By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
Opinion

Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/25 at 9:38 PM
Kosova Times Published January 25, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

Në Bruksel, më 13 Prill, 2013 u nënshkrua një “marrëveshje ndërkombëtare” ndërmjet Kosovës e Serbisë, e njëjta më 22 Prill, 2013 në Qeverinë e Kosovës u miratua me Vendim (Ref. Nr. 1/126), dhe, në po të njëjtën ditë, u nxor një rezolutë nga Kuvendi (Ref. Nr. 04-R-10) me shumicë votash, në mbështetje të kësaj “marrëveshje” e cila, në gjashtë (6) pikat e para të saj flitet për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe përkatësisht mbi ‘statutin’, ‘strukturën’, ‘kompetencat’ dhe ‘statusin ligjor’ të saj. Po ashtu, në Kuvendin e Kosovës, është miratuar një Ligj (Ref. Nr. 04/L-199) mbi ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Çka përmbajtësisht e bën të dalloj një marrëveshje ndër-shtetërore me atë ndërkombëtare?

Marrëveshjet ndër-shtetërore në përgjithësi janë çdo dakordancë apo pajtueshmëri kontraktuale për të adresuar tema të caktuara me interes të veçantë e të përbashkët, ndërmjet shteteve por edhe entiteteve juridike.

Marrëveshjet ndërkombëtare në përgjithësi janë gatishmëri politike formale për t’a konsideruar një institucion, traktat apo konventë, nga shtetet si palë nënshkruese, dhe si subjekte të së drejtës ndërkombëtare, e të cilat janë burim kryesor i së drejtës për rregullimin e marrëdhënieve të caktuara, apo edhe bazë për zgjidhjen e kontesteve të caktuara në marrëdhëniet konkrete ndërkombëtare.

“Lex specialis derogat Lex generalis”

Eksperimenti i quajtur Asociacion/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe sipas dokumentit të nënshkruar në Bruksel nuk na paraqitet si “marrëveshje” ndër-shtetërore, sepse Serbia nuk e ka njohur shtetin e Kosovës!. POR, eksperimenti i quajtur Asociacion/Bashkësia …nuk rezulton të jetë as ndërkombëtare!?, sepse Kosova duke mos qenë shtet anëtar i OKB-së, dhe si e tillë “marrëveshjen” nuk e ka regjistruar pranë sekretariatit të OKB-së, siç kërkohet me nenin 21) të Ligji Nr. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare e po ashtu edhe sipas nenit 102) të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku, traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duhet të regjistrohen dhe publikohen, për t’i vënë në fuqi. Serbia, nuk e ka bërë një miratim në Kuvend e as nuk e ka regjistruar pranë sekretariatit të OKB-së, sepse ashtu do ta njihte shtetin e Kosovës. Kështu që, politikisht e proceduralisht, kemi pasur veprime të njëanshme institucionale.

Përtej, përkufizimeve ligjore, kjo “marrëveshje ndërkombëtare mbi Asociacionin/Bashkësinë …” është e paprecedentë, mbase për shkak të karakterit eksperimental juridik-administrativ. Miratimi i “marrëveshjes” i një anshëm, duke qenë i miratuar në Qeveri e Kuvend, vetëm nga pala jonë, e humb postulatin fondamental mbi marrëveshjet ndërkombëtare, që ka të bëj me tekst identik dhe procedurë analoge ndërmjet palëve respektive; e po ashtu, njëra palë nuk mundet njëanshëm të mungoj apo shtoj ndonjë klauzolë.

Doktrina juridike ndërkombëtare, nuk njeh praktika që marrëveshjet ndërkombëtare, të miratohen me kusht! siç, ka ndodhur në rastin tonë; me kusht, sepse, ishte lënë mundësia që Gjykata t’a vlerësoj kushtetutshmërinë e saj. Prandaj, të merren përgjegjësi mbi themelimin dhe funksionalizimin e Asociacionit/Bashkësisë …por, me klauzurën e kushtit, ishte në kundërshtim me parimet elementare të marrëveshjeve ndërkombëtare. Si e tillë, “marrëveshja” mbeti juridikisht e pa qëndrueshme, e pa drejtë në kuptim të rregullimit shtetëror unitar të Kosovës, e dëmshme politikisht, si dhe kundër frymës kushtetuese duke cenuar paragrafin 1) të nenit 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sikundër dihet, pa reshtur, po kërkohet e po bëhet presion kohor, kundrejt Qeverisë së Republikës së Kosovës, që ta bëj të mundur funksionalizimin e Asociacionit/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, duke e kërkuar si përmbushje të obligimit ndërkombëtar. Të paktën, kështu po na e shesin. Atëherë, Qeveria e Kosovës i ka dy rrugë para vetës, e para, mundet ta pranoj si të mirëqenë kërkesën për themelimin dhe funksionalizimin e Asociacionit duke e draftuar statutin apo, e dyta, pikat e “marrëveshjes” mbi Asociacionin t’i përcjell në Kuvend për shfuqizim me të njëjtat arsyetime siç i referoheshin dikur; “Zajednica” ka vdekur. Është obligim i yni që të mos e lejojmë ringjalljen e saj.

You Might Also Like

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kosova Times January 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK: Lufta kundër korrupsionit është propagandë

Kosova Times Kosova Times April 7, 2024
Vdesin tre fëmijë pasi ranë në një liqe në Britani
Patrushev thotë se Rusia në Ukrainë po lufton kundër NATO-s
Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla: Serbët po përgatiten të na sulmojnë
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetjen tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?