 19-20 janarit kishte dëme të mëdha – mes të cilave dhe shpezë e kafshë të ngordhura – por nuk dha ndonjë shifër të saktë.

REL pyeti Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për humbjet në shpezë dhe kafshë, por nuk mori përgjigje.

Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet vetëm se komunat vendosin për lokacionin e groposjes së këtyre mbetjeve.

“Përderisa fabrika për asgjësimin dhe riciklimin e kafshëve të ngordhura dhe mbetjeve shtazore nuk është në funksion, komunat respektive i caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve [të ngordhura]”, thuhet në deklaratë.

Aty, po ashtu, theksohet rëndësia e asgjësimit të shpezëve dhe kafshëve të ngordhura nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë, në mënyrë që, siç thuhet, të garantohet një asgjësim i sigurt, për mbrojtje të shëndetit veterinar dhe atij publik.

Udhëheqësi i Odës së Veterinerëve të Kosovës, Xhevdet Krasniqi, thotë se autoritetet kompetente duhet t’i trajtojnë në mënyrë të sigurt mbetjet shtazore, sepse, në të kundërtën, ka rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve te njerëzit dhe kafshët.

“Pas vërshimeve të fundit, rreziku është i madh për përhapjen e ndonjë sëmundjeje. Kosova duhet të ketë fabrikë për asgjësimin e mbetjeve shtazore”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Fabrikë ka, por jofunksionale

Në Drenas është ndërtuar impianti për trajtimin e mbetjeve shtazore qysh në vitin 2019, por ai nuk është në funksion.

Në një raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të publikuar në vitin 2021, është thënë se impiantit i mungojnë ende disa pajisje, përfshirë: gjeneratorin elektrik dhe tankun për deponimin e gazit natyror.

Ky projekt është realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV), në bashkëfinancim me Zyrën e Komisionit Evropian, dhe ka arritur vlerën e 7.7 milionë eurove. Se kur do të vihet në funksion, nuk është e qartë.

Si duhet të trajtohen mbetjet shtazore?

Operimi i kësaj fabrike është i domosdoshëm, jo vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore kur mund të ngordhin kafshë, por edhe në përditshmëri, thotë Skënder Muji, ligjërues i Lëndës Higjiena dhe Mirëqenia e Kafshëve në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Në mungesë të kësaj fabrike, ai thotë se mbetjet shtazore duhet të groposen në lokacione të përshtatshme, që nuk ndikojnë në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit.

“Mënyra më ekologjike është groposja e tyre. Ne i quajmë gropa/varreza, të cilat hapen në një thellësi deri në tre metra në vise të larta gurore, e ku ujërat nëntokësore janë shumë larg… Të gjitha kufomat në këtë gropë duhet të mbulohen me sasi të mëdha të dheut, në mënyrë që të mos ketë mundësi t’i nxjerrin qentë ose mishngrënësit e tjerë”, shpjegon Muji për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë në përgjithësi, pasi në shumë komuna të Kosovës nuk ka kategorizim dhe klasifikim të tyre.

“Në mungesë të ndarjes së veçantë, mbetjet shtazore hidhen bashkë me të tjerat, pa u kategorizuar sipas rrezikut që mund të paraqesin në kontaminimin e tokës dhe ujit”, është thënë në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, të vitit 2021.

You Might Also Like

KEK njofton bizneset se nga dje kanë afat tetë ditë për kontrata

Ndalohen 15 persona për keqpërdorim të kartelave bankare

U mbajt konferenca ndërkombëtare `Menaxhimi i integruar i burimeve ujore`

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Osmani dekoron nënat e Srebrenicës me medalje presidenciale

Kosova Times January 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë stopon ndihmat për Ukraine

Kosova Times Kosova Times March 1, 2025
Politologu francez Laurent Vinatier u dënua me 3 vjet burg
ASK: Rriten çmimet e konsumit: 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore
Shuhet grupimi pro serb i DF, Medojeviq zbuloi gjithçka…
Nga e shëndetshmja tek e ëmbla: Çka kanë menytë e kopshteve publike?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?